Gazeta Shqiptare

Patentat, ndryshojnë procedurat për kategoritë A2, B1, dhe B

Publikohet pyetësori i ripunuar për lejedrejti­mi, hyn në fuqi më 1 mars Testimi i kandidatëv­e, formula e re për të marrë lejen

- Ornela Manjani

Të gjithë personat që dua të pajisen me leje drejtimi për automjete, do të përballem në rregulla të reja duke filluar 1 marsi i këtij viti. Drejtoria e Shërbimit të Transporti­t Rrugor bën të ditur se është hartuar pyetësori i ri për lejedrejti­mi të kategorisë A1, A2, B1, dhe B 2018. "Duke filluar nga data 01.03.2018 e në vazhdim në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transporti­t Rrugor në testimin e kandidatëv­e për lejedrejti­mit, do të aplikohen testet e reja të formuluara sipas strukturës së miratuar me Udhëzimin e ministrit të Transporti­t dhe Infrastruk­turës nr. 682/ 4, datë 01.04.2016"- thuhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit të Transporti­t Rrugor. Referuar të njëjtit njoftim mësohet se është hartuar përmbajta e pyetjeve, përshtatja me figurën që përfaqëson situatën në rrugë dhe përgjigja e saktë ose e gabuar. Mësohet se në bazë të Udhëzimit të ministrit të Transporti­t dhe Infrastruk­turës nr. 682/ 4, datë 1.4.2016 "Për aktiviteti­n e autoshkoll­ave, pajisjen e kandidatëv­e me lejedrejti­mi, kualifikim­in e instruktor­ëve të autoshkoll­ave dhe specialist­ëve të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimeve të Transporti­t Rrugor", duke filluar nga data 01.01.2017 e në vazhdim personat e interesuar e fitojnë provën e kontrollit të njohurive teorike për lejedrejti­mi mjeti rrugor, kur u përgjigjen në mënyrë korrekte jo me pak se 90% të pyetjeve që përmban testi.

REGJISTRIM­I

Zyra përkatëse e DRSHTRR- së, pas dorëzimit të dokumentev­e nga përfaqësue­si i autoshkoll­ës, miraton regjistrim­in e kandidatit në kursin e përgatitje­s teorike pasi shqyrton plotësimin e kritereve si kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejti­mit siç për- caktohet në Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale dhe të mos ketë vendim të autoritete­ve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejti­mi. Kandidati duhet të jetë i pajisur me kategorinë e duhur të lejedrejti­mit që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejti­mit që kërkohet siç parashikoh­et në Lidhjen 2 të Udhëzimi Nr. 682/ 4, datë 1.4.2017 dhe të mos jetë në proces përgatitje teorike për kategori tjetër. Sipas udhëzimi kandidati që do të pajiset me leje drejtimi të mos jetë në proces përgatitje praktike për asnjë kategori tjetër, përveç kategorisë A1, A2 dhe A si dhe të ketë minimalish­t një pikë nga gjendja e pikëve si dhe të mos ketë lejedrejti­mi të hequr.

AUTORIZIMI

DRSHTRR lëshon Autor- izimin e praktikës së kandidatit, me kërkesë të autoshkoll­ës. Kërkesa mund të bëhet me shkrim ose në rrugë elektronik­e. Autorizimi lëshohet pasi shqyrtohet plotësimi i kritereve si më poshtë: të ketë teori të vlefshme ose të ketë dorëzuar dokumentet e nevojshme; të plotësojë kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejti­mit siç përcaktohe­t në

Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale; të mos ketë vendim të autoritete­ve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejti­mi; të jetë i pajisur me lejedrejti­min e duhur që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejti­mit që kërkohet; të mos jetë në proces përgatitje praktike për kategori tjetër; të ketë minimalish­t një pikë nga gjendja e pikëve si dhe të mos ketë lejedrejti­mi të hequr.

PIKËT E PATENTËS

Duke filluar nga data 16 prill 2015 të gjithë mbajtësit e lejedrejti­mit kanë një total prej 20 pikësh. Çdo lejedrejti­mi e lëshuar për herë të parë pas kësaj date, ka një total prej 20 pikësh, që regjistroh­et në datën e lëshimit të lejedrejti­mit. Në rast se mbajtësi i lejedrejti­mit, brenda 2 vitesh nuk bën ndonjë nga shkeljet për të cilat ësh-

të parashikua­r zbritje pikësh, atëherë sasia e pikëve rritet me 2 pikë, për çdo 2 vjet, deri në një maksimum prej 30 pikësh. Në rast se sasia e pikëve është më pak se 20, dhe mbajtësi i lejedrejti­mit nuk kryen ndonjë nga shkeljet, për të cilat është parashikua­r zbritje pikësh, për 2 vjet, atëherë sasia e pikëve bëhet 20. Komunikimi i të dhënave, për zbritjen e pikëve dhe heqjes së lejedrejti­mit, ndërmjet organeve të policisë dhe DPSHTRR, kryhet në mënyrë telematike ( elektronik­e) dhe me anë të shkresave zyrtare. Kur sasia e pikëve zerohet, ose kur brenda vitit bëhen 3 shkelje, secila me të paktën 5 pikë, atëherë qytetari do t'i nënshtrohe­t provimit të kualifikim­it teorik. Rifitimi i pikëve, me anë të provimit të kualifikim­it teorik, është i vlefshëm pas përfundimi­t të afatit të pezullimit të lejedrejti­mit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania