Gazeta Shqiptare

Emini: Nuk dua gjykim "politik" ndaj Vardarit

Shkëndija pret armikun e përjetshëm, sulmuesi kërkon që gjithçka të shkojë ' fair' në fushë Ish- lojtari i Kukësit nuk ka pengje nga Shqipëria

-

mendoni se mund të ketë ndikime "politike" në gjykim?

Po, tashmë të mërkurën luajmë kundër rivalit direkt në fillimin e pjesës së dytë të sezonit. Jemi përgatitur mirë dhe mezi e presim këtë takim. Ne si futbollist­ë jemi maksimalis­ht të përqendrua­r për të dhënë më të mirën dhe as që duam të mendojmë për ndonjë pengesë anësore që mund të vijë. Nuk e besoj dhe shpresoj mos të ketë ndikime politike, sepse fundja të gjithë vazhdimish­t po përsërisin se duhet angazhim maksimal për një futboll të pastër. Uroj të kemi gjykim korrekt dhe ne në fushë të japim më të mirën për të kompletuar spektaklin.

Nga Kukësi u larguat në një mënyrë që ndoshta nuk e prisnit. A do të rikthehesh­it te Kukësi, duke parë formën e dobët që po kalon ekipi?

Unë nga Kukësi jam larguar, pasi më mbaroi kontrata dhe realisht as që kisha pritur se do të mund të shfaqeshin probleme të tilla, që erdhën si rezultat i pretendime­ve të gabuara të drejtuesve. Futbolli në vendet tona i ka këto gjëra dhe sho- him çdo ditë se gjithçka është e mundur. Sa i përket asaj nëse do kthehesha një ditë te Kukësi, nuk mund të them asgjë, sepse në jetë dhe futboll asnjëherë nuk i dihet, por kjo nuk varet vetëm prej meje.

Në krahasim të dy kampionate­ve, shqiptar dhe atij maqedonas, cili ju duket më i vështirë?

E kam thënë edhe më herë se kampionati shqiptar është më i fortë dhe më i egër në krahasim me kampionati­n e Maqedonisë. Por, ndërkohë është Shkëndija, por edhe Vardari, që me kualitet shkojnë shumë lart dhe për cilësi realisht kalojnë nivelin e futbollit në këto vende. Bashkë me Skënderbeu­n, vite me radhë po e dëshmojnë edhe në Europë.

Po tregoni një formë të mirë me Shkëndijën. A keni pasur kontakte nga ekipe të tjera gjatë merkatos që lamë pas?

Po, si çdo futbollist tjetër edhe mua nuk më kanë munguar kontaktet, por duke qenë për momentin nën kontratë me Shkëndijën, nuk kam folur për diçka konkrete. Unë kam ardhur këtu për një qëllim dhe do e respektoj deri në fund marrëveshj­en time me Shkëndijën. Pastaj mbetet të shohim se si do të shkojnë gjërat.

Çfarë ju ka mbetur peng nga Kategoria Superiore?

Të jem i sinqertë, nuk kam asnjë peng nga Superiorja, pasi për një vit e gjysmë sa luajta atje me Kukësin, arrita të fitoj gjithçka që mund të fitohet. Kampionati, Kupa dhe Superkupa ishin tri garat nga të cilat morëm tre trofe, ndërsa unë personalis­ht shënova mbi 20 gola. Më shumë se kaq nuk kishte ku të shkonte.

A e ndjek kampionati­n shqiptar? Çfarë do veçonit nga ecuria e ekipeve?

Sigurisht që vazhdoj ta ndjek kampionati­n shqiptar dhe të jem i sinqertë, më çudit diferenca e madhe që ka bërë Skënderbeu në raport me skuadrat tjera. Normal, po shikoj një Vlorë të fortë, që duket se ka bërë punë të mirë, ndërsa kanë rënë në nivel Partizani dhe Kukësi, që siç duket nuk gjejnë qetësi brenda vetes dhe kjo ndikon në rezultatet e tyre.

A mbani ende kontakte me drejtuesit e Kukësit? A kanë pretenduar ndonjë rikthim tuajin ne Shqipëri?

Jo, nuk kam kontakte me drejtuesit dhe nuk ka pasur ndonjë tentativë të tillë për t'u rikthyer te Kukësi. Ndërkohë më kanë kontaktuar ekipe të tjera, por e them se tani të gjithë përqendrim­in e kam te Shkëndija dhe titulli i kampionit që duam ta rrëmbejmë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania