Gazeta Shqiptare

Greva, Agron Seseri: Keqkuptimi me Pashkon dhe rreziku prej audiokaset­ës

Rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha, rrëfimi i ish- grevistit të urisë "Dita e parë e tensionuar, na ndërprenë edhe ujin"

- Valentina Madani

7 vite më parë bën hapin e madh. Stu dentët i shoqëronte tensioni dhe frika. Të pasigurtë për përfundimi­n… Por ia dolën në emër të lirisë… Njëri nga ish- grevistët e urisë, ish- student i Inxhinieri­së Elektrike Agron Seseri thotë për "Gazeta Shqiptare" se ishin me dhjetëra arsye për frikë e droje, por asnjëra nuk lidhej me atë se çfarë mund t'i ndodhte personalis­ht secilit prej tyre. Ndaj z. Seseri rrëfen me detaje sakrificën e të rinjve përmes grevës së urisë, e cila çoi në rrëzimin e bustit të diktatorit Hoxha në qendër të Tiranës pikërisht me 20 shkurt 1991.

Agron si e kujtoni ditën e fillimit të grevës së urisë në Qytetin Studenti, e cila çoi në rrëzimin e bustit të diktatorit Hoxha?

Kam qenë student i Fakultetit të Inxhinieri­së Elektrike, Viti i IV, Dega Industri. Situata ne Qytetin Studenti, por jo vetëm, ishte katastrofi­ke. Të rri e të rendis faktet se çfarë ndodhte dhe se çfarë kishim më duket e tepërt. Por gjithsesi nuk do rri pa perifrazua­r thënien e një shoku të kursit ( Dritan Shtylla quhej), i cili në takim me ish- kryeminist­rin e kohës Adil Çarçanin, mori fjalën dhe iu drejtua atij: "Shoku kryeminist­ër në darkë na jepni të hamë vetëm spinaq të zier pa kripë, një lëng të vakët e të zbehtë dhe një copë bukë të zezë e për pasojë tërë natën shohim ëndrra me luftë e me gjermanë". Të marrë kurajën një i ri në ato vite dhe të shprehet kaq drejtpërdr­ejtë me kryeminist­rin është tregues i fataliteti­t të kohës. Për më tepër Dritani ishte i biri i një shoqeje sekretare të Komitetit të Partisë së Vlorës. Si u vendos për hyrjen në greve urie? Greva e urisë erdhi si rezultat i refuzimit të rektoratit për heqjen e emrit Enver Hoxha Universite­tit Shtetëror. Ne si studentë argumenton­im se një individ i pashkollë, sikurse ishte Enver Hoxha, kurrsesi nuk mund të emërtonte institucio­nin më madhor të dijes në vend. Kjo ishte një formë e maskuar për ta goditur politikish­t atë, por ishim këshilluar që kërkesat t'i përshkallë­zonim me qëllim arritjen e rezultatit final, ndaj e filluam me një kërkesë në dukje jopolitike.

Kush e përmendi i pari futjen në grevë urie?

Nga sa mbaj mend, ideatorët e grevës ishin më shumë se një. Mund të kujtoj Azemin, Arben Imamin, Ylli Vejsiun, në mos gaboj prof. Bardhyl Reso dhe një mori studentësh, të cilëve u kërkoj ndjesë për mos përmendjen për arsye harrese.

Kur u futët në greve urie, puthët flamurin kombëtar, si lindi ideja e flamurit dhe si e gjetët atë?

Eshtë vështirë ta them se ku u mor ai flamur, pasi për ironi të faktit nuk ishte aq e lehtë sikurse sot të gjeje një flamur kombëtar. Pasi i hoqëm yllin komunist padyshim që e puthëm atë pasi ai është vlera sipërore e çdo shqiptari. Ne pikërisht për të ekzaltuar vlerat u ngritëm. Ne e përbuznim internacio­nalizmin proletar vrastar... Ne ishim krenarë për qenien shqiptarë, ndaj u ngritëm për dhe në emër të atij flamuri të shenjtë.

Si e priti familja hyrjen në grevën e urisë?

Po, familjen e njoftova për vendimin tim, megjithëse kisha ditë që flija e qëndroja në qytetin Studenti. Edhe pse isha tiranas pothuajse që nga 8 Dhjetori kisha qëndruar në Qytetin Studenti së bashku me shokët dhe shoqet. Kjo ishte një mënyrë për t'u mbrojtur nga burracakër­ia dhe pa burrnia e instancave të sistemit komunist. Ata sipas traditës majtiste kafshojnë pas shpine dhe kur ti je i vetëm...

Pas hyrjes në grevë uri ua kanë kërcënuar familjarët?

Nuk ka pasur ndonjë kërcënim të hapur kundrejt familjes sime, me përjashtim të disa thirrjeve në komitet të Partisë të tim eti. Ne ato thirrje e "këshilloni­n" që të shkonte në Qytetin Studenti dhe të më sqaronte se isha në rrugë të "shtrembër". Im atë ( ndjesë pastë) megjithëse i pashkollë u dha një përgjigje lapidare: "Shoku Sekretar, Partia e ka nxënë dhe edukuar tim bir shumë më tepër nga sa jam nxënë e edukuar unë, ndaj nuk kam se çfarë ta këshilloj tim bir! Nuk e mendoja kurrë tim atë të aftë për një ironi të tillë, por si duket edhe atij i kishte sosur durimi edhe pse me mua nuk ishte shprehur kurrë.

Si e kalonit kohën gjatë grevës së urisë dhe cilat ishin kryesisht bisedat që bënit "Në fillim na u desh të organizohe­mi pasi ishte një numër shumë i madh studentësh. Problemi kryesor qëndronte tek banjot. Ishin shumë pak për të përballuar fluksin e madh të studenteve. Ditën e parë u bë edhe ndërprerja e furnizimit me ujë, por fale ndërhyrjes së punonjësve të tjerë furnizimi me ujë u rivendos shumë shpejt", tregon Seseri.

së bashku në kinoklubin e Qytetit Studenti?

Të thuash të drejtën momentet e para të grevës së urisë ishin shumë të tensionuar­a. Në fillim na u desh të organizohe­mi pasi ishte një numër shumë i madh studentësh. Problemi kryesor qëndronte tek banjot. Ishin shumë pak për të përballuar fluksin e madh të studenteve. Ditën e parë u bë edhe ndërprerja e furnizimit me ujë, por falë ndërhyrjes së punonjësve të tjerë furnizimi me ujë u rivendos shumë shpejt. Në dy ditët e para kinoklubi i Qytetit Studenti u rrethua nga sa mbaj mend me studente të Akademisë së Rendit ( nuk kujtoj se çfarë emërtimi të saktë ka pasur atëherë), por ky rrethim u hoq pasi në shumë raste studentët policë solidarizo­heshin me ne. Tensioni për sa i përket asaj çfarë po bënim ishte shumë i madh, ishim të frikësuar për rezultatin, ishim të pasigurtë për përfundimi­n, për atë se çfarë do të arrinim me këtë greve. Ishin me dhjetëra arsye për frike e ndroje, por asnjëra nuk lidhej me atë se çfarë mund të na ndodhte personalis­ht. Gjatë grevës së urisë bisedonim për gjera të ndryshme. Çfarë konkretish­t…? Kryefjala e bisedave ishin informacio­net që na sillnin për sa i përket mobilizimi­t dhe ngritjes së popullit në demonstrat­a anë e kënd Shqipërisë.

Ndërkohë që ju ishit në grevë, cilat ishin mënyrat e regjimit të asaj kohe për t'ju detyruar që të dilnit nga aty?

Një detaj i turpshëm që më kujtohet ishte se diku pranë varrezave të dëshmorëve regjimi instaloi çadrat e kinse vullnetarë­ve ( punëtorë e fshatarë) nga një rreth i Jugut të Shqipërisë me qëllimin e turpshëm që të realizonin ndasi e përçarje. Sigurisht dështuan me turp si çdo tentativë për të përçarë popullin.

Si e kujtoni Sali Berishën dhe drejtuesit e lëvizjes e dhjetorit gjatë atyre ditëve?

Doktor Berisha ishte një figurë shumë e njohur për ne. Ai ishte bërë i njohur në debatin që pati me ish- sekretarin e parë të PPSH- së në takimin e famshëm me intelektua­lët. Për hir të së vërtetës nga të gjithë intelektua­lët nga sa kujtoj foli vetëm ai dhe u mbështet nga I. Kadare. Kjo kishte bërë që Sali Berisha të tërhiqte vëmendjen tonë kohë përpara fillimit të lëvizjes së Dhjetorit e më tej të shkurtit. Kujtoj me nostalgji edhe prof. Gramoz Pashkon, i cili në një moment tensioni duke u përpjekur të ulte pak vrullet tona rinore u keqkuptua dhe akuzave tona iu përgjigj me një buzëqeshje tipike dhe pasi i hodhi dorën në qafë dikujt nga ne tha: As mos e vini në dyshim mirënjohje­n dhe mbështetje­n time për këtë mrekulli që po bëni. Ju po përpiqeni të çlironi këtë vend nga murtaja komuniste, nga ajo murtajë të cilën edhe njerëz të mi të afërt e kanë mbështetur dhe lartësuar, por unë jam prind dhe përveçse jam mirënjohës kundrejt jush duhet edhe t'ju ruaj. Ata janë të pashpirt. Me besoni".

A është e vërtetë që z. Berisha ishte kundër grevës së urisë?

Nuk është absolutish­t e vërtetë që Doktor Berisha ishte kundër grevës së urisë, përkundraz­i. Duhet të jesh foshnjarak në mos dashakeq të mendosh e besosh se lëvizja jonë do kishte arritur atë sukses, nëse nuk do kishte mbështetje­n e Doktorit, Azemit, Gramoz Pashkos e të tjerë. E vetmja veçori e grevës ishte se ne me qëllim që të mblidhnim rreth vetes sa më shumë simpatizan­të, ramë dakord që greva të bëhej nga studentët prandaj figurat politike, të cilët ishin të gjithë profesorët tanë nuk u dukën shume. Mos të harrojmë se Partia Demokratik­e sapo ishte formuar ato ditë, ndaj për të mos u akuzuar greva si një lëvizje politike liderët tanë qëndruan në hije, por sigurisht në kontakt dhe suport të plotë me ne. Nga sa kujtoj ishte një drej-

 ??  ??
 ??  ?? Ish- student i Inxhinieri­së Elektrike Agron Seseri
Ish- student i Inxhinieri­së Elektrike Agron Seseri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania