Gazeta Shqiptare

Vlorë, gjendet një makinë në det dhe 500 kg kanabis në një gomone

Shoqërohen tre persona në polici, ka dyshime se trafikantë­t janë shtetas shqiptarë Dyshime se destinacio­ni i drogës ishte Italia

-

63-

vjeçari, Bujar Shazi vari, personi i arrestuar mbrëmjen e së dielës për trafikun e afro 11 kilogramëv­e heroinë nga porti i Durrësit, ka mohuar ditën e djeshme lidhjen e tij me këtë histori. Shazivari, shoferi i kamionit, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë. Mësohet se 63- vjeçari ka mohuar akuzat duke sqaruar se ai e ka marrë mjetin të ngarkuar dhe vulosur. Por kjo dëshmi nuk ka bindur shumë grupin hetimor pasi lënda narkotike është gjetur në kabinën e shoferit. Policia Kufitare e Durrësit bllokoi ditën e diel rreth 11 kilogram lëndë narkotike e dyshuar heroinë, e cila kishte destinacio­n Italinë. Bëhet me dije se Heroina ishte fshehur në një kamion me targa ' AA 943 OO' që po transporto­nte qese plastmase. Uniformat blu arrestuan Policia e Vlorës, ajo kufitare në bashkëpuni­m edhe me Delta Force gjetën një gomone të mbushur me drogë në afërsi të Petrolifer­es. Mendohet se në gomone janë gjetur rreth 500 kg kanabis sativa, e cila nuk mbërriti ne destinacio­nin e parashikua­r, në Itali. mat blu kanë dyshime se trafikantë­t janë shtetas shqiptarë.

HETIMI

Më datë 12.02.2018, në lagjen "1 Maji", në zonën e quajtur plazhi i vjetër, shërbimet e Policisë së DVP. Vlorë, ato të Kufirit dhe Delta Forcë në vijim të kontrollit të vijës bregdetare të nisur mbrëmjen e djeshme nga toka dhe deti mbi bazën e informacio­neve të marra në rrugë operative për një tentativë për trafik të lëndëve narkotike, kanë gjetur të zhy-

tur rreth 20 metra brenda në det një mjet tip "Jeep", me targa të huaja. Gjithashtu, po në vijim të kontrollit për gjetjen e mjetit lundrues, në afërsi të vendit të quajtur Petrolifer­ë nga shërbimet policore është gjetur një mjet lundrues tip gomone me gjatësi rreth 5 metra dhe me një sasi lënde narkotike në brendësi. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifiki­min e kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 ??  ?? Gomonia me drogë e kapur në afërsi të Petrolifer­es, Vlorë
Gomonia me drogë e kapur në afërsi të Petrolifer­es, Vlorë
 ??  ?? Gomonia me drogë
Gomonia me drogë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania