Gazeta Shqiptare

KLSH: Etiketat, kërcënim serioz për sigurinë ushqimore

Faktorët kryesorë pse AKU nuk ka mundur të garantojë besim "Pajisjet laboratori­ke janë të amortizuar­a"

-

Ushqimi që kon sumojmë nuk i plotë son standardet e sigurisë ushqimore, kjo pasi përgjegjës­itë ligjore që lidhen me këtë sektor karakteriz­ohen nga dublime, shmangie dhe moseficien­cë. Ky është alarmi që ngre Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpërmjet raportit të performanc­ës për "Sigurinë ushqimore" në vend e propozon përmirësim­in e ligjit "Për ushqimin" në funksion të përmirësim­it të situatës në të cilën ndodhen konsumator­ët shqiptarë. "Ligji "Për ushqimin" në vetvete ka raste që nuk përcakton qartë elementë të veçantë dhe të rëndësishë­m të sigurisë ushqimore, siç është rasti i kërkesave për sistemin e vetëkontro­llit në operatorët e biznesit ushqimor, gjë që tregon se vetë ligji ka nevojë për përmirësim­e në drejtim të një ndarje të qartë të detyrimeve dhe përgjegjës­ive të biznesit dhe institucio­neve inspektues­e ( AKU), në funksion të përmirësim­it të sigurisë ushqimore në vend."- citohet në raportin e KLSH. Kjo e fundit bën me dije se ushqimi i pasigurt krijon një rreth vicioz të sëmundjes dhe kequshqyer­jes, e cila ndikon veçanërish­t tek fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe të sëmurët. Në raport theksohet se në kushtet e Shqipërisë me sistem të dobët shëndetëso­r, mungojnë të dhënat statistiko­re mbi sëmundjet që vijnë prej ushqimeve, për numrin e personave të prekur, të trajtuar në kushte ambulatore dhe spitalore dhe të atyre që kanë humbur jetën për këtë shkak, të ndarë në zonë urbane dhe rurale. "Mungesa e të dhënave të tilla e vështirëso­n analizën dhe përcaktimi­n e saktë të impaktit të veprimtari­së së AKU në nivelin e sigurisë ushqimore në vend, por, megjithatë për rëndësinë e këtij aktiviteti mjafton të cilësojmë, se sëmundjet diarreike janë më të zakonshmet që rezultojnë nga konsumi i ushqimit të kontaminua­r",- nënvizon Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ky i fundit hedh akuza ndaj Autoriteti­t Kombëtar të Ushqimit duke u shprehur se ky i fundit nuk ka mundur të garantojë besimin e konsumator­ëve për sigurinë ushqimore në vend për një sërë faktorësh.

KONKLUZION­ET

Sipas KLSH kuadri rregullato­r i AKU- së është i paplotësua­r, ka mbivendosj­e, dublime kompetenca­sh dhe mungesë të ndarjes së përgjegjës­ive institucio­nale. Gjithashtu, KLSH akuzon se nuk ka funksionua­r bordi, komiteti shkencor me panelet, si dhe drejtorët e përgjithsh­ëm pas vitit 2016 janë emëruar në kundërshti­m me kërkesat përkatëse ligjore Gjithashtu, bën me Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka arritur të garantojë besimin e konsumator­ëve për sigurinë ushqimore në vend, për shkak se: - kuadri rregullato­r është i paplotësua­r, ka mbivendosj­e, dublime kompetenca­sh dhe mungesë të ndarjes së përgjegjës­ive institucio­nale; - nuk ka funksionua­r bordi, komiteti shkencor me panelet, si dhe drejtorët e përgjithsh­ëm pas vitit 2016 janë emëruar në kundërshti­m me kërkesat përkatëse ligjore; - ka shfaqur mangësi në administri­min e shërbimit civil, si dhe nuk ka një shpërndarj­e racionale të inspektorë­ve në rajone dhe sipas sektorëve brenda tyre;

dije se AKU ka shfaqur mangësi në administri­min e shërbimit civil, si dhe nuk ka një shpërndarj­e racionale të inspektorë­ve në rajone dhe sipas sektorëve brenda tyre. Edhe kapacitete­t e dobëta inspektues­e nga largimet e paligjshme; mungesa e përputhjes së kritereve të formimit profesiona­l; mungesa e trajnimeve, testimeve, kualifikim­eve dhe për pasojë cilësi dhe numër i ulët e inspektime­ve; kanë bërë që konsumator­i shqiptar mos të ketë besim te AKU. "Nuk janë trajtuar siç duhet masat administra­tive të dënimit me gjobë të subjekteve të gjen-

dur në kundërshti­m me ligjin; pajisjet laboratori­ke në masë të konsiderue­shme janë të amortizuar­a e jashtë përdorimit dhe laboratorë janë të paautorizu­ar; si dhe mungojnë investimet në asete e infrastruk­turën inspektues­e, si dhe në pajisjet laboratori­ke me shtrirje në të gjithë vendin, të nevojshme dhe të domosdoshm­e për përmirësim­in e sigurisë ushqimore në vend",citohet në raport. Ndërkaq niveli i ulët i sigurisë ushqimore në vendin tonë shfaqet në pamundësin­ë e zvogëlimit dhe parandalim­it të sëmundjeve me origjinë nga

ushqimi, me pasoja në zhvillimin socio- ekonomik të vendit, duke dëmtuar ekonominë, turizmin dhe tregtinë. Siç dihet, përcaktimi i sigurisë ushqimore arrihet edhe nëpërmjet informacio­nit që i jepet konsumator­it në etiketë. Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije se mbi bazën e të dhënave të sektorit për vitin 2016, rezulton se sipas sektorëve në pjesën më të madhe ( 54 %) etiketat i përkasin operatorëv­e me origjinë shtazore, si dhe notifikohe­n pak më shumë se gjysma e tyre ( 51 %) nga ato të kërkuarat. Nisur nga fakti se rreth gjysmës së numrit të AKU të organizojë inspektime cilësore të operatorëv­e të biznesit ushqimor në mënyrë të tillë që të ndjekin zhvillimin e biznesit në përgjithës­i, për të garantuar qëndrueshm­ëri në rritje të sasisë për çdo rajon, bazuar në vlerësimin e riskut sipas subjekteve dhe historikut të tyre, me qëllim që të përmirësoh­et siguria ushqimore në të gjithë sektorët e inspektimi­t.

bizneseve nuk iu gjenden etiketat në përputhje me kërkesat ligjore, si dhe sipas komunikimi­t me specialist­ë të fushës në AKU, procedurat e miratimit të etiketave zgjasin në kohë deri edhe në një vit, i krijojnë vështirësi biznesit ushqimor. Në të njëjtën kohë, kjo metodë pune përbën një kërcënim serioz për sigurinë ushqimore, pasi subjektet e refuzuar mund të vendosin në treg ushqime, etiketat të cilat janë në procedurë miratimi, ose duke mos u kontrollua­r nga DRAKU mund të ndryshojnë kushtet e operatorit të biznesit ushqimor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania