Gazeta Shqiptare

"Policia më bëri ' kokë turku', misioni im është të mbroj njerëz e jo të vras"

"Thërrit policinë se u vranë", dinamika e vrasjes së Devi Kasmit Efthimios flet nga burgu: Më arrestuan pa asnjë provë

-

Efthimios Efthimios që dyshohet si ekzeku tori direkt i Devi Kasmit, thotë se është arrestuar pa asnjë provë. Tv Klan bë ri dje me dije se ish- speciali grek që akuzohet për ekzekutimi­n e 41- vjeçarit, ngjarje kjo e ndodhur pasditen e 29 janarit të kë tij viti në Tiranë, duke folur nga burgu në një lidhje telefonike me televizion­in grek "Ant1" një javë më parë, shprehet se misioni i tij në jetë ka qenë të shpëtonte njerëz dhe jo të vriste. Sipas tij, policia shqiptare ka dashur të zgjidhë çështjen dhe është arrestuar pa prova, duke u bazuar në dëshminë e qytetarëve që thanë se kishin parë një person me mjekër. "Është një gabim i tmerrshëm, është tragjike kjo që po më ndodh. Jam i pafajshëm, sigurisht që nuk e kam bërë unë. Jam përkushtua­r vetëm që të mbroj jetë njerëzish dhe jo të vras. Policia shqiptare kishte nevojë për një "kokë turku" për të zgjidhur çështjen. Pa asnjë lloj prove, pa armën e krimit, pa shenja gishtërinj­sh, pa ADN, dhe ata gjetën dikë sepse iu dha informacio­n për gjatësinë dhe mjekrën time. Ajo që dua të them është, si është e mundur? A ka kuptim kjo? Më konsideroj­në vrasës me pagesë. Ai që bën një punë të tillë, qëndron aty duke vazhduar jetën, duke bërë shëtitje në Tiranë?",- ka thënë ai për televizion­in grek. Efthimios Efthimiou ka qenë polic i forcave speciale greke në periudhën 1992- 2012 dhe u përjashtua nga kjo strukturë pasi u zbulua se ishte i përfshirë në trafik ndërkombët­ar të kokainës. Policia dhe Prokuroria shqiptare kanë prova të besueshme që konfirmojm­ë se ish- efektivi grek ka qenë në rolin e ekzekutori­t direkt të Dëfrim ( Devi) Kasmit. Bashkë me të u arrestuan edhe Elton Hoxhallari, Malvin Dinellari dhe Elton Halipaj, ndërsa në kërkim është shpallur Aurel Hoxhallari si organizato­r i atentatit mafioz.

DËSHMITARË­T

Dëfrim Kasmi, i njohur edhe me emrin Devi Kasmi u me armë në një atentat mafioz më 29 janar poshtë pallatit ku banonte. Tvklan. al publikon dinamikën e vrasjes së 41- vjeçarit, bazuar në dosjen hetimore. Sipas dëshmisë së një banori të zonës, rreth orës 18: 00 ( ditën e hënë) ai kishte shkuar tek makina e tij, të cilën e kishte parkuar pranë një dyqani. Atë moment ai thotë se dëgjoi rreth 5- 6 të shtëna me armë zjarri dhe kishte parë një motor të lëvizte me shpe- jtësi të lartë në drejtim të Unazës. Më pas dëgjoi një banor të lagjes të thoshte "thërrit policinë se u vranë". Një tjetër banore e pallatit ku banonte Devi Kasmi, i ka thënë grupit hetimor se rreth orës 18: 30 dëgjoi dy të shtëna me armë zjarri dhe pas disa sekondash edhe tre të shtëna të tjera. Ajo kishte parë poshtë pallatit një person me motor ngjyrë e zezë, që më pas u largua me shpejtësi në drejtim të Unazës. Pas këtyre dëshmive, grupi hetimor ka analizuar edhe kamerat e sigurisë në zonë për të parë lëvizjet e atentatorë­ve. "Pasi janë parë pamjet filmike të marra nga akte të ndryshme, ka rezultuar se autori pas ngjarjes ka hipur në një furgon Vito me ngjyrë të bardhë", thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

 ??  ?? I arrestuari Efthimios Efthimios
I arrestuari Efthimios Efthimios
 ??  ?? Viktima Devi Kasmi
Viktima Devi Kasmi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania