Gazeta Shqiptare

Shembet suvaja në shkollën 9- vjeçare, plagoset mësuesja

Rikonstruk­sioni i fundit i "Osman Myderizi" në 2004, ndërhyrje të pjesshme vjet në gusht Drejtoresh­a: Gjendja e të lënduarës, e stabilizua­r

-

Në një prej klasave të shkollës 9- vjeçare "Osman Myderizi" në kryeqytet, mëngjesin e ditës së djeshme, u shemb suvaja e si pasojë ngeli e lënduar mësuesja e matematikë­s, Elbarina Toshkallar­i. Mësuesja menjëherë u dërgua në urgjencën e Spitalit të Traumës e aktualisht gjendja e saj paraqitet e stabilizua­r dhe pa dëmtime në kokë. "Sapo erdha nga spitali, e mund të them vetëm se mësuesja tashmë është shumë mirë. Kjo është primare në këto momente",- u shpreh drejtoresh­a e shkollës "Osman Myderizi", Brisida Çekrezi në një prononcim për "Gazeta Shqiptare". Nxënësit e klasës së 9B ( prej të cilëve nuk ka asnjë të lënduar) po dëgjonin shpjegimin e orës së dytë të mësimit në lëndën e matematikë­s, kur kanë parë shembjen e suvasë. Kjo e fundit ka rënë në kokën e Toshkallar­it duke e rrëzuar në tokë e fëmijët pas kësaj skene janë ndier të frikësuar e janë larguar nga klasa. Ndërkohë në shkollë ka mbërritur Policia e Shtetit, me atë bashkiake për të verifikuar klasën ku ndodhi incidenti e për të konstatuar shkakun e përgjegjës­it.

Rikonstruk­sioni i fundit i shkollës "Osman Myderrizi" është bërë në vitin 2004, me ndërhyrje të vogla në muajin gusht të vitit të kaluar nga ndërmarrja nr. 3 e Bashkisë së Tiranës. Ndërkaq, nxënësit kanë bërë me dije për Top Channel se janë ndier të tronditur e kanë shkuar te mësuesja pasi ajo është rrëzuar në tokë e madje kanë kontaktuar ambulancën, por sipas tyre nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Prindërit, pasi kanë marrë vesh rreth ngjarjes kanë sh- kuar menjëherë në shkollë për të parë nëse fëmijët e tyre ishin mirë apo jo, ndërkohë që nxënësit e klasës ku ndodhi shembja e suvasë, u zhvendosën në një klasë tjetër për të vijuar mësimin. Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar edhe Min- istria e Arsimit, Sportit e Rinisë, e cila në deklaratën e saj për mediat ka theksuar se nxënësit nuk janë dëmtuar, ndërsa mësuesja është lënduar lehtë. "Në shkollën ' Osman Myderizi' në Tiranë, mëngjesin e sotëm, në orën e parë të mësimit, në një klasë në katin e 3- të të shkollës, teksa mësuesja po jepte mësim është shkëputur një pjesë suvaje nga tavani dhe ka dëmtuar lehtë mësuesen. Pas ngjarjes drejtoresh­a e shkollës ka dërguar drejt urgjencës mësuesen e klasës së 9- të, E. T për të marrë mjekimin e duhur. Raportohet se asnjë nga nxënësit që ndodheshin në klasë nuk ka pësuar dëmtime nga kjo ngjarje. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e suvasë ndërkohë ndërmarrja Nr. 3 e Bashkisë ndodhet në shkollë për riparimin e dëmeve",- thuhet në reagimin e ministrisë.

 ??  ?? Gjendja në klasën IX- b pas shembjes së suvasë në shkollën "Osman Myderrizi"
Gjendja në klasën IX- b pas shembjes së suvasë në shkollën "Osman Myderrizi"
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania