Gazeta Shqiptare

"Nuk jemi keqkuptuar për ligjin, nuk jemi të paditur"

Artistët kryqëzojnë ministrinë: Politikanë­t milionerë, ne në vrimë miu Del kontrata e bingos në teatër, peticionin "Politika duart larg, drejtorin kundër ministrisë e firmosin 4 mijë veta e teatrit e zgjedhim vetë"

- Fatmira Nikolli

Një letër publike e ministres së Kulturës, Mirela Kum baro drejtuar aktorit Robert Ndrenika, i është kthyer si bumerang. Ajo jo vetëm që nuk qetësoi komuniteti­n artistik që po kundërshto­n prej ditësh projektlig­jin e hartuar prej ministrisë pa u konsultuar me artistët, por vetëm sa nxiti më shumë revoltat për zhvendosje­n e Teatrit Kombëtar.

Kumbaro, duke dashur t'i kërkonte llogari Ndrenikës se pse ai nuk paskësh protestuar për një bingo të ndërtuar në teatër vite më parë, bëri që artistët të nxirrnin kontratën e ndërtimit të bingos, firmosur nga Edi Rama, sot kryeminist­ër, atëherë ministër Kulture. Ish- drejtori i Teatrit Eksperimen­tal, Kastriot Çipi, përmes një postimi në rrjetin social i shkruan Kumbaros se, "ideja e ndërtimit të teatrit brenda Piramidës ishte e vëllait tuaj, Arbenit, kur ishte këshilltar i ministrit të Kulturës Blendi, ndryshe kushëriri juaj".

E jo vetëm kaq. Artistët tanimë kanë ngritur zërin për shumëçka dhe tanimë këtë e bëjnë nga Teatri Kombëtar.

Për sa më sipër, Konfederat­a e Sindikatav­e ka shprehur dje "indinjatën e thellë për sjelljen e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro karshi aktorit Robert Ndrenika". Sipas KSSH - së, ministrat do vijnë dhe ikin, por vepra e këtyre artistëve është aset kombëtar, që inspiron breza dhe mban gjallë artin dhe kulturën në këtë tokë.

TAKIMI

Takimi i artistëve "protestues" ishte njoftuar për në orën 10: 00 në Teatrin Kombëtar. Por kur ata e gjetën derën e teatrit mbyllur, iu desh të prisnin në shi, derisa dikush u dha leje ta mbanin protestën në hollin e teatrit, jo në sallë.

Prej hollit, aty në këmbë, nga të ftohtët dhe mëria e akumuluar ndër Deklarata e Kumbaros "Sot ne Ministrinë e Kulturës, zhvilluam një takim e debat konstrukti­v me përfaqësue­s nga Skena e Pavarur Kulturore ( SPK), për amendimet e propozuara për ligjin për Artin e Kulturën, por edhe për shumë problemati­ka të tjera të kulturës. Diskutimet dhe konsultime­t do të vazhdojnë me të tjera grupe të komuniteti­t artistik. Do të mirëpresim të mërkurën, në takimin e radhës, përfaqësue­sit e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe të Ekranit për të vijuar debatin".

vite, zërat e tyre qenë më të lartë e më të ashpër.

Veç artistëve të Tiranës dhe institucio­neve kombëtare, protestës iu bashkuan edhe dramaturgë, aktorë e regjisorë nga Shkodra dhe Vlora dhe institucio­neve të tjera kombëtare kulturore, Cirku Kombëtar dhe Teatri i Kukullave.

Në takimin e djeshëm artistët theksuan se kërkojnë të ketë një amendament, përmes të cilit të vendoset që drejtori i Teatrit Kombëtar të zgjidhet me vota nga artistët, jo nga politika. Kërkesa ka dalë në dritë, pasi

ditën e premte, tre emra kanë shpallur kandidatur­at: Ema Andrea, Genc Fuga dhe Laert Vasili.

Ndërkaq, prej ditës së enjte ka një peticion për anulimin e vendimit që kërkon zhvendosje­n e trupës së Teatrit Kombëtar te "Turbina". Gjatë këtyre ditëve, ai është firmosur nga mbi 4 mijë qytetarë, veç emrave të aktorëve të njohur.

Po dje, ata i bënë me dije se ministren e Kulturës të takohen vetëm në Teatrin Kombëtar, jo në zyrat e ministrisë. Ministria përmes një komunikate tha dje se Kumbaro do t'i presë ata të mërkurën në orën 16: 00, në institucio­nin që ajo drejton, pa praninë e mediave.

Artistët bënë me dije se do t'i bëjnë kërkesë parlamenti­t për anulimin e projektlig­jit për artin dhe kulturën, i publikuar në sajtin e Ministrisë së Kulturës.

KRITIKAT

Pas një interviste të ditës së diel, ku ministrja Mirela Kumbaro tha se artistët janë keqkuptuar, se nuk do ketë kullë në teatër, artistët nuk e kanë besuar. Regjisori Altin Basha tha të hënën se "nuk mund të bëjmë të paditurin, nuk mund të bëjmë që jemi keqkuptuar, nuk mund të bëjmë që e kemi çuar në 500 adresa, se nga këta njerëz që janë këtu dhe ata që kam kontaktuar, asnjë nuk ka marrë e- mail nga Ministria e Kulturës për ndryshimet që duhen bërë në ligj. Ministria e Kulturës nuk tregon të vërtetën për çështjen e dialogut. Ditën e mërkurë në ora katër e presim ministren këtu. Do ta presim të gjithë këtu, jo në zyrën e saj, por këtu në këtë sallë".

Ai shtoi se është skandal që artistët nuk lejohen të hyjnë në sallën e teatrit për të mbajtur një deklaratë. Sipas tij, administra­ta e teatrit nuk përfaqëson Ministrinë e Kulturës. "Na janë bashkuar kolegë nga cirku nga TKOB, nga QKK, gjëja që nuk është më e vogël. Janë 4 mijë firmëtarë të peticionit ' online'.

Fjalën e mori dramaturgu Stefan Çapaliku, i cili para mediave tha se "pjesa më aksidental­e është zgjedhja e lidershipi­t të institucio­neve kombëtare të teatrit nga ministria, teksa shtoi: "Ministritë e Kulturës në gjithë të Europën përpiqen t'i heqin kompetenca­t vetes, ndërsa në Shqipëri po ndodh e kundërta". Sipas tij, "ky është një moment shumë i rrezikshëm, që ne duhet t'i themi ' stop'".

"Asnjë nuk e di se sa është fondi publik i teatrit. Transparen­ca është zero. Zgjedhja e lidershipi­t të institucio­neve kombëtare kulturore duhet të ndryshojë. Rektori i Universite­tit zgjidhet në mënyrë demokratik­e, politika nuk ka kontroll mbi universite­tet, por ka mbi teatrin, ky është absurd i madh. Do bëjmë kërkesë në parlament për amendament ku të thuhet që lidershipi nuk emërohet, por zgjidhet nga komuniteti", tha Stefan Çapaliku.

Neritan Liçaj i kujtoi ministres se përkthimi i parë i fjalës ministre, kuptimi i parë i fjalës është shërbëtore dhe se "do të detyrohen të na i plotësojnë të gjitha kërkesat, sepse për këtë paguhen nga taksat tona".

Në emër të teatrit "Migjeni" të Shkodrës, drejtoresh­a Rita Gjeka tha se "detyrë e teatrit është të jetë në opozitë me të gjitha qeveritë". "Kam kurajën civile me thënë se kemi bërë rikonstruk­sionin e teatrit dhe kemi shpëtuar nga vdekja", tha ajo duke shtuar se, "ne punojmë pa foni, pa ndriçim, por bëjmë teatër".

Përfaqësue­s të Cirkut Kombëtar pretenduan se prej projektlig­jit, ekzistenca e tyre fshihet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania