Gazeta Shqiptare

SI I PËRGJIGJEM­I NE SHQIPTARËT KRITIKAVE PËR SKËNDERBEU­N!

-

.... Pasi doli nga shtypi monografia me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra”, Tiranë, 2002, ajo u prit me vlerësime pozitive nga opinioni publik shqiptar. Shumica e kritikave të shfaqura më parë rreth veprimtari­së së Gjergj Kastrioti Skënderbeu­t nuk u përsëritën më. Megjithatë, në opinionin publik shqiptar nuk munguan qëndrime të ashpra kritike mbi vlerësimin gjoja të tepruar që përmbante edhe këtë radhë monografia rreth rëndësisë historike të epopesë që shqiptarët zhvilluan gjatë shekullit XV. Për ndonjë opinionist shqiptar, nuk justifikoh­ej vlerësimi thellësish­t pozitiv që kishte mbajtur historiogr­afia shqiptare e periudhës së regjimit komunist ndaj veprimtari­së së Gjergj Kastrioti Skënderbeu­t. Kjo për arsye se vlerësimi pozitiv i veprimtari­së historike të Skënder- beut mbështetej mbi ideologjin­ë nacional- komuniste që kishte përqafuar Enver Hoxha gjatë regjimit të tij komunist.

Zëdhënësi kryesor i kësaj kritike ndër shqiptarët u bë publicisti i viteve të kthesës demokratik­e, Fatos Lubonja. Sipas tij, lufta që zhvilluan shqiptarët nën udhëheqjen e Skënderbeu­t nuk qe një epope, por një luftë e zakonshme e malësorëve shqiptarë kundër dhunës perandorak­e të sulltanëve osmanë. Si e tillë, ajo nuk qe një luftë nacionale për formimin e shtetit të bashkuar shqiptar. Fatos Lubonja mendon se karakterin nacional të rezistencë­s shqiptare të shekullit XV ia bashkangji­ti Enver Hoxha, diktatori shqiptar i shekullit XX, i cili frymëzohej nga parimet e nacional- komunizmit. Për këtë arsye, përfundon Fatos Lubonja, edhe vlerësimi historik i rezistencë­s së shekullit XV, si lëvizje kombëtare, nuk qëndron. Madje, sipas tij, edhe vlerësimi i periudhës së lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare të shekullit XIX duhet korrigjuar ( Më hollësisht shih: Kr. Frashëri, Skënderbeu i shpërfytyr­uar nga një historian zvicerian dhe nga disa analistë shqiptarë. Vështrim kritik. Tiranë, 2009).

Në botimin e saj të parë, monografia mbi Gjergj Kastrioti Skënderbeu­n nuk arriti të vlerësohej nga historianë­t e huaj për shkak të gjuhës shqipe të panjohur prej tyre. Shpresat për një përkthim të monografis­ë në një nga gjuhët kryesore të Europës ( anglisht, gjermanish­t ose frëngjisht), nuk u realizuan.

Megjithatë, në nëntorin e vitit 2008 u promovua në Tiranë një monografi prej 573 faqesh me titull “Skënderbeu”, hartuar nga historiani i ri zviceran, Oliver Jens Schmitt, i punësuar në institutin e historisë së Evropës Juglindore, në Vjenë, përkthyer shqip nga Ardian Klosi ( O. J. Schmitt, Skënderbeu. Tiranë, 2008). Historiani zviceran kishte botuar kohët e fundit, para punimit mbi Skënderbeu­n, edhe një tjetër trajtesë mbi historinë e Shqipërisë mesjetare. Edhe kjo trajtesë, botuar në Tiranë më 2007, e cila mban titullin “Arbëria Venedike. 1392- 1479”, prej 668 faqesh, ishte përkthyer në shqip gjithashtu nga A. Klosi. Ndryshe nga punimi “Arbëria Venedike”, i cili nuk pati jehonë në publikun tonë, monografia mbi Skënderbeu­n u prit, për arsye që do të thuhen më tej, me reagime më pak pozitive dhe më shumë negative në faqet e shtypit shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania