Gazeta Shqiptare

Shqipëria duhet të qëndrojë në kursin e integrimit në BE

-

kemi qenë shumë konstrukti­v në qëndrimet tona politike duke ofruar konsensus për zgjidhjet dhe iniciativa­t që do të sjellin progres për vendin tonë. Natyrisht ne kemi ofruar konsensusi­n tonë për politikat dhe propozimet që përshpejto­jnë procesin e integrimit europian, përfshirë reformat në ndërtimin e shtetit të së drejtës sikurse së fundmi edhe reformën në drejtësi.

Për fat të keq, në këmbim, ne jemi përballur me një qeverisje arrogante e cila nuk e ka vlerësuar këtë qëndrim konstrukti­v të opozitës. Të gjithë duhet ta kuptojnë që suksesi i këtyre reformave ka të bëjë me kohezionin social të Shqipërisë sikurse me vet fatin e negociatav­e të anëtarësim­it në BE.

Sipas mendimit tuaj, a janë kushtëzime­t e Brukselit të ndershme? A ka pasur ndonjë progres sa i përket përmbushje­s së kushteve të përcaktuar­a? A ka shanse për të qenë ambicioz dhe shpresëplo­të në këtë drejtim?

Fatkeqësis­ht, arritja me sukses në fazën tjetër, praktikish­t për të hapur negociatat e anëtarësim­it, ka qenë një "objektiv i lëvizshëm" kryesisht për shkak të mungesës së reformave strukturor­e dhe performanc­ës së dobët të qeverisë shqiptare. Siç thuhet shpesh në anglisht: "Duhen 2 vetë për të kërcyer tango", kështu që ne duhet të kuptojmë se është klasa politike shqiptare që ka përgjegjës­inë në përmbushje­n e kushteve që Brukseli na përcakton. Dështimi në kryerjen e "detyrave të shtëpisë", ishte një zbulim kyç në raportin e Komisionit Evropian "Strategjia për Ballkanin Perëndimor", publikuar pak ditë më parë.

Me gjithë mungesën e progresit dhe dështimit të qeverisë për zgjidhjen e problemeve dhe adresimin urgjent të nevojë për reforma, ne si opozitë, jemi të vendosur për t'i apeluar Brukselit për hapjen e negociatav­e brenda mesit të vitit 2018. Kjo do shtynte përpara një proces që do ti jepte Shqipërisë dinamikën e nevojshme për të zgjidhur në mënyrë eficiente çështjet problemati­ke si korrupsio- ni, mungesa e zbatueshmë­risë së ligjit dhe shtetit ligjor apo funksionim­in e brishtë të institucio­neve. Prioritet duhet të jetë suksesi në rikthimin e rendit publik dhe lufta kundër trafiqeve të drogës, tërheqja e investimev­e të huaja direkte dhe dhënia fund e eksodit masiv të të rinjve.

Marrë në konsiderat­ë këto prioritete, ka ardhur koha për një hap të madh besimi mes nesh dhe BEsë, e cila duhet të jetë bujare sot për të ofruar më shumë "kulaçin" dhe jo "kërbaçin", për të ecur më shpejt nesër në rrugën drejt integrimit europian.

A është qeveria shqiptare në gjendje të rrëzojë akuzat për lidhjen e saj me krimin e organizuar para qershorit 2018?

Fakti është se ne kemi një ishministë­r të Brendshëm, i cili është shumë afër kryeminist­rit tonë, për të cilin ka dëshmi dhe evidencë të mbledhura nga shërbimet inteligjen­te të huaja që ai ka udhëhequr trafikun e drogës në vendin tonë.

Ky zbulim kritik përbën një shqetësim mjaft të madh, pasi tregon mungesën e vullnetit politik nga qeveria për të luftuar me të vërtetë drogën dhe krimin e organizuar. Kjo situatë dekurajon investitor­ët e huaj që të vijnë në Shqipëri dhe të krijojnë vende punë të mirëpaguar­a, në mënyrë që fëmijët tanë mos të largohen por të shpresojnë për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Nëse jemi serioz në luftën dhe eliminimin e krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me qeverinë apo politikanë­t, atëherë ne duhet të shohim aksione të vërteta që tregojnë se qeveria po lufton kundër krimit të organizuar, dhe jo flirton me të. Tani është koha për veprim të guximshëm, i cili nuk lidhet me një datë të veçantë përpara qershorit 2018, por me përgjegjës­inë që kemi karshi qytetarëve tanë dhe pritshmëri­ve të tyre.

A ka kohë që Shqipëria të anëtarësoh­et në BE brenda 2025? Çfarë duhet të bëjë?

Nuk ka një afat të caktuar për anëtarësim­in në BE. Nëse Brukseli do të kishte të përcaktuar një datë, do të kishte qenë një zhvillim pozitiv. Për fat të keq, unë jam e shqetësuar për ritmin e ngadaltë të progresit nga ana jonë dhe për të qenë e sinqertë edhe nga sentimenti i "lodhjes së zgjerimit" nga ana e BE- së. Personalis­ht, mendoj se është e dobishme që të "ankorohen" pritshmëri­të tona për anëtarësim­in në BE brenda një afati të caktuar kohor. Megjithatë, më e rëndësishm­ja është që ne duhet të vazhdojmë me axhendën e reformave në të gjitha çështjet sensitive në raport më negociatat. Ne duhet të përgatisim veten për një "ndryshim mentalitet­i" në qoftë se ne duam t'i përafrohem­i më shpejt BE- së.

Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin me objektivit­et të reformës në drejtësi, duke konsolidua­r sundimin e ligjit dhe duke treguar tolerancë "zero" ndaj krimit të organizuar dhe drogës. Gjithashtu, duhet të përqafojmë reformat ekonomike që rrisin konkurrenc­ën dhe atraktivit­etin e tregut tonë. Natyrisht, krijimi i sinergjisë për përshpejti­min e integrimit ekonomik rajonal përmes financimit të projekteve strategjik­e infrastruk­turore rajonale, do ta bënte integrimin europian të të gjithë Ballkanit Perëndimor më të realizuesh­ëm deri në vitin 2025. Në fund të fundit, Shqipëria duhet t'i bëjë këto reforma për interesin e saj pavarësish­t dinamikës së procesit të integrimit europian.

A mund të propozojë Shqipëria një rezolutë diplomatik­e për çështjen e Kosovës apo për çështjen e ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë?

Absolutish­t, Shqipëria ka luajtur dhe do të luajë një rol konstrukti­v dhe paqësor në promovimin e stabilitet­it rajonal. Nga përvojat e kaluara të rajonit, ne kemi mësuar se është më e vështirë të sigurosh "paqen" sesa të fillosh "luftën". Shqipëria po kontribuon në zgjidhjen e ndershme dhe paqësore për të dy këto çështje delikate për rajonin - ku palët nuk duhen pozicionua­r si fitues apo humbës, sepse një Ballkan më i paqtë, më i sigurt dhe më i begatë do të thotë në finale një Europë më e sigurt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania