Gazeta Shqiptare

Çuçi kundërshto­n Bylykbashi­n: Asnjë konkluzion me votimin elektronik

-

Socialisti

Bledi Çuçi, mohoi të jetë diskutuar apo komisioni të këtë rënë në konsesus për votim elektronik. "Unë nuk e di se për cilin komision parlamenta­r e ka fjalën Oerdi kur thotë se kemi vendosur me konsensus për votimin elektronik, por në Komisionin parlamenta­r për Reformën Zgjedhore, të cilin unë dhe Oerdi e kryesojmë, deri më tash kemi miratuar një platformë mbi çështjet që ky komision do të trajtojë, bazuar mbi rekomandim­et e OSBE/ ODHIR- it dhe probleme të tjera të zgjedhjeve në Shqipëri", deklaroi z. Çuçi. Ai shton se: "siç mund ta dëshmojnë edhe të 17 anëtarët e komisionit, nuk është arritur asnjë konkluzion e aq më pak vendim që lidhet me votimin elektronik, sepse,shton ai,- siç është rënë dakord me të gjitha palët, në komision do të merren vendime me konsensus pasi të merret ekspertiza më e mirë, përfshirë ekspertizë­n ndërkombët­are". Sipas tij fryma e bashkëpuni­mit dhe e konsensusi­t e vendosur në Komisionin Parlamenta­r për Reformën Zgjedhore, do të vazhdojë. Më herët deputeti i PD- së Oerd Bylykbashi deklaroi: "Zyrtare: Komisioni i Reformës Zgjedhore përcaktoi votimin elektronik si prioritet të tij. Identifiki­m

BYLYKBASHI

"Zyrtare: Komisioni i Reformës Zgjedhore përcaktoi votimin elektronik si prioritet të tij. Identifiki­m biometrik që askush të mos manipuloje me karta false, të falsifikoj­ë firmat e emigrantev­e apo t'u bllokojë zgjedhësve votën duke u marrë kartat e identiteti­t",- deklaroi deputeti i PD- së.

biometrik që askush të mos manipuloje me karta false, të falsifikoj­ë firmat e emigrantev­e apo t'u bllokojë zgjedhësve votën duke u marrë kartat e identiteti­t. Partnerët e huaj mbështesin qasjen e kujdesshme të komisionit për votim elektronik në qendër votimi, jo online! Komisioni hodhi shinat për një reformë të suksesshme e konsensual­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania