Gazeta Shqiptare

Plagoset rivali i Shullazit, shpallen në kërkim babë e bir

Policia: Dyshohet për konflikt të çastit ose për shkak të kaluarës së Gjon Pelivanit Plumbat kapën rastësisht dhe kamerierin e lokalit

- GJYKATA KUSHTETUES­E KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri mesditën e djeshme në kryeqytet, pas një konflikti në një lokal në zonën e Selitës. Bëhet me dije se ka mbetur i plagosur 27 vjeçari Gjon Pelivani dhe kamerieri, 31- vjeçari Renato Hoxha. Të dy të plagosurit kanë marrë plagë në këmbë dhe janë shoqëruar menjëherë në drejtim të spitalit të traumës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që Gjoni ka pasur me pronarin e lokalit Florian Musain. Në sherr e sipër është afruar edhe djali i tij, Arti Musai, i cili ka qëlluar drejt 27vjeçarit duke e lënë të plagosur. Mendohet se shënjestra ka qenë Gjon Pelivani, ndërsa 31- vjeçari Hoxha dyshohet se është plagosur rastësisht. 27- vjeçari rezulton me dy emra pasi njihet edhe si Valment Pelivani, emër me të cilin rezulton të ketë një të shkuar kriminale. Sakaq policia ka shpallur në kërkim babë e bir, si autorë të ngjarjes.

NGJARJA

Mesditën e djeshme rreth orës 12: 30, në rrugën "Irfan Tomini", gjatë një konflikti të çastit u plagosën me armë zjarri në këmbë shtetasit Renato Hoxha, 31 vjeç dhe Gjon Pelivani 27 vjeç. Shërbimet e policisë kanë shkuar në kohë në vendngjarj­e ku kanë bërë identifiki­min e autorit dhe po punohet intensivis­ht për kapjen e tij. Policia është vënë të kërkim të Florian Musait dhe djalit të tij, Arti Musai, i cili dyshohet të jetë autori i plagosjes. Paraprakis­ht thuhet se personat janë përfshirë në një sherr brenda një lokali, e më pas kanë dal jashtë ambienteve të lokalit ku janë konfliktua­r deri në përdorimin e armëve. Gjon Pelivani ishte konfliktua­r me pronarin e lokalit Florjan Musain. Në sherr e sipër është afruar edhe djali i Florjan Musait, Arti Musai. Ky i fundit ka qëlluar drejt Gjon Pelivanit disa herë, duke e lënë të pla- Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që Gjoni ka pasur me pronarin e lokalit Florian Musain. Në sherr e sipër është afruar edhe djali i tij, Arti Musai, i cili ka qëlluar drejt 27vjeçarit duke e lënë të plagosur. Mendohet se shënjestra ka qenë Gjon Pelivani, ndërsa 31- vjeçari Hoxha dyshohet se është plagosur rastësisht.

gosur. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur aksidental­isht edhe kamerieri i lokalit. Në këtë vend ekspertët kanë gjetur një gëzhojë, çka shton dyshimet se autori ka qëlluar edhe pasi ka qenë duke u larguar me vrap. Në shënjestër

Policia dyshon se shkak i ngjarjes së rëndë mund të jetë një konflikt i çastit, por nuk përjashtoh­et pista e konfliktev­e të vjetra të Gjon Pelivanit. Nga verifikime­t e kryera, i riu rezulton person me precedentë penale. 27- vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Ndërsa në vitin 2015, Pelivani, atëherë 24- vjeç, është plagosur me armë zjarri nga Gilmando Dani, shok i Emiljano Shullazit. Pelivani ka pasur konflikte me grupin e Shullazit, të cilat kanë arritur deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me të shkuarën e tij të errët. Gjithashtu Valment Pelivani është hetuar dhe për plagosjen e policit Ermal Bregu, ngjarje kjo e ndodhur te ish- Parku i autobusëve në dhjetor 2017. Edhe pse është marrë në pyetje, Pelivani është lënë i lirë për mungesë provash.

 ??  ?? I plagosuri, Gjon Pelivani
I plagosuri, Gjon Pelivani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania