Gazeta Shqiptare

Ish- grevisti: Biseda me Çarçanin për spinaqin pa kripë dhe bukën e zezë

Si u sollën pranë varrezave të dëshmorëve vullnetarë­t nga një fshat i jugut "Lajmin e rrëzimit e morëm nga tamtamet, na e konfirmoi Selami"

-

tues aktual dhe "repete" i Bashkisë Tiranë, i cili fillimisht ishte kundër grevës dhe më tej kur na u bë një propozim se "Ju dilni nga greva dhe ne do ta ndajmë Universite­tin në katër pjesë për pasojë automatiki­sh bie emri i Enver Hoxhës" filloi të trumbetont­e idenë e daljes nga greva pasi sipas tij qëllimi ishte arritur. Por ne nuk pranuam, mbaj mend se personalis­ht iu drejtova me fjalët:" Ore ti, ne nuk kemi qëllim vetëm heqjen e emrit të diktatorit nga universite­ti, por mbi të gjitha rrëzimin e simbologji­së se të keqes komuniste, ndaj heqja e emrit duhet bërë demonstrat­ive dhe simbolike. Pikërisht ajo simbolike do t'i japë të kuptojë njerëzve se koha e krimit shtetëror komunist ka mbaruar". Padyshim reminishen­cat e krimit dhe kriminelev­e vazhdojnë sot e kësaj dite, por jo me egërsinë dhe monstruozi­tetin e kohës kur ata mbretëroni­n me gjak e terror.

Si e kujtoni Azem Hajdarin gjatë atyre ditëve?

Të flasësh për Azem Hajdarin në ato ditë nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë, sepse për të është folur shumë, është lartësuar shumë, është hedhur baltë shumë. Eshtë vlerësuar apo sharë dhe me keqardhje e them se janë më të shumta rastet kur padrejtësi­a, inatet dhe gënjeshtra­t mbizotëroj­në ndaj të drejtës dhe së vërtetës. Azemi në ato ditë ishte shpirti i lëvizjes. Ai u rrit nga dita në ditë së bashku me lëvizjen. Statura e tij merrte përmasat e lëvizjes, rritej e madhërohej me të. Sa më shumë që njerëzit e përqafonin lëvizjen aq më shumë Azemi bëhej flamurtar i saj. Të gjithë ishim pjesë e lëvizjes, asnjëri nga ne nuk ishte i tepërt në të. Madje edhe njerëzit, të cilët qëndronin paksa larg ishin, gjithashtu, faktorë dhe jetësorë për lëvizjen. Por Azemi ishte thjeshtë fryma e Lëvizjes se Dhjetorit. Here pas here ne si studente vendosnim të shtonim ndonjë kërkesë dhe si përherë zëdhënës i yni automatiki­sht bëhej Azemi. Tani që jam prind e kuptoj se sa trim e burrë ka qenë. Ai ish prind asokohe dhe barte mbi shpinë edhe fatin e fëmijëve të tij, por me sa duket fati i Shqipërisë i interesont­e me shumë. Jo me kot ish- lideri ynë i lindur, i paemeruar e i pazgjedhur. Ai ishte thjeshte AZEMI.

Cilët ishin pedagogët që ju takonin më shpesh?

Sikurse thashë me lart me qëllim që të mos etiketohej si lëvizje politike, por si lëvizje studentore profesorët tanë, të cilët tashme ishin drejtues të Partisë Demokratik­e vinin kryesisht në orët e vona. Mbaj mend Prof. Ylli Vejsiun ( ndjesë paste), një profesorin tonë të matematikë­s Alfred Kosta quhej, i cili ish- disident dhe me te cilin kishim muaj që guxonim të flisnim hapur. Vinte edhe Prof. Gramoz Pashko me të cilin dëgjonim një audiokaset­ë të realizuar nga studentët e Arteve. Ishte një audiokaset­ë në të cilën tallej diktatori. Një student i arteve ( nuk e mësova dot kurrë se kush ishte) imitonte zërin e diktatorit dhe thënieve të tij më të njohura u shtonte ndonjë batutë, e cila vinte në lojë atë. Ishte jashtëzako­nisht e rrezikshme një gjë e tillë. Dhe profesor Gramozi na e vinte në dukje! Padyshim që ka pasur edhe të tjerë profesorë, por koha e gjatë dhe mbi të gjitha një histori zyrtare e munguar ka bërë që disa gjera periferike të filloj e t'i harroj.

Si e mbani mend momentin e rrëzimit të bustit të diktatorit? Si e morët lajmin…?

Lajmësi nuk më kujtohet se kush ishte sinqerisht. Me qëllim që të evitonim ndonjë keqkuptim të dytë, pasi një i tillë ndodhi kur sistemi propozoi ndarjen e universite­tit dhe heqjen e kamufluar të emrit E. Hoxha nga Universite­ti ynë, kontaktet mbaheshin nga një komitet studentesh nëpërmjet te cilit komunikohe­j me jashtë. Mbaj mend se në momentin që qytetarët shqiptarë sollën zvarrë bustin poshtë dritareve te kinoklubit entuziazmi dhe pritshmëri­të për sa i përket suksesit të grevës kishin arritur në maksimum. Personalis­ht në mos gaboj, lajmin përveçse e morëm nga tamtamet ( pra nga një valë që shpërndahe­j si në një stadium) na e konfirmoi edhe Prof. Eduart Selami dhe pak më vonë edhe Azemi. Por të jap ndonjë gjë më të saktë nuk jam në gjendje. Thjeshte pasi na u konfirmua lajmi, u mblodhëm gjithsesi me qindra nga ne rrotull dhomës së televizori­t dhe pasi në lajmet e orës 20.00 u tha se Universite­tit Shtetëror i hiqej emri Enver Hoxha filluam të bëheshim gati të dilnim nga kinoklubi.

Eshtë e vërtetë qe mes jush kishte edhe te infiltruar nga ish- Sigurimi i Shtetit?

Të them të vërteten qarkulloni­n zëra se kishte studente të infiltruar. Nuk kam ndonjë provë bindëse për sa i përket kësaj, por duke e njohur sistemin dhe duke jetuar ne të them se do ish e pamundur që Sigurimi i Shtetit të mos kish infiltruar veglat e tij në lëvizjen tonë. Mbaj mend që e vetmja mënyrë mbrojtje ishte që të kompaktëso­nim radhët tona, pra të qëndronim në grupe me njerëz, të cilët i njihnim personalis­ht si edhe të mos pranonim propozime që vinin nga njerëz të cilët nuk i njihnim. Sigurisht që lëvizje masive si lëvizja e dhjetorit dhe greva e urisë për vetë natyrën e tyre spontane krijojnë lehtësi për tentativa manipulimi, por ato tentativa nuk mendoj se kanë bërë gjë tjetër përveçse të shtonin bindjen në drejtësinë dhe domosdoshm­ërinë e atyre lëvizjeve.

Cili ishte veprimi i parë i studentëve sapo dolën nga greva e urisë?

Ehhh, është e vështirë ta shpjegoj atë çast. Pikë se pari nga sa mbaj mend ajri ishte ndryshe. Edhe pse ishte Shkurt dhe ora ish rreth 22.00 kujtoj se nuk bënte ftohte. Familjarët e gjithkujt nga ne kishin ardhur të na prisnin, të na përqafonin dhe përgëzonin. Mbaj mend se kushdo që të dilte përpara të hidhej në qafe, nuk kish rëndësi se ish vajze apo djalë, grua apo burrë, plak apo i ri... Ishte padyshim një bashkëvuaj­tës, i cili në ato çaste po festonte fillimin e mbarimit te vuajtjes dhe mjerimit. Ish e pabesueshm­e ajo çfarë po ndodhte. Kudo shiheshin grupe studentesh të cilët bisedonin, përqafohes­hin, qeshnin dhe gëzonin në mënyrë të zhurmshme. Jam i bindur se për këdo nga ne që ka jetuar ato çaste është e pamundur t'i harrojë ato, është e pamundur qe ato momente te mos na shoqërojnë deri në çastin tonë të fundit. Pasi kaluan momentet e para dhe pasi përcaktuam një linjë komunikimi për gjithçka ( mos harroni se atëherë telefonat ishin mjaft të rrallë dhe nën kontrollin absolut të sistemit), sidomos për të komunikuar në rast të ndonjë veprimi të policisë apo sigurimit filluam të ndahemi dhe ne studentet tiranas të shkojmë në shtëpitë tona. Ne pallatin tim po më prisnin të gjithë. Frika ishte vrarë dhe njerëzit filluan të manifestoj­në haptazi kundërshti­në për diktaturën dhe instru- mentet e saj. Dukej me tepër si një feste familjare, dhe të gjithë komshinjtë vinin dhe me përgëzonin...! Kujtoj se atë natë nuk kam fjetur, qëndroja shtrirë dhe prisja me padurim ardhjen e mëngjesit. Fitorja e asaj beteje na kish shtuar etjen për beteja dhe fitore të tjera.

Çfarë ka mbetur nga greva studentore dhe kujtimet e saj?

Përgjithës­isht jam tip pozitiv dhe gjithmonë shoh anën pozitive të çështjes. Greva e urisë është lëvizja me e dlirë dhe e kthjellet që një grup studentesh prodhuan në ndihme të vetvetes dhe popullit te tyre. Padyshim mosha e re atëherë na shtynte të besonim se gjerat do të ndryshonin menjëherë, mjaftonte qëllimi i mirë apo entuziazmi ynë për të dekretuar dhe realizuar ndryshimin dhe mbrothësin­ë për kombin tonë. Lëvizja mbartte në brendinë e saj shumë aspirata, shumë opinione, shumë orientime dhe shumë këndvështr­ime, por ajo çka e ngjizi dhe i dha vlerën absolute për kombin tonë ishte se ajo mbartte një aspiratë të vetme, aspiratën e çlirimit nga marrëzia dhe idiotësia e konceptit të shtrembër komunisto- diktatoria­l. Sot ka një polifoni zhurmash, zërash, komentesh për sa i përket grevës së urisë. Nganjëherë këto zëra vijnë edhe nga brendia e saj, nga faktorët e grevës së urisë, të cilët jodetyrimi­sht duhet të ndajnë ide dhe opinione të njëjta, por kjo gjë për mua veçse e lartëson grevën e urisë dhe lëvizjen e dhjetorit. Po në fund të fundit a nuk u ngritëm ne pikërisht për këtë gjë? A nuk rrezikuam jetët tona për këtë gjë?

A nuk hodhëm tej friken pikërisht për këtë gjë?

A nuk kërkuam ne nëpërmjet grevës se urisë dhe lëvizjes se dhjetorit të flasim të lirë, të shprehim opinionet tona, t'i trumbetojm­ë ato qoftë edhe atëherë kur gabojmë? Orë në fund të fundit ne rrezikuam për fjalën e lirë, qoftë ajo e mirë apo e keqe, e drejtë apo e shtrembër, dashamire apo dashakeqe? Ne u ngritëm që gjithkush të ketë mundësinë të shprehet i lirë! E me tej eshte ne opinionin e lire dhe moralin e njerëzve të besojnë dhe vlerësojnë atë çka është e drejtë dhe e mirë! E pra sot të gjitha këto ndodhin, e pra sot ka shumë zëra që përpiqen të paragjykoj­në lëvizjen e dhjetorit dhe grevën e urisë, nganjëherë këto zëra për pak çaste mbysin me rrapëllimë­n e tyre edhe të drejtën dhe të moralshmen. Kjo nuk ka rëndësi. Proceset janë të gjata, por të pakthyeshm­e, rruga drejt të moralshmes dhe të së drejtës është e vështire, por e pandalshme. Edhe pse ndonjëherë pikëllohem dhe pezmatohem kur shoh se çfarë po ndodh e çfarë po thuhet, gjithsesi nuk mund të mos shoh me plot krenari e kënaqësi se greva dhe lëvizja kane funksionua­r me se miri. Këtë e vërteton fakti se edhe dashakeqët e tyre sot mund të gëzojnë vlerat e lirisë që sollën pikërisht ato lëvizje studentore. Edhe kjo është pjesë e lirisë u takon njerëzve të zgjedhin për me tej!

 ??  ?? Greva e urisë e studentëve më 20 shkurt 1992
Greva e urisë e studentëve më 20 shkurt 1992
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania