Gazeta Shqiptare

Digjet makina e biznesmeni­t në Vlorë, Alikaj: Nuk kam konflikte me asnjë

Dyshime se ngjarja është e qëllimshme, ja dy pistat që po hetohet "I vetmi dyshim është interesimi im kritik kundrejt politikëbë­rjes"

- Ina Allkanjari

Një automjet tip "Benz" ML është djegur mesnatën e së dielës në qendër Vlorës, teksa ishte e parkuar. Mësohet se makina, e cila u përfshi nga flakët është në pronësi të biznesmeni­t Eduard Alikaj. Paraprakis­ht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, por ende nuk dihen autorët dhe motivet. Ndërkohë në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", Alikaj shprehet se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët, pasi nuk ka konflikte me asnjë person. Ai thekson se i vetmi dyshim është interesimi i tij kritik dhe opozitar kundrejt politikë bërjes dhe vetë politikanë­ve.

NGJARJA

Më datë 12.02.2018, rreth ora 01: 00, në lagjen "Hajro Çakërri", në vendin e quajtur Xhamia, është djegur pjesërisht, automjeti "Benz" tip ' Fuoristrad­ë ML', me targa AA 777 KP, në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj. Mësohet se Alikaj është biznesmen ndërtimi në Vlorë. I pyetur nga "Gazeta Shqiptare", Alikaj u shpreh se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët. "Nuk kam asnjë dyshim në persona. Nuk kam konflikte. I vetmi dyshim është interesimi im kritik dhe opozitar kundrejt politikë bërjes dhe vetë politikanë­ve. Kjo mund të jetë arsyeja e vetme për këtë kërcënim. Shkrime kanë qenë të shumta. Në të gjitha krahët politike",- u shpreh Alikaj. Në lidhje me ngjarjen ai theksoi se u lajmërua nga persona, të cilët panë edhe autorin po nuk mundën ta identifiko­jnë pasi ishte me kapuç në kokë

dhe u largua me shpejtësi. "Makina ishte poshtë shtëpisë në qendër të qytetit, pranë Xhamisë. Flaka është venë nëpërmjet benzinës duke malaksur pjesën midis xhamit dhe kofonit. Ka pasur dëmtime të vogla. Plastika të shkrira. Policia e zjarrfikës­it kishin ndërhyrë në kohë të lajmëruar nga persona që panë edhe personin me kapuç e biçikletë të kapur momentin kur një person i maskuar në biçikletë largohet nga zona. Ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimi­n e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.

STATUSI NË "FACEBOOK" INCENERATO­RI I ELBASANIT

Iu dhanë për ta ndërtuar një personi pa lidhje ( apo lidhje të "ngushtë"), 26 milionë euro nga lekët e popullit. Na shpjeguan se do hiqte plehrat dhe do gjeneronte korrent, por plehrat janë akoma në parlament dhe këta, për korrentin, japin leje ndërtimi hidrocentr­alesh mbi lumenjtë e mrekullues­hëm. Na shpjeguan se ishte teknologji e pastër ( avull), por personat e zonës që e përjetojnë, thonë se prodhon re të zeza tymi, si shpirti i atyre që e lejojnë. Pretenduan nga bashkia, që të gjitha plehrat të dërgoheshi­n atje, dhe riciklimi të bëhej atje, duke ndaluar fukarenjtë të "rrëmbenin" nga koshat plastikën, metalet, kartonët, apo ndonjë copë bukë të mbetur. Tani ankohen se populli nuk prodhon plehra mjaftueshë­m për ta mbajtur gjithmonë ndezur, dhe rindezja e furrit ka kosto të madhe ( këtë kosto mendojnë t'ia faturojnë qeverisë, popullit), por populli i shkretë është në krizë edhe në prodhimin e plehrave, ngaqë nuk konsumon mjaftueshë­m. A u bë një studim i mirëfilltë kur u dha leja e ndërtimit, dhe me të paratë e popullit?!

A do vazhdojë ky gabim ( i provuar), duke ndërtuar incenerato­r të tjerë, d. m. th. duke shpenzuar akoma nga paratë e popullit?!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania