Gazeta Shqiptare

Konflikti në Selitë, arrestohet pronari i lokalit dhe i plagosuri Gjon Pelivani

Policia shpall në kërkim dhe dy bashkëpunë­torët

-

TIRANË - Një ditë pas plagosjes së dy të rinjve në një lokal në Selitë të Tiranës, policia ka arrestuar dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Në pranga kanë rënë 25- vjeçari Florjan Musaj ( pronari i lokalit) dhe 28- vjeçari Gjon alias Valmend Pelivani, të dy banues në kryeqytet. "Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16.02.2018 në rrugën "Irfan Tomini", ku pas një konflikti u plagosën dy shtetas, në vijim të veprimeve të kryera nga specialist­ët e seksionit për hetimin e krimeve ndaj jetës

HETIMI

Në lidhje me plagosjen e dyfishtë në Selitë, burime nga policia bënë me dije se hetimet janë fokusuar në pistën e një konflikti të çastit, pasi Florjan Musaj dhe Valmend Pelivani ishin takuar pak momente përpara ngjarjes. Por, është duke e hetuar edhe një pistë e dytë, konflikti që lidhet me biznesin e lokalit, i cili është hapur rreth 1 javë më parë. I plagosuri Pelivani është një person me precedentë penalë, i njohur nga policia dhe si anëtar i një grupi të rrezikshëm kriminal.

u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Vrasje me paramendim", ngelur në tentativë si dhe "Mbajtje pa leje të armeve luftarake", e shtetasve: Florjan Musaj e Gjon ( Valmend) Pelivani. Si dhe

është bërë shpallja në kërkim e dy personave të dyshuar si bashkëpunë­tor për ketë ngjarje, konkretish­t: F. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vrasje me dashje" mbetur tentativë, e kryer në bashkëpuni­m, dhe "Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak" dhe R. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vrasje me dashje" mbetur tentativë, e kryer në bashkëpuni­m dhe "Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak". Pasi rreth orës 12: 30, në rrugën "Irfan Tomini", gjatë një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon Pelivani dhe R. H., 31 vjeç, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën",thuhet në njoftimin zyrtar të policisë . Ndërkohë, blutë pohuan se është sekuestrua­r një armë zjarri ( pistoletë) me një krehër me dy fishekë. Materialet procedural­e, në ngarkim të personave të më sipërm, iu kaluan për hetim të mëtejshëm Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 ??  ?? I arrestuari Gjon Pelivani
I arrestuari Gjon Pelivani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania