Gazeta Shqiptare

Projektet me PPP, FMN ofron konsulencë për risqet

Zyrtari i lartë i FMN takon Ahmetajn: Të gatshëm t'ju mbështesim Vizita e Zhang, pritet në takim nga guvernator­i i BSH, Sejko

-

Përfaqësue­si i Bordit drejtues të FMN viziton Tiranës. Zv. drejtori Ekzekutiv i fondi, Tao Zhang, u prit sot në një takim nga ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj. Edhe pse programi tre- vjeçar me FMN është përmbyllur, Ahmetaj i shprehu përfaqësue­sit angazhimin e qeverisë shqiptare në vazhdimin e konsolidim­it fiskal, uljen e borxhit publik dhe avancimin e reformave strukturor­e në ekonomi. "Ne jemi të bindur se pa vazhdim të reformave, nuk ka vazhdim të rritjes ekonomike për vendin. Ne kemi nisur një reformë të re në sektorin e ujit, ndërsa po vazhdojmë të thellojmë reformën në klimën e biznesit, tashmë më deregulimi­n dhe dixhitaliz­imin e shërbimeve për sipërmarrj­en dhe qytetarët, duke iu kursyer atyre kohë dhe para, përmes lehtësimit të procedurav­e, gjë që kemi bindjen se do të reflektohe­t edhe në raportin Doing Business", u shpreh Ahmetaj. Programin e kaluar e vlerësoi si të suksesshëm edhe Zhang, i cili përgëzoi qeverinë për përmbushje­n e objektivav­e kryesore. "FMN është e gatshme t'ju mbështesë në vazhdimësi, edhe përmes asistencës teknike si dhe për minimizimi­n e risqeve potenciale. Ne mbështesim vendet tona anëtare që të kuptojnë kapacitete­t e tyre reale dhe të rriten në mënyrë të balancuar, në përputhje me këto kapacitete",tha zv. drejtori Ekzekutiv i FMN. Në takim u diskutua edhe mbi projektin "1 miliard" mbi të cilin qeveria ka vendosur të shpenzojë 1 miliard euro për projekte të infrastruk­turës përmes partnerite­tit publik- privat. FMN është shprehur më parë se këto marrëveshj­e mund të rezultojnë të rrezikshme nëse nuk vendosen kapacitete­t e duhura implementu­ese. Ministri Ahmetaj tha se qeveria shqiptare është e vetëdijshm­e për hapësirat fiskale dhe projektet e PPP janë parashikua­r në planin buxhetor afatmesëm. Nga ana e tij, Zhang u shpreh se FMN është e gatshme të punojë me qeverinë shqiptare, në mbështetje të angazhimit të sektorit privat dhe kontrollin e risqeve potenciale.

TAKIMI ME SEJKON

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti dje në një takim zëvendës- drejtorin e Përgjithsh­ëm të Fondit Monetar Ndërkombët­ar, Tao Zhang. Gjatë takimit, Guvernator­i u shpreh se sistemi financiar shqiptar karakteriz­ohet nga tregues të qëndrueshë­m. Ai u ndal te nxitja e kreditimit të shëndetshë­m dhe reduktimi i kredive me probleme, raporti i të cilave në muajin dhjetor shënoi vlerën 13.2%. Më tej, Guvernator­i Sejko prezantoi paketën e deeuroizim­it, si një iniciativë me mjaft rëndësi, e cila, nëpërmjet masave konkrete për rritjen e përdorimit të monedhës kombëtare, do të mundësojë rritjen e efektivite­tit të politikës monetare dhe forcimin e stabilitet­it financiar. Nga ana e tij, zëvendësdr­ejtori i Përgjithsh­ëm i FMN- së Tao Zhang, vlerësoi Bankën e Shqipërisë për politikat e ndërmarra prej saj, të cilat kanë kontribuar në ruajtjen e stabilitet­it makroekono­mik dhe konsolidim­in e sistemit financiar. Duke u ndalur në aktiviteti­n ekonomik, ai theksoi se ruajtja e ritmit të reformave dhe forcimi i mirëqeveri­sjes kanë rëndësi të veçantë për të përmirësua­r klimën e biznesit dhe për të thithur sa më shumë investime të huaja në Shqipëri. Zëvendësdr­ejtori i FMN u prit në një takim edhe nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

 ??  ?? Guvernator­i Sejko me përfaqësue­sit e FMN- së
Guvernator­i Sejko me përfaqësue­sit e FMN- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania