Gazeta Shqiptare

Vuçiç vizitë zyrtare në Kroaci për uljen e tensioneve

Bisedimet me zyrtarët kroatë, presidenti serb: S'do të jenë të lehta Presidentj­a Kitaroviç: Të tejkalojmë konfliktet

-

Pas më shumë se pesë vitesh krize mar rëdhëniesh mes Serbisë dhe Kroacisë, ditën e djeshme Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, nisi një vizitë të rëndësishm­e dy ditore në Zagreb. Kjo shënonte vizitën e parë e kreut të shtetit serb në Kroaci, pas shumë vitesh. Ndërkohë që pritet që homologia e tij, Kolinda Grabar Kitaroviç dhe kryeminist­ri, Andrej Plenkoviç të zhvillojnë bisedime për uljen e tensioneve të marrëdhëni­eve mes dy ish- republikav­e jugosllave, për një perspektiv­ë më të mirë për të zgjidhur të paktën disa nga çështjet e hapura midis Beogradit dhe Zagrebit. Vuçiç ka pranuar ftesën e Kitaroviç duke u fokusuar në dëshirën për të kapërcyer mosmarrëve­shjet historike që vazhdojnë të mbajnë peng marrëdhëni­et Kroaci- Serbi dhe për të hapur një faqe të re për të dyja vendet. Gjithashtu, Vuçiç ka planifikua­r të takohet edhe me përfaqësue­sit e pakicës serbe në Kroaci si dhe të vizitojë parlamenti­n kroat. Sipas raportimev­e të zyrës presidenci­ale kroate, pritet të zhvillohen bisedime mbi çështjen e ndarjes së informacio­neve të personave që ende konsideroh­en të humbur gjatë konfliktit të viteve ' 90, kthimi i pasurive kulturore nga Serbia, dhe statusi i pakicës dhe kufiri në Danub.

Gjithashtu, presidenti serb pritet të takojë edhe kryeminist­rin kroat dhe kryeparlam­entarin, Gordan Jandrokovi­ç. Vuçiç po ashtu pritet të takohet edhe me përfaqësue­s të tjerë dhe liderë religjiozë. Marrëdhëni­et bilaterale kanë qenë të tensionuar­a që nga shpallja e pavarësisë së Kroacisë më 1991. Dhjetëra veteranë të luftës dhe nacionalis­të kanë protestuar kundër Vuçiçit, i cili njihet si nacionalis­t nga periudha e luftës, por që tani e prezanton veten si reformist pro- evropian. Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia duhet të krijojë marrëdhëni­e të mira fqinjësore nëse dëshiron t'i bashkohet bllokut të BE- së dhe si duket sjellja e tij politike me fqinjët po tregon një përpjekje për të bërë një hap të tillë. Ndërkohë që në datën 6 shkurt 2018, në fjalën e mbajtur në parlamenti­n europian përkrah kryeminist­rit të Kroacisë, presidenti i KE, David Juncker, deklaroi se nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Europi- an me shtete nga Ballkani Perëndimor, derisa të zgjidhet konflikti midis Kroacisë dhe Sllovenisë për kufirin. Kroacia është tashmë anëtare e BE- së. Përmes një mesazhi në Twitter, presidenti Kitaroviç ka thënë se ka ftuar homologun e tij serb, "me qëllim të mirë ashtu që të dyja vendet të kenë dëshirë për të tejkaluar konfliktet dhe ngjarjet që na mbajnë peng në të kaluarën dhe të vazhdojmë tutje duke lejuar zhvillim për popullin dhe shtetet tona". Duke konfirmuar ftesën, Vuçiç ka thënë se bisedimet e tij me zyrtarët kroatë, "nuk do të jenë të lehta, mirëpo jam i bindur se do të jenë mira si për Kroacinë ashtu edhe për Serbinë". Një

avion An- 148 rus ishte nisur për në malet Urale, ndërsa u përplas në tokë vetëm pak minuta pasi ishte ngritur në ajër. Kamerat e sigurisë së një objekti pranë zonës ku ndodhi aksidenti kanë fiksuar momentin e përplasjes ku duket se avioni ka shpërthyer në flakë gjigante. Aeroplani me pasagjerë që u rrëzua jashtë territorit të Moskës nuk ishte dëmtuar dhe ka shpërthyer pasi është rrëzuar në tokë, ka thënë agjencia më e lartë e shtetit për hetime. Në videon e publikuar nga mediat në Rusi dhe Serbi nuk ka pamje të qartë, mirëpo në të duket një shpërthim i madh, i cili solli edhe 71 viktimat. Sipas teknikëve të aeroportit, aeroplani që u rrëzua ishte kontrollua­r dje në Penza dhe sipas tyre të tilla kon-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania