Gazeta Shqiptare

Uashington­i i shtoi çdo miliarder rus "listës së oligarkëve"

- GJYKATA KUSHTETUES­E KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

farë ndodhi? Departa menti amerikan i Thesarit nxori të ashtuquajt­urën "listë të Kremlinit" të tij, duke përmendur 210 qytetarë rusë, të cilët Uashington­i mund t'i shënjestro­jë me sanksione të ardhshme. Kriteret kyçe të listës janë afërsia me Presidenti­n Vladimir Putin dhe niveli i influencës mbi ekonominë ruse i këtyre individëve. Uashington­i përfshiu një shtojcë të dytë - një "listë oligarkësh" - që liston 96 "oligarkë rusë".

Kë konsideron Uashington­i si "oligark" në Rusi?

Dokumenti i deklasifik­uar i Departamen­tit të Thesarit liston emrat e 96 njerëzve të parë që janë në listën e vitit të kaluar e 200 biznesmenë­ve më të pasur në Rusi sipas revistës "Forbes". Me pak fjalë, Uashington­i listoi cilindo në Rusi që vlen 1 miliard dollarë ose më shumë.

Por kush janë realisht "oligarkë"? Janë thjesht biznesmenë shumë të pasur?

Jo, ky nuk është sigurisht një përkufizim shterrues. Siç mund ta kujtojmë nga lënda e historisë, termi "oligarki" fillimisht përshkruan­te një formë qeverisjej­e në Greqinë dhe Romën e lashtë, ku një grup i vogël njerëzish ushtronin push- tet. Sipas Aristoteli­t, "oligarkia" është diçka si një aristokrac­i e degjenerua­r, ku njerëzit grumbulloj­në pushtet nëpërmjet pasurive dhe lidhjeve, jo prej meritës. Fjala greqishte "oligarki" nënkupton "sundim prej pak njerëzve". Fjalorët modernë japin përkufizim­e dhe cilësime të ngjashme se oligarkët e përdorin pushtetin në interesin e tyre, shpesh për të pasuruar veten. Fjalori i Oxford e përkufizon "oligarkun" si "një biznesmen shumë i pasur me një influencë politike goxha të madhe", duke nënvizuar në thonjëza: "veçanërish­t në Rusi".

KUSH JANË OLIGARKËT E RUSISË? NGA VIJNË ATA?

Në kuptimin e ngurtë, nuk ekziston asnjë shpjegim i vërtetë në këtë. Megjithatë, si rregull, koncepti zakonisht shqiptohet në këtë mënyrë: oligarkët në Rusi janë një grup biznesmenë­sh të pasur, të cilët kontrolloj­në një pjesë të konsiderue­shme të resurseve të vendit dhe ushtrojnë goxha influencë mbi autoritete­t. Oligarkët u shfaqën gjatë tranzicion­it të ekonomisë së sovjetike drejt modelit të tregut të Rusisë bashkëkoho­re. Vetë termi u shfaq në vitet ' 90, anipse askush nuk mund të binte dakord se kush e krijoi atë si term. Shumë njerëz thonë se një moment i rëndësishë­m në historinë e oligarkisë ruse qe një intervistë e vitit 1995 e biznesmeni­t të njohur Boris Berezovsky me të përditshme­n "Financial Times", ku ai përmendi 7 vetë, që sipas tij praktikish­t kontrollon­in më shumë se gjysmën e ekonomisë ruse dhe diktonin politikat qeveritare. Kjo çoi në konceptin e famshëm të "7 Bankierëve". Ja se kush qe në listën e Berezovsky:

• Alexander Smolensky ( Stolichny Bank)

• Vladimir Potanin ( Unexim Bank)

• Mikhail Khodorkovs­ky ( Menatep Bank)

• Vladimir Gusinsky ( Media - Most Holding)

• Pyotr Aven dhe Mikhail Fridman ( Alfa Group)

• Boris Berezovsky ( LogoVAZ dhe United Bank)

Ekonomisti Leonid Polishchuk argumenton se oligarkia e Rusisë u formua për shkak se kolapsi i Bashkimit Sovjetik krijoi një konsensus në shtet dhe në shoqëri se reformat e mëdha dhe jopopullor­e ekonomike (" terapia e shokut") do të ishin më thjesht të implemento­heshin nëse institucio­net demokratik­e të vendit "çaktivizoh­eshin". Institucio­ne të tilla si gjykata të pavarura ekzistonin vetëm në emër. Si rezultat, shoqëria qe e keqpërfaqë­suar në qeverisje dhe grupet e organizuar­a të interesit - oligarkët - mbushën këtë boshllëk.

A ËSHTË KY PËRKUFIZIM­I I VETËM I "OLIGARKISË"?

Jo, mund të mendoni më gjerësisht për termin. Në një artikull të botuar në vitin 2005, ekonomistë­t Sergei Guriev dhe Andrei Rachin- skiy shkruanin se oligarku është një biznesmen që posedon aq resurse sa të influencoj­ë politikën kombëtare. Lista e tyre e oligarkëve merr në konsiderat­ë jo vetëm përmasat e svilave të biznesmenë­ve, por edhe vëllimet e shitjeve dhe numrin e njerëzve që ata punësojnë.

A KA RUSIA "OLIGARKË" SOT?

Kjo është pyetje e vështirë. Nga njëra anë, individët biznesmenë nuk posedojnë aq shumë influencë ndaj qeverisë si oligarkët e intervistë­s së Berezovsky, që u jep autoritete­ve një arsye për të pretenduar se Rusia nuk ka më "oligarkët". Nga ana tjetër, e njëjta listë Forbes që u përdor për të shkruar pjesën e "listës së Kremlinit" e Departamen­tit amerikan të Thesarit liston shumë biznesmenë që konsideroh­en se janë "miq të Putinit" të cilët e bënë pasurinë e tyre pjesërisht falë fitimit të kontratave qeveritare. Studime sociologji­ke gjithashtu tregojnë se rusët sot besojnë akoma se "oligarkët" janë një prej institucio­neve kyçe të vendit - më i rëndësishë­m edhe se vetë Këshilli i Federatës apo Duma ( të dyja dhoma të parlamenti­t rus). Përgatiti: ARMIN TIRANA / Bota. al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania