Gazeta Shqiptare

HEC- et mbi Osum, Gjiknuri: Nuk ndërtohet nëse bie në kundërshti­m me mjedisin

Ministri i Energjetik­ës në "Studio e Hapur": Akuzat ndaj meje, thashethem­e "Asnjë projekt në zonë të mbrojtur. S'kam dijeni për manipulime"

-

Ministri i Infrastruk turës dhe En ergjisë, Damian Gjiknuri ka folur për çështjet më të nxehta të ditëve të fundit. Në emisionin "Studio e Hapur" me Eni Vasilin në "News24", ministri Gjiknuri tha se nuk ka dijeni nëse ka manipulim në projektet për HEC mbi lumin Osum. Sipas tij, leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2016, dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis është bërë nga agjencitë përkatëse.

Deputeti Shehaj ju ka akuzuar ju dhe ministrin Ahmetaj se keni kryer telefonata me persona që janë në hetim. Ka gjë të vërtetë?

Meqë unë isha në Amerikë, dikush do të dilte të hidhte një shashke këtej nga Shqipëria. Është njësoj si të them unë sipas thashethem­eve që Shehaj ka paguar 800 mijë euro apo 1 milion euro, siç thonë, për t'u bërë pjesë e listës së PD në Vlorë. Unë s'jam në biznesin e thashethem­eve, këto janë për humor se u mësuam se me Habilajt thanë që jam hetuar, faktet janë aty, nëse ka ndonjë gjë bujrum, le të hetohem, por kam frikë se gjithçka mbetet në kuadër të thashethem­eve, s'kam ndonjë lidhje me çështjen në fjalë.

Do t'i përgjigjen­i kërkesës së opozitës për interpelan­cë për incenerato­rët?

Unë e kam për detyrë këtë gjë, dhe do të përgjigjem. Edhe pse unë i jam përgjigjur me shkrim opozitës për kërkesat për këtë çështje.

Opozita e ka ngritur si një çështje të rëndësishm­e për incenerato­rët. Si është e mundur që një person i vetëm të jetë për tre incenerato­rët?

Unë nuk dua të hyj te pjesa si janë bërë këto procedura. I janë nënshtruar Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe, mos gaboj, edhe ndonjë lloj hetimi administra­tiv. Incenerato­ri i Fierit dhe i Elbasanit janë marrë përsipër për t'u ndërtuar nga buxheti i shtetit. Ndërtohet nga kompania private futet ne operim, i dorëzohet pastaj bashkisë, e cila është pronari final.

200 mln euro janë për tre incenerato­rët. Është normale kjo?

Këto para shlyhen në vite me paratë e shtetit, dhe në fund pronësia i kalon shtetit. Buxheti i shteti del garant për bashkitë nëse ato nuk arrijnë të shlyejnë detyrimet. Pra, nëse nuk garantohet minimumi i sasisë së nevojshëm të mbetjeve, apo nuk kanë para për të paguar tarifën për metër kub, për mbetjet

që do të trajtohen aty. Në Fier ka filluar puna për ndërtimin e incenerato­rit, por ka pasur disa problemati­ka me banorët aty.

Do t'i hapni rrugë importit të mbetjeve?

Shqipëria e ka marrë një vendim për një çështje të tillë është e kotë t'i rikthemi kësaj teme.

Të flasim për HEC- et mbi Osum, si qëndron e vërteta e kësaj çështje?

Leja e ndërtimin është dhënë në 2016. Ka një pretendim nga Ministria e Mjedisit dhe jemi shprehur që, nëse ka koordinata të rreme apo të dhëna të falsifikua­ra ka të drejtën të revokojë vendimet e dhëna nga KKRT- ja. Projekti nuk ishte në zonë të mbrojtur. Janë hedhur shumë spekulime, dhe t'i sqarojmë. Projekti nuk devijon ujëvarë, por vazhdon siç ka qenë. Unë nuk e di për çfarë projekti të manipuluar flitet. Unë di të dhënat për të cilat ka folur ministri i Mjedisit, dhe unë besoj se do vijohet në këtë drejtim deri në zbardhjen e plotë të rastit. Kam besim që Ministria e Mjedisit do t'i shkojë deri në fund çështjes. Sipas dokumentev­e që kanë sjelle Agjencitë përkatëse të Mjedisit, nuk ka probleme të tilla. Tashme i takon agjen-

cive të mjedisit ta zbulojnë këtë. Unë flas për rolin e Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës. Ky institucio­n nuk bën vlerësime mjedisore, këtë e bën një institucio­n tjetër.

Nuk mund të themi se leja është anuluar….

Unë po pres Ministrinë e Mjedisit që të kryejë hetimin e saj. Ne jemi të gatshëm që të bëjmë procedurat e tjera, pra procedurat ligjore.

Do ndërtohen apo jo hidrocentr­ale në Osum?

Nëse këto kontrata bien në kundërshti­m me procedurat dhe mjedisin, e them se nuk do të ndërtohet asgjë. Qeveria Berisha nuk kishte vënë limite për energjinë. Qeveria Berisha ka dhënë edhe hidrocentr­ale në zonat e mbrojtura. Në këto vite s'kemi dhënë asnjë HEC në zonë të mbrojtur. Nuk janë anuluar? Jo një pjesë janë anuluar, kam qenë i akuzuar për anulime të tilla. Ne kur erdhëm në pushtet gjetëm një borxh të madh në këtë sektor.

Në Theth do të bëhen HEC? Se në Valbonë po bëhet….

Ju e merrni të gjithë zonën. Tek Osumi, në pjesën e poshtme të tij, nëse nuk ka lidhje me kanionin, s'ka lidhje. Për pjesën e Val- bonës e kemi sqaruar. HEC ka marrë lejen dhe ka nisur puna. KKT ka dhënë lejen dhe atij projekti i kemi kushtuar vëmendje që të mos ketë impakt mjedisor.

A do ndërtohen në Theth 3 HEC- et?

Nuk kemi dhënë HEC në zonë të mbrojtur në Theth. Po do të ndërtohen. Por jo në zonë të mbrojtur, por larg saj.

Rruga Tiranë- Elbasan tani ka arritur në dyfishin e asaj që ishte parashikua­r. Ju keni deklaruar se duhet të mbahet përgjegjës­i për këtë çështje, Xhika, apo drejtues të lartë politikë?

Nëse nga hetimi do të dalin elemente të tjerë, unë këtë nuk mund ta them. Personat që u kallëzuan janë persona direkt me vendimmarr­jen e tyre apo mosveprime. Nëse këta për arsye korruptive kanë lidhje me të tjerë, kjo u përket hetimeve. Sipas dokumentac­ionit është bërë edhe kallëzimi.

Po ministri Haxhinasto?

Thashë personat e përfshirë në audit. Po të ishte ministri, do ishte aty.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, dje në emisionin "Studio e Hapur" me Eni Vasilin
Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, dje në emisionin "Studio e Hapur" me Eni Vasilin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania