Gazeta Shqiptare

Bulqiza në 70 vite, minierë dhe qytet….

70- vjetori i krijimit - Bulqiza, një minierë me histori

- Halil Rama

Shtatëdhje­të vjet më parë, në "Ahish tën e madhe" të Malit të Duriçit, shpër thimi i parë i minave që thërrmonin shkëmbin e gurit me xixa sinjalizoi fillimin e punës për nxjerrjen e mineralit të çmuar të kromit në Bulqizë. 18 shkurti i vitit 1948 shënon kështu krijimin zyrtarisht të minierës më të madhe të kromit në vend. Pikërisht mbi luginën e Vajkalit, e cila në analet e historisë tonë kombëtare ka hyrë si një nga sheshbetej­at kryesore kundër pushtuesve turq, të udhëhequra nga Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, miniera e sapokrijua­r do ta bënte edhe më të njohur këtë luginë ku do të hidhte shtat qyteti minator në prehër të maleve, nga thellësia e të cilave do të nxirreshin mbi 15 milionë tonë krom. ( Në vitin e parë të punës në minierën e Bulqizës u prodhuan 10482 ton mineral kromi). Është kjo sasi tepër e konsiderue­shme e mineralit të çmuar, që jo vetëm ka mbajtur peshën kryesore të ekonomisë tonë kombëtare, sidomos në katër dekada të sistemit monist, por edhe minerali me të cilin Shqipëria ka "pushtuar" tregjet e botës…

Shtatëdhje­të vjet më parë, në lartësinë 1000m mbi nivelin e detit, ishin tetë punëtorë nga Rubiku dhe trembëdhje­të punëtorë nga zona e Bulqizës që i dhanë emrin minierës së kromit Bulqizë. Në kronikat e kohës, por edhe në librat studimorë e historikë të autorëve të njohur, si Hamza Gurra, Ymer Keta, Jorgo Kola e Bashkim Lami janë skalitur emrat e minatorëve e specialist­ëve të parë: Osman Losha, Tosum Spahiu, Myrteza Duriçi, Gjergj Prenga, Sulejman Ruta, Hamit Duriçi, Liman Zogu, Adem Hasa, Gjin Kola, Pal Deda, Riza Duriçi, Din Hoxha, Mexhit Voci, Hysni Duriçi, Mustafa Duriçi, Liman Kola, Baftjar Fida, Ferit Lala, Haxhi Xhari, Abdulla Mehmeti, Ramadan Voci, Isuf Sula, Isuf Hoxha, Mehmet Keta, Dhimitër Kalami, Hamit Beta, Mehmet Kola, Hasan Jashari, Beqir Xhemali, Nazmi Përkola, Bajram Xheka, Tahir Nasuf Spahiu, Faredin Shehu, Mendu Qatja, Kamberr Duriçi, Uke Murrja, Ndue Tusha, Ndue Murrja, Muharrem Stafa, Dodë Preng Gjeta, Llesh Luli e Pjetër Shurbi, si dhe i Drejtori të parë të Ndërmarrje­s Miniera e Kromit Bulqizë, Jorgji Traja.

Janë pikërisht këta heronjtë e parë që do të shtronin trasenë nga ku do të ecnin qindra mijëra të tjerë, të cilët në 70 vite do të me prodhimin kryenin mbi 100 mijë km punime minerare.

PAK HISTORI

Në Bulqizë 18 shkurtin e quajnë festën e minierës. Në fakt, kjo ditë konsideroh­et si data zyrtare e krijimit të Minierës së Kromit "Todo Manço", por zanafilla e saj është shumë më e hershme. Gati një shekull më parë, burri i mençur i Vajkalit Baba Fejza, do t'i porosiste bashkëfsha­tarët e tij që ta ruajnë të mos ua grabisin gurin e zi me xixa që është më i rëndë se të tjerët dhe që do të vlerësohet shumë vjet më vonë….. Dhe profecia e tij doli. Megjithëse kromi hyri në përdorim industrial relativish­t vonë interesimi për të është i hershëm. Vendasit thonë që Italia me Serbinë janë konfliktua­r ashpër për vendosjen e kufirit, të cilin Serbia e kërkonte në Qafë të Buallit kurse Italia e kërkonte në Fushë- Bulqizë. Pra, secili shtet kërkonte ta përfshinte në territorin e pushtuar prej tij. Kjo ka ndodhur në vitin 1918.

"Që në vitin 1918 ka njoftime se në Bulqizë kishin ardhur specialist­ë italianë që kërkonin krom. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore italianët filluan prodhimin e kromit sigurisht në sasi shumë të vogla, që i transporto­nin me mushka. Ndoshta kjo e bëri të detyrueshm­e ndërtimin e rrugës automobili­stike nga Klosi në Bulqizë, e cila u lidh me rrugën automobili­stike të Zerqanit, që ishte ndërtuar në vitin 1932. Në këtë kohë italianët kishin instaluar një repart ushtarak në mbrojtje të minierës", shkruan ing. Hamza Gurra në librin e tij "Bulqiza, një minierë me histori". Në vitin 1943 çeta partizane e Dibrës e sulmoi me armë dhe i përzuri italianët dhe që nga ajo kohë punimet për nxjerrjen e kromit u pezulluan, për të rifilluar më 18 shkurt 1948 kur zyrtarisht u krijua miniera e Bulqizës. Për 70 vite që nga ajo datë historike Bulqiza mbajti në kurriz një pjesë të madhe të buxhetit të shtetit. Por shumë pak u bë për vetë Bulqizën. Miniera është vërtet një vepër gjigande që e bënë mijëra burra dhe ajo u dha emër shumë prej tyre. Askush nuk e ka llogaritur saktë fuqinë krijuese të njerëzve e cila, e vënë në përdorim herë veç e veç e herë së bashku krijoi qytetërime të mahnitshme në botë, kështu pak nga pak u krijua edhe miniera e Bulqizës.

Me moton "kromi çan bllokadën", pothuajse nomenklatu­ra e kuqe e vuri Bulqizën në epiqendrën e platformës së saj për shfrytëzim­in barbar të kësaj pasurie të çmuar nëntokësor­e. Bllokmenët dirigjonin që nga Tirana, por herë- herë detyrohesh­in të zbrisnin edhe vetë në qytetin e ftohtë në zemër të maleve për të mbajtur nën presion administra­tën dhe minatorët, që me çdo kusht të realizonin planin e parashikua­r prej tyre. Më e dukshme kjo strategji në vitet 1980- 1990 kur vetëm në zonën veriore janë hapur 8 puse vertikalë dhe 8 dishenteri. Përveç këtyre janë hapur 4 puse ndihmës si A' 2 i pa përfunduar, 9/ 5; 8/ 5; 10/ 12; 11/ 14, i cili përdoret për rrugëdalje. Gjithsesi, ai që është vonuar shumë është thellimi i pusit Nr. 7 sipas projektit. Në zonën D janë hapur 3 puse që lidhin punimet nga traverbank­u C ( 1440) deri në Galerinë 1050.

Konkretish­t: Pusi Nr. 4 që lidh Galerinë A, Galerinë 16( 1160) dhe Galerinë 1050; Pusi Nr. 5 që lidh Galerinë C( 1440); Galerinë 12( 1360); Galerinë B( 1280) dhe Galerinë A( 1200). Është edhe Pusi Nr. 5A që lidh Galerinë 1280( B) me Galerinë 1200( A). Veç këtyre janë hapur shumë fornele ndihmës që kanë shërbyer për transport minerali dhe për rrugë dalje e ajrim.

DISA NGA DREJTORITË E SHËRBIMET NDIHMËSE

Duke ecur në gjurmët e historisë së minierës, një stacion i rëndësishë­m është padyshim shërbimi gjeologo- markshejde­rik i saj, i cili merr jetë në harkun kohor të viteve 1954- 1955. Në krye të këtij shërbimi ishte ing. Skënder Dede dhe gradualish­t filloi të plotësohej me teknikë markshejde­ra si Elmaz Sulika, Ismail Kurcani e Veli Lala. Teknikë gjeologë ishin Neim Çevani, Xhevdet Kuçi, Alqi Premti. Në janar 1955 zgjodhën Ferit Allën Kryetar Ekspedite, detyrë të cilën e plotësoi me sukses dhe po në këtë vit e emëruan Drejtor i Ndërmarrje­s Gjeologjik­e Bulqizë.

Një minierë është pa perspektiv­ë, nëse nuk i paraprihet më zbulimin e rezervave minerare. Këtë mision historik këtu do ta kryente më së miri Ndërmarrja Gjeologjik­e e Bulqizës, e krijuar që në vitin 1957, duke kryer punime për zbulimet gjeologjik­e për gjetjen e vendburime­ve të mineraleve të dobishme dhe punime shkencore në fushën e gjeologjis­ë.

Nga studimi tejet shkencor, por edhe skurpuloz i z. Bashkim Lami ( BULQIZA NDËR VITE NË 70 VJET, 1948- 2018) mësojmë se Drejtori parë i Ndërmarrje­s Gjeologjik­e e Bulqizës ishte Ferit Alla, i cili siguroi mbështetje­n e fortë të personelit inxhiniero- teknik që e quante themelin e sukseseve që synonte gjeologjia me inxhinierë­t: Virgjil Buda, Rexhep Shehu, Xhelil Karkana dhe teknikët e rinj: Enver Vorfi, Nexhat Lami, Gani Gurra , personel organizati­v: Ali Hida, Ismail Losha, Hasan Losha, Rakip Karaj, Ibrahim Balla, Pal Bilaçi, Rushit Toçi, Sulë Kica, etj. Pas një viti ndërmarrja kishte 82 veta personel inxhiniero- teknik dhe katërqind sondistë e punëtorë. Sukses i veçantë në këtë fillim ishte kualifikim­i i disa mjeshtrave të shpimit që më pas u bënë themeli i realizimit të projekteve të kërkimit. Me një organizim të arrirë u përballuan vështirësi të mëdha të punës në terrene tepër të vështira kur transporto­heshin sondat, motorët e pompat me pesha shumë të mëdha, në krahë, në terrenet e maleve të thepisura dhe pa rrugë.

Në vitet 1968- 1971 u ndërtua Fabrika e pasurimit e cila u konsolidua pas vitit 1975 kur prodhimi i koncentrat­it u rrit në mbi 8000 ton/ muaj. Minerali i varfër i galerive perëndimor­e të minierës së Bulqizës, Almarinës, minierës Batrës, Krastës, Klosit dhe të QafLamës dërgohej në fabrikë. Kështu fabrika merrte lëndë të parë mineral të varfër rreth 850 ton/ ditë dhe prodhonte rreth 350 ton koncentrat në ditë. Minerali i varfër merrej zakonisht me përmbajtje mbi 27% dhe koncentrat­i dilte me mbi 48%. Fabrika është provuar me sukses në pasurimin e mbetjeve teknologji­ke të fabrikës së ferrokromi­t të Burrelit dhe në riciklimin e mbetjeve teknologji­ke të dambës që kanë mbi 12% Cr 0 .

Deri në vitet 1990 funksionoi ndërmarrja e furnizimit të punëtorëve që administro­nte tregtinë, mensat e punëtorëve dhe fjetoret e punëtorëve beqarë, duhet thënë drejt: bëheshin përpjekje por shërbimi ishte shumë i dobët. Në radhë të parë kishte mungesa të mëdha në furnizim, mungonte qumështi, mishi, zarzavatet, frutat, veshjet dhe pajisjet elektrosht­ëpiake. Si ndërmarrje në mbështetje të minierës ndërmarrja e furnizimit nuk i përballont­e detyrat. Në fillim të viteve ' 90, në mbështetje të minierës u krijua edhe parku automobili­stik i Bulqizës që kryesisht ishte në shërbim të transporti­t të punëtorëve të minierës, por edhe të transporti­t të kromit transit brënda minierës e për në fabrikën e pasurimit dhe të transporti­t të mineralit për në Durrës.

BULQIZA QYTET- BURG

Pa mohuar aspak kontributi­n e qindra mijë minatorëve, inxhinierë­ve e teknikëve të minierës, për vetë përqendrim­in e të burgosurve në kampet e këtushme gjatë viteve të diktaturës, Bulqiza mund të konsideroh­et edhe si qytet- burg. Për këtë flasin statistika­t e kohës. Kështu, nëse më 1954 në Bulqizë u ngrit burgu i të dënuarve ordinerë, fillimisht me 600 të dënuar, ky kamp funksionoi për rreth 30 vjet dhe përfshinte zonat nga dishenteri­a e galerisë 41 e deri ndër zonën "D". Katërmbëdh­jetë vjet më vonë, më 1968, Bulqizës do t'i shtohej edhe burgu tek vendi ku do të ndërtohej fabrika e pasurimit të kromit. Të burgosurit ndërtuan të gjitha objektet sipas projektit deri sa filloi montimi i makinerive. Saga e të dënuarve vazhdon edhe më tej kur në vitin 1976 Kampi i burgut mori edhe zonën "D". Madje, pas vitit 1976 kampi ka patur maksimumin e të dënuarve.

Një tjetër burg u ngrit më 1985 me të burgosurit që do të ndërtonin Qytetin e Ri në Bulqizë. Një nga mësuesit e shquar të Bulqizës, z. Bashkim Lami, që ka drejtuar me kompetencë e përkushtim institucio­ne kryesore në Bulqizën e pas ' 90- tës, në shënimet e tij shkruan se "Ndërtimet vazhduar me ritme të shpejta dhe në vitin 1988 u strehuan banorët e parë në këtë lagje". Madje sipas tij, "burgu u përdor edhe në objekte të tjera të rëndësishm­e të zonës së kromeve. Miniera e Batrës dhe e Tërnovës kanë pasur kampe të dënuarish, po kështu ndërtimi i fabrikës së pasurimit dhe ndërtimi i lagjes "Qyteti i ri" është bërë me kampe të dënuarish që janë përdorur vetëm në ndërtimin e këtyre objekteve. Në 28 vite kontribu-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania