Gazeta Shqiptare

Përplasje për skemën e re të ndihmës ekonomike

Zv. ministrja Kospiri: Sistemi garanton transparen­cë, kanë përfituar edhe abuzuesit Vokshi: Janë lënë jashtë 20 mijë familje

-

Të gjithë ata që kanë abuzuar me ndihmën ekonomike, janë lënë jashtë skemës pas verifikime­ve që po kryhen nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Këto ndryshime, të testuara fillimisht në 3 qarqe të planifikua­ra më pas në të gjithë vendin, u shoqëruan me protesta të shumta nga ana e personave që humbën të drejtën e përfitimit. Ditën e djeshme zv. ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri ka sqaruar se skema e re garanton që ndihma ekonomike të shkojë te ato familje që me të vërtetë kanë nevojë pasi ky sistem është transparen­t e eliminon abuzimet. "Kjo skemë e re garanton që pagesa e ndihmës ekonomike shkon tek familjet më në nevojë. Për herë të parë kanë pasur mundësi aplikimi 18 mijë aplikues, të cilët deri dje përjashtoh­eshin për shkak të kritereve përjashtue­se të skemës së vjetër. Skema funksionon përmes regjistrit elektronik, i cili duke qenë i lidhur me të gjitha sistemet online, nxjerr jashtë abuzuesit",- tha Kospiri në fjalën e saj. Kjo e fundit theksoi se shumë abuzues kanë përfituar ndihmë ekonomike në kurriz të atyre që ishin më në nevojë, por sipas saj sot, fondet shkojnë te individët që plotësojnë kriteret. Zv. ministrja nuk la pa përmendur edhe disa raste abuzive ku përfitonin ndihmë edhe individë që kishin 4 makina apo pagë 1.5 milionë lekë. Skema e re ka hequr Sipas deputetes së PD- së, Albana Vokshi janë rreth 20 mijë familje në mbarë vendin që kanë humbur të drejtën e përfitimit të ndihmës ekonomike. "Qeveria në mënyrë abuzive ka larguar nga skema e ndihmës rreth 15 mijë familje në Tiranë, 752 familje në Kamzë 682 në Kavajë, 752 familje në Lushnjë, 826 familje në Divjakë e mbi 2000 në Pogradec. Qeveria nuk shpjegon pse ka përjashtua­r mijëra nëna kryefamilj­are me fëmijë jetimë",- thekson Vokshi. familjeve të përjashtua­ra që jetojnë në varfëri ekstreme. "Qeveria në mënyrë abuzive ka larguar nga skema e ndihmës rreth 15 mijë familje në Tiranë, 752 familje në Kamzë 682 në Kavajë, 752 familje në Lushnjë, 826 familje në Divjakë e mbi 2000 në Pogradec. Qeveria nuk shpjegon pse ka përjashtua­r mijëra nëna kryfamilja­re me fëmijë jetimë",thekson Vokshi. Ndërkaq, edhe kryebashki­akja e Shkodrës Voltana Ademi u shpreh se mijëra persona me aftësi ndryshe janë lënë jashtë skemës, duke mos pasur asnjë të ardhur tjetër financiare, duke e konsiderua­r tallje nga ana e qeverisë. "Ne si qeverisje vendore, mund të tregojmë mijëra familje që sot nuk kanë as bukën e gojës. Vetëm në bashkitë e djathta janë më se 2000 familje me persona me aftësi ndryshe, të cilave u është mohuar e drejta ligjore për të përfituar nga kjo skemë", - tha Ademi.

 ??  ?? Albana Vokshi deputete e PD- së
Albana Vokshi deputete e PD- së
 ??  ?? Zv. ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri
Zv. ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania