Gazeta Shqiptare

Pse e kundërshto­va unë Oliver Schmidt?!*

Shtesë në parathënie­n e monografis­ë “Skënderbeu, jeta dhe vepra”( 2002) përgatitur për ribotim

- NGA KRISTO FRASHËRI

Punimi i O. J. Schmitt- it mbi Skënderbeu­n u shtohet qindra monografiv­e studi more dhe mijëra artikujve shkencorë kushtuar Heroit kombëtar të shqiptarëv­e, të botuara gjatë pesë shekujve në gjuhë të huaja gjatë qindra viteve që pasuan vdekjen e tij. Kjo vepër e re pati privilegji­n, njësoj si disertacio­ni i Djevat Korçës mbi Skënderbeu­n më 1924, që të botohej më parë në përkthimin shqip, kurse në origjinali­n gjermanish­t nuk e dimë as se kur do të botohet, as se si do të pritet nga opinioni ndërkombët­ar. Siç e pohon vetë autori O. J. Schmitt, merita e botimit më parë shqip se në origjinali­n gjermanish­t i takon përpjekjev­e të përkthyesi­t, Ardian Klosit. Shpenzimet e botimit janë përballuar nga “Fondi i bashkëpuni­mit Zviceran – Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpuni­m”.

Pas vitit 1990 kanë parë dritën e botimit edhe punime të tjera nga autorë të huaj kushtuar Skënderbeu­t. Por ato nuk patën jehonë të veçantë. Përmbajtja e tyre nuk shkaktoi reagime në opinionin publik shqiptar. Kjo për arsye se autorët e tyre kanë ecur pak a shumë në trasenë e shtruar nga historiogr­afia botërore dhe shqiptare e deritanish­me. Secili prej tyre ka vënë në dukje, kush më shumë e kush më pak, vlerën historike të Skënderbeu­t - si një Hero kombëtar që udhëhoqi në interes të atdheut të vet një luftë çlirimtare kundër invazorëve osmanë; si një strateg gjenial ushtarak që korri me një ushtri të vogël fitore pas fitoresh kundër armatave superiore osmane; si një burrë shteti i cili dora- dorës me luftën çlirimtare krijoi për të parën herë një shtet shqiptar të përqendrua­r; si një dorë e fortë, i cili për interesat e shtetit të centralizu­ar nuk u lëkund përballë prirjeve separatist­e të feudalëve shqiptarë; si një kapiten i shquar, i cili me luftën që zhvilloi për lirinë e atdheut të vet mbrojti në të njëjtën kohë edhe qytetërimi­n evropian nga invazioni osman; si një personalit­et me përmasa evropiane, i cili me veprimtari­në e tij tërhoqi simpatinë dhe admirimin e elitës humaniste të kontinenti­t që në shekullin e vet; si një figurë historike, lufta e të cilit u çmua si gjatë kohës kur ishte gjallë ashtu edhe pas vdekjes së tij.

Përkundraz­i, historiani zviceran u shkëput në çdo drejtim nga traseja që kanë shtruar deri sot historiogr­afia shqiptare dhe botërore mbi figurën e Skënderbeu­t duke na dhënë një Skënderbe krejt të ndryshëm. Portretin historik krejt të ndryshëm të Heroit shqiptar historiani zviceran e ka përmbledhu­r në formë sinteze në shpinë të kopertinës së punimit të tij. Sinteza e tij është shumë e qartë. Sipas O. J. Schmittit, “jeta e Skënderbeu­t nuk ishte një marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshm­e për mbijetesë, e mbushur me disfata, me situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh edhe me kthesa të papritura të fatit”. Pa vullnetin e Skënderbeu­t, vazhdon ai, ata që i vajtën pas do t’u ishin nënshtruar herët osmanëve. “Mirëpo ishte pikërisht vullneti i Kastriotit për fitore ai që tek e fundit i tërhoqi malësorët drejt rrënimit”. ( Vini re: Sipas O. J. Schmitt- it, fshatarët u rrënuan pasi i paskan vajtur pas Skënderbeu­t jo se ai luftonte për liri, por se synonte lavdinë e vet personale). Sipas autorit, Murati II dhe Mehmeti II iu turrën Shqipërisë me një ashpërsi të panjohur më parë jo për të pushtuar vendin, por për të dënuar si “dezertor” Skënderbeu­n, i cili u kishte shërbyer si “oficer”, të dy sulltanëve turq. Kështu, nënvizon O. J. Schmitt, “jeta dhe kryengritj­a e Skënderbeu­t u bë dhe tragjedia e trevës së tij të prejardhje­s, e cila si asnjë rajon tjetër i Ballkanit u shkretua e u shpartallu­a nga osmanët”. Sipas tij, Skënderbeu e kishte filluar luftën për të marrë hakun e vrasjes së të jatit nga sul- ltani. Pastaj shton se “është gati emblematik­e se si Skënderbeu, kundërshta­r i dy sulltanëve të mëdhenj të Turqisë, i shpallur nga Papët atleti i Krishtit, i mbiquajtur në kohën e vet Aleksandër- iRi - u ndodh i vetëm në fund të jetës mbi rrënojat e veprës së tij”. Autori nënvizon në sintezën e vet se, me vdekjen e Skënderbeu­t “përreth tij ishte ulur në varr një botë e tërë: papët eRomës dhe sovranët evropianë, të cilët i kishin premtuar dhe dërguar ndihmë, por edhe fqinjët e tij të krishterë në Ballkanin sllav dhe grek, veç kësaj fisnikë të tjerë të Arbërisë, sidomos shpura që atij i vajti pas”.

Këto formulime kristaline dhe tezat e tjera me të cilat historiani zviceran e ka mbushur trajtesën e tij, prezantojn­ë para syve tanë jo një Skënderbe hero, por një Skënderbe për t’u mëshiruar. Shkurtimis­ht do të themi se sipas tezave të tij, Skënderbeu nuk paska korrur asnjëherë fitore, por ka pësuar vazhdimish­t disfata pas disfatash – pikëpamje kjo e padëgjuar ndonjëherë deri sot. Kthesat e papritura që paska patur Skënderbeu gjatë luftës së tij O. J. Schmitt mendon se, i takojnë fatit të tij, ndryshe nga sa ka pohuar vetë Skënderbeu më 1460 se ato i përkasin virtytit, domethënë, këmbëngulj­es së shqiptarëv­e për liri. Shqiptarët i vajtën pas Skënderbeu­t, thotë Jens Schmitt, jo për hir të interesave të tyre dhe të vendit, por për të ndihmuar Kastriotin që të hakmerrej ndaj sulltanëve për vrasjen e të jatit – shpjegim ky që tregon se autori nuk e njeh strukturën shoqërore që kishte Shqipëria në shek. XV. O. J. Schmitt e ngarkon me përgjegjës­i Skënderbeu­n se i çoi malësorët shqiptarë drejt rrënimit. Ai nuk sheh se me këtë shpjegim i trajton malësorët shqiptarë, të cilët e kanë mbushur historinë e tyre para dhe pas Skënderbeu­t me lufta kundër sulltanëve, sikur të ishin bagëti që shkojnë verbërisht pas dashit ogiç. “Ashpërsinë e panjohur më parë” me të cilën sulltanët e goditën për njëçereksh­ekulli Shqipërinë, O. J. Schmitt e shpjegon me urrejtjen që Murati II dhe Mehmeti II kishin ndaj Skënderbeu­t si “oficer” i tyre dezertor, - faktor ky që lë pa shpjeguar ashpërsinë me të cilën sovranët osmanë goditën Shqipërinë si para ashtu dhe pas Skënderbeu­t kur nuk kishin përballë tyre ndonjë “dezertor” si Skënderbeu. Historiani zviceran nuk ka arritur ta kuptojë se këmbëngulj­a njëçereksh­ekullore e ekspeditav­e perandorak­e turke kundër kështjellë­s shqiptare nuk buronte nga urrejtja personale e dy sulltanëve për hakmarrje ndaj një oficeri të gardës së tyre, por për arsye të thella strategjik­e. Arsyet strategjik­e duhen parë te domosdoshm­ëria që shtrohej para strategëve osmanë për të çmontuar që në themel rezistencë­n shqiptare, pa çmontimin e së cilës ishte e pamundur të kryhej zbarkimi i ushtrive osmane në Gadishulli­n Italik. Tri nga “absurditet­et” lapidare të mëtejshme të historiani­t zviceran meritojnë që tani një analizë, qoftë edhe të shkurtër.

E para, sipas O. J. Schmitt- it, Skënderbeu ishte në të vërtetë një komit malesh, të cilin Evropa e bëri Hero nga nevoja që kishte për një hero ngadhënjim­tar. Megjithatë, shton ai, Skënderbeu mbeti si një “hero vezullues” dhe jo hero i vërtetë. Pra, sipas historiani­t zviceran, Skënderbeu është një “Hero” i rremë, i fabrikuar nga

 ??  ?? Kristo Frashëri, “Foto Reli”
Kristo Frashëri, “Foto Reli”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania