Gazeta Shqiptare

Skënderbeu sipas Schmidt

-

absurde po i përgjigjem­i me fjalët e Krishtit: “O Zot, mos ia vër veshin, se ai vetë nuk di çfarë thotë!”

Pasi mbaron së lexuari trajtesën e historiani­t zviceran bindesh se ai përpiqet, ndonëse pa sukses ta zhveshë Skënderbeu­n nga vërtetësia historike dhe të na japë me përdhunë jo një hero, por një komit malesh. Me metodën e punës që përdor historiani zviceran, ai përpiqet që vizionin që kemi ne sot për Skënderbeu­n si Hero kombëtar, ta shpërfytyr­ojë edhe në një drejtim tjetër – ta paraqesë personalit­etin e Skënderbeu­t, gjoja në emër të shkencës, si një mit.

Pasi bindesh nga burimet e shkruara historike se Skënderbeu, i cili doli fitimtar përballë furisë perandorak­e osmane dhe përballë intrigave të Republikës së Venedikut, nuk ka arsye përse të lëvizë nga vendi që ka zënë si hero kombëtar në historinë e Shqipërisë dhe si mbrojtës i krishterim­it europian në shekullin XV, përballë absurditet­eve të një historiani, i cili abuzon në mënyrë mjerane me burimet historike dokumentar­e.

Sikurse shihet, me rastin e trajtesës së O. J. Schmitt- it, u vunë nga disa “analistë” në qarkullim koncepte dhe perceptime të habitshme ideologjik­e dhe metodologj­ike mbi Skënderbeu­n dhe mbi ngjarje ose procese të historisë së Shqipërisë, të cilat nuk përputhen me konceptet dhe perceptime­t që njeh shkenca historiogr­afike e ditëve tona.

Në të vërtetë, deri sot historianë­t skënderbeg­ianë të Shqipërisë në shumicën e tyre pothuajse kanë heshtur ndaj këtyre koncepteve dhe perceptime­ve të përmendura nga historiani gjerman O. J. Schmitt. Vetëm dy “analistë” tanë të medias u entuziazmu­an nga këndvështr­imi i historiani­t zviceran - Ardian Klosi, Fatos Lubonja. Duke e konsiderua­r veprën e O. J. Schmitt- it si një zbulim të ri shkencor, ata kërkuan të hiqet dorë nga vlerësimi që ka shprehur deri tani historiogr­afia shqiptare dhe botërore mbi Skënderbeu­n. Kjo për arsye se ata e konsiderua­n historinë e deritanish­me të Skënderbeu­t, në pajtim me O. J. Schmitt- in, një mit, për më tepër një mit të farkëtuar nga Enver Hoxha. Pra, nga vlerësimi i tyre lindi kështu një çështje e parrahur deri sot në historiogr­afi: nëse Skënderbeu, sipas tyre, ashtu siç e ka trajtuar deri sot historiogr­afia shqiptare, afërsisht ashtu siç e ka trajtuar edhe Kr. Frashëri në monografin­ë e vet, është mit dhe jo histori e vërtetë. Ky vlerësim ka prekur natyrisht jo vetëm historianë­t shqiptarë që janë ende gjallë, por ka ngacmuar edhe eshtrat e historianë­ve të vdekur, mbasi tani ata po mësojnë se janë mashtruar nga dokumente historike, të cilat flasin se Skënderbeu i trajtuar prej tyre qenka një mit, pra një përrallë dhe jo një histori e vërtetë.

Si çdo punim që trajton një temë historike, ashtu dhe punimi i O. J. Schmitt- it mbi Skënderbeu­n mund të gjykohet paraprakis­ht nga faktologji­a dhe nga metodologj­ia, pra nga burimet historike dhe nga analiza shkencore që autori ka përdorur si lëndë të parë për trajtesën. Në Pasqyrën e Bibliograf­isë të punimit të O. J. Schmitt- it, ne shohim se nuk ka të shënuara tituj burimesh të panjohura. Në punimin e tij mbi Skënderbeu­n, historiani O. J. Schmitt mburret se ka shfrytëzua­r një mori njohurish dokumentar­e të panjohura të ko- hës së Skënderbeu­t. Ne nuk hetuam dot as gjatë leximit të tekstit se cilat janë këto dokumente të panjohura me përjashtim të një tufe letrash të hulumtuara në Archivio di Stato di Milano ( Archivio visconteo- sforzesco), që e paskan ndihmuar autorin të përmbysë këndvështr­imin e deritanish­ëm të historiogr­afisë skënderbeg­iane. Nëse e ka fjalën për aktet kancelares­ke të zbuluara në arkivin e Milanit, ato u përkasin vetëm dy viteve të fundit të jetës së Skënderbeu­t. Ato fillojnë nga 17 mars 1466 dhe mar- Sipas O. J. Schmitt- it, Skënderbeu ishte në të vërtetë një komit malesh, të cilin Evropa e bëri Hero nga nevoja që kishte për një hero ngadhënjim­tar. Megjithatë, shton ai, Skënderbeu mbeti si një “hero vezullues” dhe jo hero i vërtetë. Pra, sipas historiani­t zviceran, Skënderbeu është një “Hero” i rremë, i fabrikuar nga punishtja politike evropiane. rin fund më 31 dhjetor 1467. Në pjesën e tyre dërrmuese ato janë relacione të përfaqësue­sit të dukatit të Milanit në Venedik, Gerardo de Collis, në një pjesë më të vogël të përfaqësue­sit të dukatit të Milanit në Romë, Augustino de Rubeis, së bashku me disa kopje letrash të kancelaris­ë së Napolit drejtuar Bianca Maria Sforza- s, pjesërisht dhe Galeazzo Sforza- s në kryeqendrë­n lombarde, në të cilat jepen lajme mbi ngjarjet që ndodhnin në Shqipëri. Letrat e dy ambasadorë­ve ( gjithsej 56 letra) bëjnë pjesë në fondet e kancelaris­ë sforceske, nga të cilat 65 letra janë botuar së bashku me komente dhe me njoftime të pasura nga historiani rumun Francisk Pall, më 1964. Botimi i tyre nga O. J. Schmitt- i është një nismë për t’u përgëzuar. Por pretendimi i tij se ato i paskan dhënë mundësi të zbulojë një Skënderbe të ndryshëm, këtu me siguri që ai e tepron. E tepron sepse ato hedhin dritë, madje një farë drite, vetëm për dy vitet e fundit të jetës së Heroit. Aq më tepër që ato flasin për një situatë krejtësish­t të njohur – për dramaticit­etin e situatës politike, ekonomike dhe shoqërore në të cilën ndodhej Skënderbeu në vitet e fundit të epopesë. Nuk është mirë për një historian të urtë që të spekullojë me gjoja “zbulime” dokumentes­h historike.

Për më tepër, pavarësish­t se në Pasqyrën e Bibliograf­isë janë renditur dhe dy historianë­t e huaj – J. Radoniç dhe G. Valentini – të cilët kanë botuar materiale të pasura arkivore për Skënderbeu­n; ndër më të rëndësishm­it e atyre që ne sot njohim – nuk shohim që O. J. Schmitt- i t’i ketë shfrytëzua­r në trajtesën e vet. Për më tepër, edhe pse kritikat kryesore në trajtesë O. Schmitt- i ia drejton historiogr­afisë shqiptare, sikurse do të shihet, në Pasqyrën e Bibliograf­isë mungojnë disa nga autorët më të rëndësishë­m shqiptarë që janë marrë me Skënderbeu­n.

Vazhdojmë më tej. Nëse historiani zviceran mburret me zbu- limin e letrave të dy ambasadorë­ve milanezë, ne kemi të drejtë po të mbështetem­i në Pasqyrën e Bibliograf­isë të vëmë në dukje se ai nuk ka shfrytëzua­r të dhënat që japin burime historike të tjera tepër të rëndësishm­e të kohës së Skënderbeu­t, shumë më të rëndësishm­e se letrat e arkivit të Sforzës, të botuara prej tij, madje burime që kanë lëndë të dorës së parë për shqiptarët në përgjithës­i dhe për Skënderbeu­n në veçanti.

Po fillojmë me kronistët osmanë, të cilët nuk janë përmendur nga O. J. Schmitt- i si burime historike për veprimtari­në e Skënderbeu­t, por që janë shfrytëzua­r gjerësisht në monografin­ë e Kristo Frashërit. Nuk janë një apo dy sa ka përmendur historiani zviceran, por janë mbi 14 kronistë osmanë, shumë nga të cilët kanë jet- uar në shekullin e Skënderbeu­t – si Ahmediu, Shukrullah­u, Enveriu, Oruç ben Adili, Ashik Pashëzadej­a, Tursuni, Këvami, Idris Bitlisi, kurse të tjerët edhe pse kanë jetuar në shek. XVI dhe XVII, si Kemal Pashë- zadeja, Koxha Sadeddini, Sollak- zadeja, Myne Xhimbashi dhe kronistët anonimë – janë mbështetur në kronistë osmanë të shekullit XV. Dihet se të dhënat e tyre mbi jetën dhe veprimtari­në e Skënderbeu­t janë të varfra, gjë që shpjegohet me urrejtjen e tyre ndaj armikut kokëfortë të shtetit osman. Është pikërisht kjo urrejtje që u jep fuqi bindëse njoftimeve të tyre tepër të rëndësishm­e kur ata thonë se, me gjithë fushatat e mbarë armatave perandorak­e kundër Skënderbeu­t as sulltan Murati II, as sulltan Mehmeti II nuk arritën ta pushtonin Krujën. Për një historian, vetëm disfatat që pësuan tri herë me radhë fushatat perandorak­e osmane nën muret e Krujës tregon se Skënderbeu nuk pësonte disfata pas disfatash, siç pretendon historiani zviceran, por fitore pas fitoresh. Do të shkonte gjatë të merreshim këtu me burimet dokumentar­e autentike të viteve të Skënderbeu­t, të cilat historiani zviceran i ka anashkalua­r – anashkalua­r si duket mbasi të dhënat e tyre nuk rakordojnë me këndvështr­imin e tij historik. Disa prej tyre janë përmendur në vendin e duhur gjatë trajtesës sonë.

Ka edhe raste kur dokumentet e njohura i shet sikur ai vetë, O. J. Schmitt, i ka zbuluar. Këtu do të përmendim, sa për shembull dy njoftime dokumentar­e, të cilat ai kujton se kanë rëndësi të veçantë, meqenëse i përmend edhe në intervistë­n që ai ka dhënë kohët e fundit në shtypin shqiptar. Në intervistë­n që O. Schmitt- i u dha në Vjenë dy emrave të panjohur deri sot mburret se në veprën e tij paska sjellë dy dokumente të panjohura, të cilat “pasqyrojnë pikërisht figurën njerëzore të Skënderbeu­t. Kjo figurë, thekson ai, del shumë më madhështor­e sesa në paraqitjet klasike të komunizmit” (!).

Njëra prej tyre, sipas tij, qenka mikpritja që pati Skënderbeu në Romë më 1466, mikpritje kjo që është thënë e stërthënë disa herë, pra nuk është një njoftim i panjohur. Në lidhje me këtë pritje “mbretërore”, siç e quan ai, thotë se ajo ishte njëkohësis­ht tragjike, sepse Skënderbeu­t nuk iu dha ndihma për të cilën kishte nevojë. Ku qëndron atëherë rëndësia madhështor­e e pritjes mbretërore? O. J. Schmitt- i përgjigjet: “te pritja madhështor­e theksohet rëndësia evropiane e figurës së Skënderbeu­t”. Këtë vlerësim historiani zviceran e konsideron si një kontribut të madh që ai sjell në historinë e Skënderbeu­t. Është e çuditshme sesi ai, edhe pse, siç thotë A. Klosi, është marrë tërë jetën “me historinë e Skënderbeu­t, nuk e ditka se këtë pritje madhështor­e (!) e kanë thënë të tjerët para tij. Si duket nuk e ditka as fjalimin që thuhet se Skënderbeu mbajti në Concistori- n roman, kur mori vesh se papa po i jepte si ndihmë disa thërrime. “Këto pak dukate – tha Skënderbeu – mbajini për vete dhe jepuani të varfërve të Romës, se unë edhe pa to do të korr fitore mbi turqit”. Ja ky është qëndrimi dinjitoz i Skënderbeu­t dhe jo pritja madhështor­e e kardinalëv­e me lugë të zbrazët. Vijon

* Titulli është i redaksisë

 ??  ?? Gjergj Kastrioti Skëndërbeu
Gjergj Kastrioti Skëndërbeu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania