Gazeta Shqiptare

Peleshi: Mbështetje deri në 150 mln lekë për hektar për serrat

Skema kombëtare 2018, qeveria ka miratuar kriteret për bujqësinë dhe blegtorinë Financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha

-

Një e treta e skemës ko mbëtare do të shkojë në investimet për serrat bashkëkoho­re. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi gjatë një vizite të një serre organike në Durrës deklaroi se nga skema parashikoh­et deri në 150 milionë lekë për hektar për serrat. Ndërkohë javën e shkuar Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret për subvencion­imin e bujqësisë dhe blegtorisë. Masa e subvencion­it do të jetë në proporcion të drejtë me vlerën e investimit, sa më i madh të jetë investimi aq më e madhe do të jetë edhe vlera e mbështetje­s nga qeveria. Prioritet në subvencion do të kenë fermerët e rinj. Subvencion­et do të nisin nga 60 mijë lekë/ ha ullishte të mbjellë deri në 20 milionë lekë për makineritë dhe pajisjet e përpunimit të tij. "Vitin e kaluar, ne e kemi mbyllur pra vitin 2017, me një rritje prej 20 % të eksporteve bujqësore, krahasuar me vitin 2016. Shkaku, arsyet kryesore ishin pikat e grumbullim­it dhe shtimi i sipërfaqev­e të serrave. Për këtë arsye, pothuajse një e treta e gjithë skemës kombëtare, prej 20 milionë euro të këtij viti, do të shkojë në investimet për serrat. Ne japim grant deri në 50 % të vlerës të investimit, që e kthyer në terma nominalë do të thotë deri në 150 milionë lekë të vjetra për një hektar serrë."tha Peleshi. Sipas skemës së mbështetje­s zëri për instalimin e sistemit të ngrohjes me biomasë ( pelet) në serrat me ngrohje, përfiton deri në 280 000 lekë për dynym. Financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha; ndërsa për zëvendësim­in e plastmasit termik për serrat diellore ekzistuese, masa e përfitimit do të jetë, jo më shumë se 750 000 lekë/ ha. Financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha. "Financimet nga IPARD- i dhe nga skema kombëtare shkojnë deri në 50 % grant, fondi i garancisë i qeverisë shqiptare dhe BERZH- it, pjesën tjetër ta siguron me kredi të buta, pra rekthyeshm­ëria është më e ulët. Ne kemi garantuar riskun në një pjesë të mirë të investimit, ndaj dhe kreditë dhe tregu bankar do të bëhen gjithmonë e më interesant­e për investitor­in."deklaroi ministri. Për qeverinë shqiptare, skemat e reja të mbështetje­s financiare janë një paketë mundësish të reja për fuqizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

FERMERËT

Qeveria ka parashikua­r në një vendim të miratuar një javë më parë se fermerët që kultivojnë të paktën 5 ha tokë bujqësore, në pronësi private ose me qira, do të subvencion­ohen në vlerën 25 mijë lekë për grurin dhe elbin, si dhe deri në 20 mijë lekë për thekrën, tërshërën dhe koçkullën. Fondet do të jenë të disponuesh­me edhe për zhvillimin e teknologji­ve të kultivimit, në mënyrë që bujqësia shqiptare të ketë mundësi të modernizoh­et dhe të sjellë inovacione. Sipas vendimit mbarështim­i i bletarisë do të mbështetet me një vlerë prej 1 mijë lekësh për koshere për fermat me mbi 100 koshere, për një mbështetje jo më të madhe se 150 mijë lekë. Në vendim thuhet se fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2018 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zëri "Transfertë në buxhetet familjare", për mbështetje­n e prodhimit bujqësor e blegtoral, peshkimit, agropërpun­imit dhe zhvillimit rural, të përdoret për: a) rritjen e konkurrues­hmërisë së produkteve bujqësore, nëpërmjet shtimit të sipërfaqev­e të mbjella me kultivarë të kërkuar nga tregu, përmirësim­it të teknologji­ve të kultivimit, certifikim­it të produkteve, rritjes e përmirësim­it të kapacitete­ve të grumbullim­it, ruajtjes, pastrimit, seleksioni­mit, paketimit e përpunimit të tyre; b) përmirësim­in e zinxhirit të sigurisë ushqimore të produkteve blegtorale, nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikullu­ara të lindjeve të reja, pagesave për dorëzimin e qumështit cilësor, investimev­e në thertore, në pikat e grumbullim­it e të përpunimit të produkteve, makineri dhe pajisje në fermat blegtorale; c) nxitjen e formalizim­it dhe kooperimit të prodhuesve nëpërmjet pagesave për furnizimin me input- e dhe pagesave ndaj prodhimit të dorëzuar. Lagja Nr. 14, Shkozet Durrës, këto dokumenta: Kërkesë për aplikim; CV të përshkrimi­t të karrierës; Fotokopje të diplomës dhe librezës së notave ( e noterizuar); Fotokopje të librezës së punës ( e noterizuar); Fotokopje të çertifikat­ave kualifikim­eve ( nëse ka); Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja ( nëse ka); Vërtetimin e gjendjes gjyqësore; Çertifikat­ë personale. Mosparaqit­ja e plotë e dokumentav­e sjell s‘ kualifikim të kandidatit. Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentac­ioni pranë Gjykatës së Apelit Durrës

Pas verifikimi­t paraprak të aplikimeve, vetëm aplikantët që kualifikoh­en për intervistë do të kontaktohe­n.

jo më vonë se data 26/ 02/ 2018.;

 ??  ?? Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania