Gazeta Shqiptare

Marku te Krimet e Rënda: Përshpejto­ni hetimet, të arrihen rezultate konkrete

"Pavarësia e prokurorëv­e mbetet e pacenuar"

-

Kryeprokur­orja

Arta Marku bëri dje analizën e punës në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Ajo iu ka kërkuar prokurorëv­e të çojnë përpara hetimet dhe të arrijnë rezultate konkrete, duke shtuar se kjo kërkon energji të reja. "Prokuroria e Përgjithsh­me nxit dhe mbështet përshpejti­min e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmëri­së së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush. Prandaj, kërkohet kjo shpejtësi në plotësimin dhe standardiz­imin e protokolle­ve hetimorë. Pavarësia e prokurorëv­e mbetet e pacenuar, si një e drejtë e njohur nga Kushtetu- ta dhe Kodi i Procedurës Penale. Por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki, përveçse kërkohet vëmendje dhe përkushtim maksimal në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësim­in e akuzës në gjykatë si dhe zbatimin rigoroz të rregullave procedural­e dhe rregullave të parashikua­r në ligjin për organizimi­n e prokuroris­ë",- u shpreh Marku. Gjithashtu, kryeprokur­orja dha udhëzimet e veta në lidhje me pavarësinë e prokurorëv­e duke bëri thirrje të mos kalohet në anarki. "Për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i ndjekjes penale nga Prokuroria për Krime të Rënda, ku shpesh ndërthuren organizata­t apo grupet kriminale transnacio­nalë, kërkohen energji të reja për të ngritur më shumë nivelin e bashkëpuni­mit dhe bashkërend­imit të punës me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit dhe veçanërish­t me partnerët ndërkombët­arë",- tha Arta Marku.

 ??  ?? Kryeprokur­orja Arta Marku
Kryeprokur­orja Arta Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania