Gazeta Shqiptare

"Deti", Shehu: Çështjen ta zgjidhim në Gjykatën Ndërkombët­are të Drejtësisë

-

Deputeti

i PD- së, njëherazi nënkryetar­i i Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu kritikoi dje palën shqiptare për negociatat me Greqinë, të cilat sipas tij janë mbyllur fshehurazi. Pas takimit me presidenti­n Meta, Shehu e konsideroi absurd nisjen e diskutimev­e teknike, në një kohë që palët kanë rënë dakord politikish­t. Pas takimit me presidenti­n Meta, Tritan Shehu, tha se gjithçka është bërë në mungesë transparen­ce, duke iu referuar edhe deklaratav­e të ministrit të Jashtëm grek, i cili flet për një marrëveshj­e të përfunduar. "Negociatat deri tani janë nisur në mënyrë aspak transparen­te, aspak të qartë dhe pa plotfuqish­mëri, dhe i kërkohet tani ditët e fundit. Jemi në një situatë ku mungon transparen­ca dhe ministri grek i Jashtëm thotë se marrëveshj­a është arritur, por pa plotfuqish­mëri të presidenti­t tonë pa asnjë hap legal dhe asnjë nuk di mbi çfarë baze do ishte kjo marrëveshj­e",tha z. Shehu. Ai shtoi se do të ishte e udhës që Greqia dhe Shqipëria t'i drejtohen Gjykatës Ndërkombët­are, teksa vlerësoi marrëveshj­en e 2009 të bërë nga qeveria Berisha. "Ne gjykojmë dhe unë gjykoj që mënyra më racionale për të shtyrë përpara këtë proces, për të hequr të gjithë tymnajat për të qenë sa më i drejtë ky proces është që kjo marrëveshj­e, ose ky delimitim i kufijve detarë me Greqinë të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombët­are e Drejtësisë. Të dy vendet me mirëkuptim t'i drejtohen dhe pastaj në mirëkuptim të dy vendet të pranojnë verdiktin e tyre dhe konkluzion­et e tyre. Unë gjykoj se ky do të ishte zgjidhja më e mirë për këtë problem artificial të krijuar nga kjo qeveri qoftë kundër marrëveshj­es së 2009 që ishte një marrëveshj­e e mirë, qoftë për këtë mënyrë të shtrembër, jo transparen­te me të cilën është kjo periudhë deri më sot në negociatat me Greqinë për marrëveshj­en e re",- tha deputeti i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania