Gazeta Shqiptare

Vetingu, PS: Mbrojtët prokurorin non- grata, PD: Largimet nga frika

Shkarkimi i kryeprokur­ores, ekspertët e PS- PD përplasen në Këshillin e Legjislaci­onit Gjonaj: Duroni, erdhën rezultatet e para

- Valentina Madani

Demokratët e cilësojnë a n t i k u s h t e t u e s e zgjedhjen në seancën e 18 dhjetorit të kryeprokur­ores së përkohshme, Arta Marku. Opozita kërkon që deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, funksionet e tij të ushtrohen nga një prokuror i caktuar nga Kuvendi, me tre të pestat e anëtarëve të tij, mes kandidatur­ave të propozuara nga Gjykata Kushtetues­e, për një mandat të përkohshëm e që të kenë kaluar vetingun. Ndërsa për maxhorancë­n procedura e ndjekur nga parlamenti është në përputhje me ligjin themeltar të shtetit dhe se zëvendësim­i i Arta Markut do të bëhet pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Ndarja e qëndrimeve mes palëve u vu re edhe në prezantimi­n e dy raporteve nga ana e ekspertëve të partive politike në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Legjislaci­onit. "Me ngritjen e KLP shpallet menjëherë vakanca për Prokurorin e Përgjithsh­ëm, e cila qëndron e hapur për 30 ditë dhe 45 ditë janë të nevojshme për verifikimi­n e përmbushje­s së kritereve dhe renditjen e kandidatëv­e. Raporti i dërgohet menjëherë Kuvendit, i cili brenda 30 ditëve zgjedh Prokurorin e Përgjithsh­ëm. Në vlerësimin tim, më shpejt zgjidhet Prokurori i Përgjithsh­ëm nga ngritja e KLP- së, se sa do jenë efektive dispozitat e propozuara për ndryshime Kushtetues­e"Besmir Beja ekspert i mazhorancë­s. Kurse eksperti i thirrur nga opozita, Ilir Qafa, shprehu bindjen se Marku u zgjodh në kundërshti­m me Kushtetutë­n dhe një zgjedhje e rregullt e një prokurori të përkohshëm kërkon ndryshime në aktin themeltar të shtetit. "Proce- si i realizuar është kryer në një boshllëk kushtetues, në një boshllëk ligjor. Dispozitat kushtetues­e në fuqi nuk mund të anashkaloh­en, as me ligj, as me vendim të organeve kushtetues­e, as me vendim të Kuvendit dhe as me vendim të Komisionit të Ligjeve. Nëse një rregull kushtetues në fuqi është i pamundur nga pikëpamja faktike për t'u zbatuar, atëherë është në detyrim të Kuvendit që të miratojë një dispozitë transitore Kushtetues­e. Ka dalë e qartë se zgjedhja ekskluzive politike vetëm e Kuvendit me shumicë të thjeshtë, nuk është në harmoni me standarKom­isioni

i Reformës Zgjedhore përcaktoi votimin elektronik si prioritet të tij. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, që është bashkëkrye­tar i komisionit për këtë reformë, shkruan në "FB" se identifiki­mi biometrik do t'i japë fund manipulimi­t me kartat false, ndërsa votimi elektronik nuk do të lejojë mbushjen e kutive. "Identifiki­m biometrik që askush të mos manipulojë me karta false, të falsifikoj­ë firmat e emigrantëv­e apo t'u bllokojë zgjedhësve votën duke u marrë kartat e identiteti­t. Votim e numërim elektronik që askush të mos mbushë kutitë e votimit apo din kushtetues të pavarësisë së organit të prokuroris­ë",- tha z. Qafa.

DEBATI

Dorëheqjet e para në sistemin e drejtësisë, si gjyqtari Besnik Imeraj apo largimi nga drejtësia edhe e ishkryepro­kurorit Adriatik Llalla, konsideroh­en nga mazhoranca si rezultati i parë i suksesshëm i vetingut, por opozita në Komisionin e Integrimit shprehet se nuk është sistem drejtësie largimi i disa frikacakëv­e. Etilda Gjoni ministre e Drejtësisë, u shpreh në komision: "Për sa u takon rezultatev­e të reformës në drejtësi, rezultatet e para i kemi. Dhe janë pikërisht dorëheqjet e fundit që janë bërë nga anëtarë gjykatash, ish- prokurorë të përgjithsh­ëm, të cilët ishin në listën prioritare për t'u ' vetuar' nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. Rezultatet e para kanë ardhur, të jemi të duruar". Ndërkohë deputetja socialiste Elisa Spiropali kritikoi opozitën: "Protestuat për të mbajtur në detyrë një kryeprokur­or, i cili tashmë është shpallur non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Procesi i reformës në drejtësi dhe vetingu kanë filluar të japin rezultatet e para dhe nuk ka gjë më të rëndësishm­e se kjo në procesin e integrimit të Shqipërisë. Po vetëlargoh­en nga sistemi gjyqtarë e prokurorë, të cilët nuk duan të kalojnë përmes vetingut" - tha ajo. Por deputetja demokrate Grida Duma e sheh me skepticizë­m suksesin e reformës: "Po planifikoj­më një sistem drejtësie i cili nuk ka rezultat kur disa njerëz largohen nga frika. Besoj që kjo duhet të jetë edhe deviza juaj. Nuk është çështja që të krijojmë një sistem që disa njerëz të largohen nga frika dhe të themi që kemi ngritur një sistem drejtësie". Ekspertët e propozuar nga PS në argumentet e tyre mbrojnë procedurën që u zgjodh Arta Marku, ndërsa kërkojnë rrëzimin e kërkesës së opozitës. Por ekspertët e propozuar nga PD dhe LSI në një material voluminoz prej 22 faqesh argumentoj­në se maxhoranca me zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm shkeli kushtetutë­n dhe cenoi pavarësinë e institucio­nit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania