Gazeta Shqiptare

Tabaku: Prona jo vetëm si proritet i BE, por si e drejtë themelore e njeriut

-

Deputetja

e PD- së, Jorida Tabaku vë në dukje se opozita insistoi që pjesë e rekomandim­eve të Komitetit të Stabilizim- Asociimit të ishte edhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e për pronën. Sipas saj, qeveria shqiptare nuk po e merr seriozisht këtë çështje kaq sensitive. "Si pjesë e rekomandim­eve të Komitetit të Stabilizim- Asociimit, anëtarët e opozitës insistuan që të ishte pjesë edhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e për pronën, gjë që u vendos edhe në rekomandim­e. Qeveria shqiptare, megjithëse Gjykata Kushtetues­e ka marrë vendimin në nëntor të vitit 2016, deri në dhjetor të vitit 2017 nuk bëri asgjë për të reflektuar vendimin e Gjykatës Kushtetues­e. Kështu që ose Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vepruar në paligjshmë­ri, ose vendimet e Këshillit të Ministrave, që dolën në dhjetor të 2017- ës, janë zbatuar pa u miratuar akoma, ose do të shkaktojnë një kosto për buxhetin, që ne do ta shohim në vijim, në qoftë se kjo agjenci ka marrë vendime", shprehet zj. Tabaku. Ajo përmend: "Sipas informacio­nit të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë "Vlera financiare nga kërkuesit për 103 çështje në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg është 822 milionë euro". Sipas qeverisë shqiptare shifra është nxjerrë nga çështja pilot "Manushaqe Puto" fituar në Gjykatën e Strasburgu­t. Kjo do të thotë që, meqenëse gjykata ka dhënë një çështje pilot, me një vlerë të caktuar, atëherë të gjitha çështjet që do të trajtohen pas kësaj, do t'i referohen kësaj çështjeje. Sipas saj "Shqetësimi është se, së pari, qeveria ka sjellë në Kuvend një ligj pjesërisht antikushte­tues sipas GJK, i cili ende nuk është kthyer në shina kushtetuet­shmërie. Së dyti, shteti shqiptar me të gjitha këto vendime që janë në radhë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka një detyrim të jashtëzako­nshëm dhe për këtë arsye ne themi që çështja e trajtimit të pronave nuk po merret seriozisht".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania