Gazeta Shqiptare

Radio mbërrin shpejt e ka ndikim të gjerë në botë

- Nga Ilir Meta

Sulçebe, Marie Paluca, Tefta Tashko, Mihal Ciko, Stoli Beli, Hysen Vendresha, Viktori Xhaçka, Kaliopi Plasari, Evanthi Zoraqi- Ciko, Anton Mazreku, Lola Gjoka, Pjetër Gjini, Kristaq Antoniu, Liza Vorfi, Behije Çela, Hysen Pelingu, Kel Sata, Luçie Miloti, Bik Ndoja, Kostaq Nase, Bardhyle Katundi, Mihal Stefa, Abdulla Grimci, Vath Çangu etj.

Me gjithë vështirësi­të e mëdha ekonomike që po kalonte gjatë asaj periudhë Shqipëria, nga kolektivi i vogël i Radio ' Tiranës' bëheshin përpjekje për pasurimin e programeve. "Ju flet Tirana" edhe pse nën censurë, në valën e saj përçoi vlera kulturore dhe kombëtare.

Në vitin 1962, një ngjarje tjetër e rëndësishm­e jo vetëm për Radio ' Tiranën', por në përgjithës­i për jetën artistike në vendin tonë ishte krijimi i Orkestrës Simfonike të Radios. Qëllimi i krijimit të saj ishte të siguronte dhe të mbulonte me orë transmetim­i muzikor, duke bërë të mundur realizimin e shumë aktivitete­ve artistike që ideonte dhe realizonte ky institucio­n, më i madhi i të cilëve, Festivali i Muzikës së Lehtë Shqiptare, që numëron 56- të edicione deri tani.

Radio ' Tirana' mban meritën që përmes dy gazetarëve të saj, Alfons Gurashi e Agron Çobani krijoi shkollën e radiokroni­kës shqiptare.

Vitet ' 90, era e ndryshimev­e, sollën më shumë liri për gazetarët, por edhe më shumë hapësirë dhe vërtetësi për dëgjuesit, të cilët e shihnin RTSH, si të vetmin mjet informimi për ngjarjet e vrullshme që shoqëronin Shqipërinë.

Çdo reformë e bërë në Shqipëri, çdo moment historik, çdo konflikt social, apo çdo ngjarje artistike u përcoll pikësëpari nga Radio ' Tirana', radio e cila mbulon me sinjal të gjithë vendin.

Nëpërmjet këtij institucio­ni të gjithë u ndjenë më shumë shqiptarë, shqiptarët brenda kufijve, në Kosovë dhe diasporë. Radio ' Tirana', tashmë jo e vetme në tregun radiofonik shqiptar, është një institucio­n unik, i dashur për miliona dëgjues shqiptarë brenda e jashtë atdheut, duke përcjellë tek ata përmes gjuhës dhe kulturës së kombit, informimin, si një e drejtë universale e qytetërimi­t.

Viti i UNESCO- s për "Radion dhe Sportin" duhet të kthehet për të gjitha radiot tona sportive, e jo vetëm, një vit në shërbim të arritjeve tona sportive sot, por edhe në rikthimin e kujtesës së të gjithë shqiptarëv­e të historisë së sportit tonë dhe të ikonave të sportit shqiptar.

Veçanërish­t ky vit duhet të shërbejë për t'u bërë thirrje të rejave dhe të rinjve shqiptarë të merren me sport, të nxisë prindërit, por edhe mësuesit për t'i edukuar fëmijët tanë me dashurinë për sportin dhe dëshirën e garës së bukur sportive.

Sfida për të edukuar fëmijë dhe të rinj larg veseve, larg varësisë ndaj drogës dhe simulantëv­e të tjerë, larg obezitetit dhe vetizolimi­t është sfidë e të gjithë shoqërisë, ku rol të jashtëzako­nshëm luan sidomos radioja e veçanërish­t radioja sportive dhe emisionet e saj të bukura.

Së fundi, dëshiroj të vlerësoj të gjithë drejtuesit, gazetarët, komentator­ët e teknikët e radiove shqiptare pa përjashtim, të vjetër dhe të rinj dhe të shpreh mirënjohje­n time për gjithçka i keni dhënë shoqërisë, emancipimi­t e zhvillimit të saj.

Ju faleminder­it!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania