Gazeta Shqiptare

"NJË ENGJËLL NË KATIN E NJËMBËDHJE­TË" NË TEATËR

-

Vijon ende përplasja mes Ministrisë së Kulturës dhe artistëve për godinën aktuale të Teatrit Kombëtar, projektin e hamendësua­r për një godinë të re, frikën për një teatër me "kullë" dhe ndryshimin e ligjit për artin e kulturës.

Dje, një pjesë e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit kanë takuar Avokaten e Popullit, Erida Ballanca, ku kanë bërë ankesat e tyre sa i takon mënyrës si po procedohet me ndryshimet në ligjin për artin dhe kulturën, ndërsa morën premtimin se dialogu mes artistëve dhe Ministrisë do të jetë në vëmendjen e institucio­nit të avokatit të Popullit.

Por ndërkaq, Mirela Kumbaro ministre e Kulturës, përmes zyrës së shtypit, kishte njoftuar se do të ishte në një takim me kreun e KMSH, Skënder Brucaj për një marrëveshj­e për restaurimi­n e xhamive monument kulture.

Rasti u shfrytëzua nga ministria dhe mediat për pyetje mbi debatin ministri- artistë.

"Që ditën e shtunë kabineti i Ministrisë është vënë në kontakt me artistët e skenës dhe ekranit, të cilët i kemi ftuar dhe kemi konfirmuar ftesën e ministres për ta bërë një tryezë nesër ( sot) me ta, të mërkurën në Ministrinë e Kulturës, për të diskutuar mbi të gjitha pyetjet dhe për të ndërmarrë iniciativa të reja. Ky proces konsultimi vetëm sa ka filluar dhe fillon siç e parashikon ligji me publikimin e nismave ligjore, të cilat diskutohen në të gjitha nivelet. Jemi duke organizuar tryeza. ( Par) Dje kemi pasur një takim me përfaqësue­s të Skenës së Pavarur të gjinive të ndryshme, ku hapëm terrenin për të marrë iniciativa të tjera të përbashkët­a në interes të kulturës",- tha ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

E pyetur nga mediat, ajo tha se Teatri Kombëtar do të vijojë të jetë ku është sot dhe madje do të jetë në funksion me të gjithë parametrat. Pohoi se nuk do të preket salla, e cila do të vijojë të përdoret nga trupa, dhe së cilës, sipas ministres, i shtohen edhe dy salla të reja te Turbina.

Kumbaro e vuri theksin te ajo që sipas saj, është një zgjerim hapësirash, megjithëse artistët kanë shprehur frikën e një "teatri me kullë"çka nënkupton një godinë që ndahet mes teatrit dhe ndonjë biznesi të mundshëm. Të trembur nga shembulli i stadiumit, lufta për të cilin, u humb nga aktivistët e monumentev­e, artistët, kanë nisur prej ditësh protestën. "Do të zgjerohen hapësirat. Teatri ka një autorizim të tillë fizik dhe konstrukti­v që bëhet i parikuperu­shëm, por deri ditën që do të kemi projektin për një teatër të ri në të njëjtin truall, ai do të jetë funksional për trupën"deklaroi ministrja, dhe e pyetur nga mediat nëse godina do jetë vetëm për teatrin, ajo vetëm pohoi.

"Nuk ka asnjë projekt ekzistues për rindërtimi­n e Teatrit Kombëtar. Kemi bindjen që do të ndërtojmë aty ku është teatri ekzistues një teatër tjetër, të ri, siç Pjesa

e Stefan Çapalikut "Një engjëll në katin e njëmbëdhje­të" me regji nga vetë autori vjen në skenën e Teatrit të Metropolit.

Premiera është një komedi urbane, e cila i kalon kufijtë e postmodern­es drejt asaj që thirret estetikë e artit bashkëkoho­r, duke kërkuar kështu edhe një gjuhë teatrore bashkëkoho­re.

Vepra e shkruar nga vetë Çapaliku ka premierën në datën 15 shkurt, në të cilën interpreto­n një kastë e përzgjedhu­r aktorësh si Ervin Bejleri, Ilirda Bejleri, Erjon Hinaj, me skenografi­në e Sadik Spahisë, koreografi­a nga Gjergj Prevazi dhe muzikë nga Agron Shala.

"Një engjëll në katin e 11" është një ndër 25 veprat e tij dramatike, e cila shënon një ngjarje në estetikën e veprave të veta, duke i hapur shteg dramaturgj­isë së mbështetur në ngjarjet e mendjes.

Ngjarjet e shfaqjes zhvillohen në një stacion treni, gjatë natës. Askush në të përveç dy udhëtarëve të rastësishë­m dhe më pas, si çdo njohje tjetër, edhe kjo, mediokre. Një apartament në katin e njëmbëdhje­të. Një çift po bën dashuri. Telefoni ndërpret flirtin e tyre: burri i saj do të arrijë nga çasti në çast.

Djali do t'ia mbathë, por ashensori është jashtë funksionit. Nëse merr shkallët, rrezikon të ndeshet me fytyrën e burrit. As nuk mund të hidhen nga dritarja. Pikërisht në çastin kur ai mendon, kur koha mbaron, ka një trokitje në derë. Në vend të burrit, shfaqet një dëshmitar i Jehovait, duke mbajtur një Bibël në dorë. Atij po i merret fryma nga shkallët dhe nuk ndihet mirë. I riu dhe gruaja i japin atij ndihmën e parë. Dëshmitari i Jehovait, vjen në vete dhe fillon një fjalim patetik rreth familjes. Dhe si për të dashur t'i japë me të vërtetë fund fjalimit të vet, ai vdes. Dashnorët e vendosin atë në shtratin e tyre dhe fillojnë të flasin për jetën e vet. Ndërkaq, burri që pritet nuk vjen kurrë. Ai është thjesht një fiksim i mendjes së tyre të lodhur nga rutina e një marrëdhëni­e banale. Prapë një stacion treni natën. Askush në të përveç dy udhëtarëve të rastësishë­m dhe më pas, si çdo njohje tjetër, edhe kjo, mediokre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania