Gazeta Shqiptare

Kosova, ADN e qëndresës dhe identiteti­t tonë kombëtar

Refleksion­e në 10- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë

- Nga Azgan HAKLAJ*

Beteja për Kosovën e lirë, e certifikua­r më 12 qershor të vitit 1999- të, është triumfi jo vetëm i qëndresës dhe sakrificav­e mbinjerëzo­re dhe i ëndrrës shekullore të shqiptarëv­e për liri, por edhe i vlerave të demokracis­ë e qytetërimi­t perëndimor kundër despotizmi­t Milloshovi? ian si bartës i ideologjis­ë shoviniste dhe ekspancion­iste të Serbisë së Madhe.

Kosova si asnjëherë tjetër në histori ia doli të zgjojë ndërgjegje­n e kombeve të lira, të SHBA- së, BEsë, dhe të NATO- s, si aleanca më e fuqishme politike- ushtarake e his-

Shkurt do të duhej një mrekulli në skenën botërore të politikës dhe një mendje e ndritur, për të vënë në sinkron akrepat e orës së popullit të tij, me atë të Grenui? it të Londrës.

Kosova e pati këtë fat dhe kapi këtë moment historik, gati njëherësh me shembjen e Murit të Berlinit, ngjarjes që i dha fund ndarjes ideologjik­e dhe çoi në shembjen e perandoris­ë komuniste.

Intelektua­lët patriotë e vizionarë të Kosovës krijuan LDK- në, partinë e parë antikomuni­ste në Europë, e cila do të bëhej projek- ar emrin me germa të arta në Panteonin e Historisë Kombëtare.

Këto rreshta të shërbejnë si kurorë me lule në kujtim të veprës sublime të Adem e Hamëz Jasharit, Shaban Jasharit, Nënë Azne Brahimajt, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahu­t, Luan Haradinajt, Shkëlzen Haradinajt, Enver Haradinajt, Agim Ramadanit, Salih ? ekajt, Tahir Sinanit, Bylbyl Bre? anit, Fatmir Do? it, Bedri Shalës, Bekim Berishës, Adrian Krasniqit, Muj Krasniqit, vëllezërit Gursel e Bajram Sulejmani Njazi Azemit, Ridvan Qazimit , Agron Ramës, Muj- përsëritsh­ëm të kombit shqiptar.

Askush sa Kosova nuk ka derdhur gjak për liri. Asnjë krahinë tjetër e trojeve etnike shqiptare nuk është martirizua­r sa Kosova.

Në vitet 20 të shekullit të XVIII, Mbretëria Serbo - Kroato - Sllovene u krijua dhe doli në skenën politike të Ballkanit si një përbindësh i egër, hibrit, produkt i ideologjis­ë nacionalis­te dhe i mitologjis­ë së frymëzuar nga ëndrra e "Serbisë së Madhe" të epokës së Car Dushanit.

Në 100 vite të sundimit në Kosovë, Jugosllavi­a monarkiste dhe ajo titiste ka vënë në jetë një projekt kolonizues e shfarosës ndaj shqiptarëv­e.

Projektet politike të hartuara nga Vaso ? ubriollovi? i e Ivo Andri? janë pararendës­e të Holokausit­nazisto- hitlerian, për nga përmbajta e brutalitet­i i tyre.

Ashtu siç është për nazistët çështja e hebrenjve, çështja e shqiptarëv­e, shpërngulj­a dhe shfarosja e tyre, është problem themelor i makinerisë vrasëse të shtetit serbo- sllav në Kosovë. Nëse kthehemi në histori, vetëm gjatë Luftës së Parë Ballkanike 19121913 janë vrarë 500 mijë shqiptarë.

Leo Freundlih ( hebre) austriak, botoi librin "Golgota Shqiptare", që protestont­e kundër zhdukjes masive të shqiptarëv­e nga serbët. Në vitet 1912- 1913, ushtria serbe vrau gjysëm milion shqiptarë. Libri i tij "Akuzat që ulërijnë" është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli europian para atij hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vitit 1912. Me qindra e mijëra kufoma notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën t` i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave, të pushkëve të këmbësoris­ë dhe gjyleve të artilerisë serbe grumbulloh­eshin në vende të caktuara dhe iu jepej nga një plumb kokës.

Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunohe­shin, lidheshin, më pas mbuloheshi­n me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzëna u çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë dhe hidhnin valle. Kishte raste që gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe hapnin gostinë me të. Kështu i përshkruan­te masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëv­e, Leo Freundlih "Golgota Shqiptare "1913, Freundlih thekson se serbët deshën të shfarosnin tërë kombin me rrënjë e me degë.

Doktor Lonte, një mjek rumun me 6 janar 1913, kishte raportuar në "Adeverul" të Bukureshti­t, se mizoritë, të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët, të cilat i kishte parë vetë kishin qenë shumë të trishtuesh­me se sa mund t` i imagjinojë njeriu. Dr. Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëv­e të zënë rob, shkruan: "Këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitj­a, uria dhe etja, rrëzoheshi­n përtokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur plot kufoma të pa varrosura rrugëve".

Edhe fushat ishin mbuluar me kufoma e trupa të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra e fëmijë. Një vajzë shqiptare 15- vje? are shkruante dr. Leomte, ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në kështjellë­n e Nishit. Ajo ishte e dyshimtë se ka hedhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. Vajza

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania