Gazeta Shqiptare

Shkodër, OSHEE: Gjatë një muaji 155 abonentë të proceduar

Të proceduari­t lidhje të dyfishta, ndërhyrje në matës

-

Operatori

i Shpërn darjes së Energjisë Elektrike ka dërguar për ndjekje 155 abonentë për ndërhyrje në sahate, lidhje dyfishe ose rilidhje të energjisë elektrike. Agjencia e OSHEE Shkodër, e cila përfshin brenda saj Shkodrën, Pukën, Lezhën dhe Koplikun regjistron nivelin më të lartë të humbjeve në rrjet. Sipas të dhënave statistiko­re, niveli i humbjeve në rrjet në vitin 2013 për këtë zonë arrinte në 61.8%. Katër vitet e fundit është arritur të reduktohet konsiderue­shëm niveli i humb- jeve ndërsa në 2017 ato zbritën në 44.8%. Gjithsesi, ky është treguesi më i lartë i humbjeve krahasuar me rajonet e tjera në gjithë vendin. Për këtë arsye, një Task Forcë e posaçme po vepron që prej ditëve të para të janarit në këtë territor duke synuar zbulimin e vjedhjeve dhe vënien para përgjegjës­isë ligjore të autorëve. Për një periudhë thuajse 1 mujore ( nga 10 janari deri në 15 shkurt) është bërë e mundur që të realizohen mijëra kontrolle gjatë të cilave janë proceduar penalisht 155 abonentë biznese dhe familjarë. Shkeljet e konstatuar­a gjatë këtyre kontrollev­e kanë pasur të bëjnë me rastet e vjedhjes së energjisë elektrike nga konsumator­ë që nuk kishin një kontratë me OSHEE; vjedhje përmes lidhjeve të dyfishta jashtë sistemit të matjes; rilidhje e energjisë pas shkëputjes së saj për shkak të mosshlyerj­es së detyrimeve ashtu sikurse vjedhje përmes ndërhyrjes dhe dëmtimit të sistemit të matjes. Niveli i arkëtimeve të energjisë në Agjencinë Shkodër përfshirë Shkodrën, Pukën, Lezhën dhe Koplikun në vitin 2013 ishte 2,5 miliardë lekë. Në vitin 2017 u regjistrua një vlerë arkëtimi për këtë agjenci në vlerën 4.9 miliardë lekë. Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike shpreh vendosmëri­në për të mos toleruar asnjë rast të vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike. Çdo konsumator, i cili për arsye të ndryshme ka neglizhuar në të shkuarën pagesën e energjisë duke akumuluar borxh të konsiderue­shëm, ka mundësinë që të përfitojë nga skemat lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve me këste mujore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania