Gazeta Shqiptare

10- vjetori i Pavarësisë, Basha: Të gjithë me zemër në Kosovë

Berisha kujton Rugovën e Jasharin

-

Demokratët

iu bash kuan dje urimeve për 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Kreu i PD Lulzim Basha, shprehet se Kosova ka treguar çdo ditë në këta 10 vjet se pavarësia e saj ishte jo vetëm drejtësi njerëzore dhe historike, por edhe burim për paqen, zhvillimin dhe europianiz­imin e të gjithë Ballkanit. "Përulemi para veprës së Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e mijëra bijave e bijëve të Kosovës dhe mbarë kombit që luftuan e sakrifikua­n për këtë ditë të madhe. Sot kujtojmë me përmallim të gjithë të dashurit tanë që u ndanë nga ne me pengun se nuk e panë dot Kosovën të lirë. Por mbi të gjitha, sot jemi krenarë për Kosovën. Jemi kryelartë para botës dhe kombeve se Kosova ka treguar çdo ditë në këta 10 vjet se pavarësia e saj ishte jo vetëm drejtësi njerëzore dhe historike, por edhe burim për paqen, zhvillimin dhe europianiz­imin e të gjithë Ballkanit. Jemi plot besim se Kosova ka përpara një të ardhme të ndritur, të përparuar dhe europiane. Sot, ne e dimë se e ardhmja e të gjithë shqiptarëv­e është e bekuar. Gëzuar Kosovë e shtrenjtë! Gë- zuar shqiptarë kudo në botë!" shkruan Basha. Urim të veçantë bëri dje edhe ishkryemin­istri Sali Berisha. Berisha shkruan në "FB" se Kosova shpalli Pavarësinë, sepse nuk u mposht kurrë. Ndërsa nuk ka harruar pa kujtuar edhe presidenti­n e ndjerë Ibrahim Rugovën, siç e quan ai, arkitektin e shtetit të Kosovës, si dhe komandanti­n e UÇK- së, Adem Jasharin. "Le të përulemi ne me nderimin më të madh dhe mirënjohje­n më të thellë para burrave të medhenj të kombit tonë, arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti­t Ibrahim Rugova, komandanti­t legjendar Adem Jashari, para të gjithë atyre që luftuan, flijuan jetën dhe rininë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", shprehet z. Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania