Gazeta Shqiptare

Strazimiri: Muharremaj punon për llogari të PS

PD kërkon shkarkimin e anëtarit të KLGJ

-

PD

do t'i kërkojë zyrtarisht parlamenti­t shkarkimin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit , Erjon Muharremaj, i cili është edhe zv/ dekan i Fakultetit të Juridikut. Deputeti i PD, Gent Strazimiri tha se Muharremaj është i përfshirë në aktivitete politike për llogari të PS. PD kërkon dhe shkarkimin e dekanit të Fakultetit të Drejtësisë Artan Hoxha. "Mediat publikuan të enjten prova sesi Dekani Artan Hoxha, një ish- hetues i diktaturës, e ka shndërruar Fakultetin e Drejtësisë në zyrë reklamash e rekrutimi për Fondacioni­n POLITIK të Partisë Socialiste, "Qemal Stafa", që, deri dje drejtohej nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nën hetim për trafik ndërkombët­ar droge. Zëvendës dekani Erjon Muharremaj, i cili ka shpërndarë me email këtë ofertë të ' partisë', është edhe një nga individët që supozohet të përzgjedhë "punonjësit e drejtësisë së re", asaj "të paanshmes", "të drejtës", "të papërlyerë­s" me politikë", tha z. Strazimiri. PD do t'i kërkojë parlamenti­t dhe zyrtarisht shkarkimin e anëtarit të KLGJ Erjon Muharremaj për përfshirje në aktivitet politik për llogari të partisë së Edi Ramës ashtu sikurse bën thirrje për shkarkimin e shefit të tij, dekanit të Fakultetit të Drejtësisë Artan Hoxha. Po kush janë individët që sipas PD- së po bëjnë drejtësinë e re? "Dy spiunë, dy persekutor­ë, dy të skualifiku­ar nga ONM, dy persona thellësish­t politik. Për rastin "Muharremaj", megjithëse i klasifikua­r i nivelit mediokër nuk kishte prova që është i zyrtarisht "i Partisë"! Qenka jo vetëm i Partisë, por "shkencëris­ht" i Partisë",- tha deputeti i PD- së. Kjo nuk është një "drejtësi e re" tha ai, por drejtësi me ish- sigurimsa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania