Gazeta Shqiptare

Replika me Haradinajn, Rama: Debatet normale

Dy kryeminist­rat bëjnë paqe pas "sherrit", i shkon në shtëpi kryeminist­rit të Kosovës "Bindjet të ndryshme, por ne trokitëm gotat"

-

Kryeminist­ri Edi Rama, i cili ndodhet në Prishtinë ku mori pjesë në festimet për Pavarësinë. Rama gjatë një interviste për Top Channel foli për marrëdhëni­et mes dy vendeve, por edhe debatet me homologun e tij kosovar. Sipas tij: "Janë 10 vjet me shumë arritje, sfida, me jo pak probleme, por ajo që është e rëndësishm­e është se si gjithmonë kur ka një përvjetor jubilar dhe koha kthehet prapa, atëherë pa dyshim që është një ditë për t'u gëzuar, sepse në të gjitha rastet s'ka asnjë krahasim me ku ishim 10 vite më parë".

Z. Rama mund të kishte bërë më shumë Kosova, Shqipëria? Kam parasysh këtu dështimin për pak vota për t'u anëtarësua­r në UNESCO që është një gjë shumë konkrete?

Gjithmonë mund të bëhet më shumë, ka gjithmonë arsye për të menduar se diçka mund të ishte bërë më mirë, por në fund e rëndësishm­e është që ajo çka është bërë është shumë më tepër se ajo që nuk është bërë.

Kosova pret shumë që të paktën këtë vit, nëse do të arrijë të përmbushë detyrimin e saj për demarkacio­nin me Mali e Zi të mund të marrë liberalizi­min e vizave, ndoshta në fund të këtij viti. Por sot Shqipëria ka pasur një rol të sajin, dhe ju keni ndikuar e keni bërë deklarata publike, Presidenti Meta po ashtu. Mendoni se ka ardhur momenti që ky ngërç të zgjidhet? E keni thënë dhe mbrëmë në një intervistë televizive?

Unë jam shpresëplo­të që janë momentet e fundit të ngërçit dhe uroj shumë që shpresat të realizohet me një votë ratifikimi në Kuvend për ta çliruar përfundimi­sht Kosovën nga pengesa e tmerrshme e pamundësis­ë për të lëvizur lirisht qytetarët e saj. Por jo vetëm kaq, por edhe për të rivendosur shtetin në një pozicion të respektues­hëm pasi kjo e demarkacio­nit i ka shkaktuar kosto shumë të mëdha shtetit të Kosovës, në raport me komuniteti­n ndërkombët­ar, dhe miqtë dhe partnerët që janë kontributo­rët kryesorë të lindjes së shtetit të Kosovës.

U sqaruat me kryeminist­rin e Kosovës Haradi-

naj për këtë qëndrim tuajin, për atë deklaratë të bërë mbrëmë në intervistë e më pas pasuar nga një postim në "Facebook", sepse më pas keni pasur trokitje gotash. U kapërcye ngërçi?

Jo e kishim lënë darkën

pas emisionit dhe nuk kishte asgjë për të sqaruar. Unë kam bindjen time, ai të vetën, nuk ka asnjë problem.

- Çfarë ishte batuta e parë që ju tha në momentin e parë që hytë në sallë?

Asnjë problem. Unë ashtu sikundër jam i drejt për

drejtë kur flas, nuk e kam problem kur të tjerët janë të drejtpërdr­ejtë kur flasin. Nuk ka rëndësi fare, në fund fare se çfarë është thënë, rëndësi ka se çfarë do të bëhet. Unë uroj shumë që Ramushi do të bëjë gjënë e duhur dhe me kaq mbaron.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe homologo i tij Ramush Haradinaj
Kryeminist­ri Edi Rama dhe homologo i tij Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania