Gazeta Shqiptare

Fier, 21- vjeçarja vdes në dyert e spitalit, familjarët akuza mjekëve

"Çupa më vdiq ndër duar, ndërsa bërtisja: O maskarenj, sillni një barelë" Pilo Gjeka: Mbesën e çuam dy herë në spital, mjekët i bënë serum dhe na thanë shkoni në shtëpi se ka virozë

-

Një 21- vjeçare nga Fi eri ka humbur jetën dy ditë më parë për shkaqe ende të paqarta. Xhuljeta Gjeka nga fshati Mujalli është dërguar dy herë në spitalin rajonal të Fierit. Mësohet se e reja është paraqitur në spital me temperatur­ë të ulët, ndërsa mjekët kanë dyshuar se ishte prekur nga ndonjë virozë e stinës. Vajzës i është bërë një serum e më pas është përcjellë drejt banesës, por gjendja e saj është përkeqësua­r. Familjarët e kanë nisur sërish drejt spitalit, por ka qenë tepër vonë, pasi ajo ka ndërruar jetë në portën e kë tij institucio­ni shëndetëso­r. Pas ngjarjes, familjarët e 21vjeçares akuzuan mjekët për neglizhenc­ë, ndërsa kërkojnë drejtësi. Ndërkohë, policia e Fierit ka bërë me dije se vdekja e së resë ka ardhur për shkaqe natyrale. "Më datë 12.02.2018, në spital ka vdekur shtetësia XH. GJ, vjeç 21, banuese në fshatin Mujalli. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Materialet u referuan në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Për rastin në fjalë, drejtoresh­a e spitalit të Fierit ka ngritur një grup pune. E ndërsa priten rezultatet e autopsisë, materialet për këtë ngjarje i kaluan për hetime të mëtejshme prokuroris­ë.

AKUZAT E FAMILJARËV­E

Që prej tri ditësh, familjarët e 21- vjeçares Xhuljeta Gjeka enden dyerve të spitalit e policisë për të kërkuar drejtësi. Ata u shprehën se vajza u vdiq ndër duar, pak orë pasi mjekët i kishin bërë një serum dhe e kishin përcjellë drejt banesës duke e qetësuar se ishte prekur nga ndonjë virozë e stinës. Gjyshi i së resë, Pilo Gjeka tha përmes lotësh se mbesa ka shkuar në spital me tem- Nevila Shuke, drejtoresh­a e spitalit rajonal në Fier duke shprehur ngushëllim­et për vdekjen e 21- vjeçares Xhuljeta Gjeka nga fshati Mujalli, deklaroi se është ngritur një grup pune dhe po bën analizën e gjithë rastit dhe paralelish­t ne jemi duke pritur edhe përgjigjen e autopsisë për të sqaruar këtë rast.

peraturë shumë të ulët. "Unë jam gjyshi i Xhuljetës. Mesditën e së dielës vajza kishte temperatur­ë të lartë, ndaj e çuam për vizitë në spitalin e Fierit. Në orën 11: 00, erdhi një doktoreshë dhe e vizitoi. Më pas i bëri serum. Na tha është virozë. Në orën 15: 30 na dha recetë, morëm dhe ilaçet dhe u kthyem në shtëpi. Por, rreth orës 01: 00 të natës mbesa u përkeqësua. Iu ul shumë temperatur­a, ndër-

sa ne e mbajtëm me të ngrohta. Në ora 3 të natës e çuam prapë në spital, pasi vajza u ftoh në trup. Nga 37, temperatur­a i shkoi në 35 e më pas në 33,5. Ata ia matën me termometër që s'punonte, e nxorën temperatur­ën 36,5. Unë bërtisja: doktoreshë çupa nuk është mirë, po më ftohet. Këtu gabuam ne si prindër, e nisëm vajzën në shtëpi", u shpreh për "Gazeta Sh- Babai i 21- vjeçares, Altin Gjeka dje deklaroi se doktoresha i ka thënë se vajza ka virozë dhe se nuk kanë se çfarë t'i bëjnë më shumë. "Nuk kam çfarë i bëj më tha dhe iku. E kam ndjekur nga mbrapa. Nuk kisha çfarë t'i bëja mjekes. Vetëm nëse do mendoja... të mos mendoja për çupat që kisha mbrapa. Vajza reagonte dhe më thoshte mua: Ba, çfarë do më bësh. Po çfarë të bënte babai i saj", - tha Altin Gjeka.

qiptare". gjyshi i 21- vjeçares. Ndërkaq, ai tregoi se pas kthimit në shtëpi gjendja shëndetëso­re e Xhuljetës është përkeqësua­r më shumë. "Në ora 08: 00 të mëngjesit e çuam prapë në spital, pasi mora rekomandim­in e mjekes së lagjes. Në kohën kur vajta në spital çupa më mbaroi te porta, pasi nuk erdhi një njeri të më binte një barelë. Kam bërtitur me të madhe o

maskarenj. Ndofta gabova, janë çuar njerëzit që ishin aty, pasi çupa na ra nga duart. Se mbante dot nusja me gjithë nusen e djalit të xhaxhait", tha i moshuari duke qarë me ngulshe. Sakaq, Pilo Gjeka u shpreh "I uroj popullit shqiptar të mos kenë fatin e mbesës time, veçanërish­t populli i Fierit me ata mjekë që kemi. Shëndetësi­a ma mori në qafë çupën, na bëri hatanë".

 ??  ?? 21- vjeçarja Xhuljeta Gjeka
21- vjeçarja Xhuljeta Gjeka
 ??  ?? Gjyshi i 21- vjeçares, Pilo Gjeka
Gjyshi i 21- vjeçares, Pilo Gjeka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania