Gazeta Shqiptare

"Godisni bosët e krimit që janë vërdallë, jo hallexhinj­të"

Kreu i Policisë së Shtetit: Objektivi i 2018- ës goditja e grupeve, vetingu dhe lufta antikanabi­s Xhafaj porosi policisë: Në Shkodër janë 4- 5 grupe kriminale që duhen shkatërrua­r "Po punohet për zbardhjen e vrasjes së Aleksandër Ndokës” Ministri Xhafaj p

- Senad Nikshiqi

Godisni bosët e krimit dhe jo hallexhinj­të". Kjo është porosia që dha dje ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj për policinë vendore të Shkodrës gjatë analizës njëvjeçare për 2017- ën. Ai tha se lufta sapo ka nisur dhe kriminelët nuk mund të lëvizin të lirë, por duhet të dërgohen para ligjit. Ndërkohë, ministri deklaroi se në Shkodër janë 4- 5 grupe kriminale që duhen goditur. Në të njëjtën linjë me të ishte dhe Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili u shpreh se objektivi në 2018- ën është goditja e grupeve kriminale dhe vetingu. Gjatë analizës njëvjeçare u prezantua drejtori i ri i policisë vendore të Shkodrës, Vehbi Bushati që zëvendëson Gjovalin Lokajn. Vehbi Bushati vjen nga një post i lartë si drejtor i antiterror­it duke u rikthyer në Shkodër si drejtues pas shumë vitesh.

MINISTRI XHAFAJ

"Në Shkodër janë 4- 5 grupe kriminale të evidentuar që duhen shkatërrua­r. Mos u merrni me hallexhinj­të që vendosin një çati. Bosët e krimit janë vërdallë dhe ata duhen goditur. Bosët e krimit nuk duhen falur për asnjë arsye. Ai që përmend emrin tim, të goditet i pari. Dua një integritet nga të gjithë policët, nga shefat deri tek polici më i thjeshtë, të mos ketë një sjellje harbute me qytetarët. Bëni kujdes me vetingun, nuk do t'i shpëtojë asnjë. Toleranca ndaj krimit do të jetë zero. Kërkoj një korrektësi maksimale dhe të goditen ata që cilësohen si të fortë. Nëse marr vesh se ka tolerime për ndërtime të mëdha pa leje të kriminelëv­e, përfshirje në lejimin e trafiqeve të drogës të policisë, do jem unë i pari që s'do lejoj dhe do përballeni me ligjin. Fytyra e policisë së shtetit duhet të ndryshojë totalisht",- pohoi ministri Xhafaj. Në përfundim të analizës, edhe kreu Policisë së Shtetit tha se në Shkodër objektiv për 2018- ën është goditja e grupeve kriminale dhe lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike.

DREJTORI VELIU

"Sapo përfunduam analizën vjetore të policisë Shkodër, e cila gjatë 2017- ës ka pasur rezultate të prekshme në uljen e numrit të bimëve narkotike të evidentuar­a në territor apo sipërfaqev­e të evidentuar­a nga policia në

krahasim me vitet e kaluara. Në 2017 patëm një rezultat historik për sa i përket evidentimi­t të bimëve narkotike. Ka pasur rezultate të prekshme edhe në goditjen e grupeve kriminale në kuadër të operacioni­t ' Forca e ligjit'. Me drejtuesit e policisë vendore të Shkodrës vendosëm prioritete­t dhe objektivat që do të ketë policia e Shkodrës për 2018. Janë objektiva që i ka edhe Policia e Shtetit dhe që do përmbushen gjatë këtij viti. Fokusi kryesor është tek goditja pa ndërprerje e grupeve kriminale të evidentuar­a. masa të duhura intensive, që janë duke vepruar me grupet kriminale. Jam i shqetësuar për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me vijën bregdetare në zonë e

Prioritet i dytë është lufta dhe goditja që do t'i bëhet evidentimi­t të personave, të cilët gjatë viteve të kaluara kanë ushtruar aktiviteti­n e kultivimit të bimëve narkotike. Në fokus është minimizimi maksimal i sipërfaqev­e të mbjella me bimë narkotike"- u shpreh Ardi Veliu. Ndërkaq, ai tha se vetingu përfshin edhe policinë, ndërsa efektivët e implikuar në kriminalit­et do të largohen. "Qëllimi i vetingut në polici është që struktura policore të jetë me integritet dhe vetingu është ndërtuar mbi tre boshte kryesore, mbi pro- Lezhës. Hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, do të jenë të suksesshme. Besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen para ligjit.

fesionaliz­min, mbi integritet­in dhe mbi pjesën e pasurive apo atë që përfaqësoj­në vetë punonjësit e policisë. Në veting do kalojnë të gjitha strukturat nga unë deri tek punonjësi më i fundit dhe qëllimi është që punonjës, të cilët kanë qenë të implikuar apo punonjës, të cilët kanë treguar shkallë të ulët profesiona­lizmi dhe përfshirje në aktivitet kriminal do të largohen nga strukturat e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka nevojë për punonjës me integritet, profesioni­stë dhe të sakrificës. Toleranca ndaj krimit do të jetë zero dhe Krimet të marra për frymë për banorë ne Lezhë, nuk e rendisin këtë qytet si qark pozitiv. Duhet ta bëjmë dallimin qartë. Pritshmëri­a është më e lartë", tha Xhafaj. Teksa u ndal tek vrasjet pa autorë, siç është edhe ekzekutimi i Aleksandër Ndokës, vëllait të ish- deputetit të PS- së Arben Ndoka, Xhafaj pohoi se prokuroria po heton. "Dhe kjo bën pjesë në atë që sapo shpreha. Janë dy ngjarje të tilla që po hetohen dhe me prokurorin­ë për rezultate konkrete, për identifiki­min e autorëve përgjegjës. Ngelen njerëzit e prokuroris­ë që të thonë fjalën e tyre",- tha Xhafaj.

kjo do të realizohet nëpërmjet angazhimit dhe përgjegjës­isë jo vetëm të strukturav­e vendore të policisë, por edhe nën monitorimi­n dhe drejtimin e drejtorisë së përgjithsh­me të policisë së shtetit",- deklaroi kreu i Policisë së Shtetit, Veliu

NJOFTIM

"Qëllimi i vetingut në polici është që struktura policore të jetë me integritet dhe vetingu është ndërtuar mbi tre boshte kryesore, mbi profesiona­lizmin, mbi integritet­in dhe mbi pjesën e pasurive apo atë që përfaqësoj­në vetë punonjësit e policisë. Në veting do kalojnë të gjitha strukturat nga unë deri tek punonjësi më i fundit. Toleranca ndaj krimit do të jetë zero",- tha dje drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

 ??  ?? Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në analizën e policisë së Shkodrës
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në analizën e policisë së Shkodrës
 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu
 ??  ?? Ministri Xhafaj, dje në Lezhë
Ministri Xhafaj, dje në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania