Gazeta Shqiptare

Basha nga Budapesti: Shqipëria, peng i krimit dhe korrupsion­it

Kreu i PD- së takon Orban: Qeveria prej 5 vitesh në vendnumëro "Rama dhe qeveritarë­t mendojnë pasurimin vetjak"

- Valentina Madani

Nga samiti i udhëheqësv­e botërorë të partive të qendrës së djathtë në Budapest, Lulzim Basha kritikoi qeverinë dhe kreun e saj Edi Rama për lidhje të forta me krimin dhe korrupsion­in. Sipas Bashës, kryeminist­ri me qeveritarë­t e tij mendojnë vetëm për pasurimin vetjak dhe jo për shqiptarët. Krahas vlerësimit të opozitës për Strategjin­ë e Ballkanit Perëndimor, kreu i demokratëv­e u shpreh se e ardhmja europiane e Shqipërisë po mbahet peng i krimit dhe korrupsion­it. Por z. Basha akuzoi qeverinë dhe kryeminist­rin Rama për gjendjen aktuale në vend. Gjatë fjalës së tij në samitin e udhëheqësv­e botërorë të partive të qendrës së djathtë, Basha tha se, anëtarësim­i në Europë është për shqiptarët një aspiratë kombëtare, të cilës Partia Demokratik­e i ka shërbyer dhe e ka çuar përpara sa herë ka qeverisur vendin. Lulzim Basha vuri në dukje se ishte Partia Demokratik­e që firmosi me Bashkimin Europian, Marrëveshj­en e Stabilizim Asociimit, anëtarësoi vendin në NATO, mundësoi heqjen e vizave me BE- në, plotësoi kushtet që vareshin prej saj për statusin e vendit kandidat dhe mori dy herë nga Komisioni rekomandim pozitiv. Kreu i opozitës u shpreh se prej 5 vjetësh Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap përpara dhe se mbetja në vendnumëro ka si shkak qeveritarë­t, qe kanë vënë interesin dhe pasurimin vetjak, mbi aspiratën europiane të shqiptarëv­e, duke tradhtuar popullin e vet. "Korrupsion­i dhe kapja e shtetit nga interesat private, futja e grupeve kriminale në gjithë nivelet e qeverisjes, zgjedhjet e manipuluar­a, ekonomia e dobët që iu shërben vetëm disave janë ato që i mbajnë vendet tona larg të ardhmes Europiane."- u shpreh Basha në samitin e Udhëheqësv­e Botë-

rorë të Partive të Qendrës së Djathtë. Kryetari Basha pati një takim të veçantë me mikpritësi­n e samitit, kryeminist­rin Viktor Orban. Kreu i

opozitës e siguroi zotin Orban se Partia Demokratik­e po punon për alternativ­ën e projektit europian të vendit dhe se Partia Demokratik­e "Korrupsion­i dhe kapja e shtetit nga interesat private, futja e grupeve kriminale në gjithë nivelet e qeverisjes, zgjedhjet e manipuluar­a, ekonomia e dobët që iu shërben vetëm disave janë ato që i mbajnë vendet tona larg të ardhmes Europiane",- tha z. Basha.

është e vendosur ta ndryshojë Shqipërinë duke çliruar politikën, ekonominë dhe shoqërinë nga autokracia dhe monopolet.

 ??  ?? Nga festimet dje në Prishtinë
Nga festimet dje në Prishtinë
 ??  ?? Kreu i PD- së Lulzim Basha dhe kryeminist­rin Viktor Orban
Kreu i PD- së Lulzim Basha dhe kryeminist­rin Viktor Orban

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania