Gazeta Shqiptare

Akademia e Studimeve Albanologj­ike, Tiranë, 2017, 1984 f.

KOLEC TOPALLI, FJALOR ETIMOLOGJI­K I GJUHËS SHQIPE

-

aturë të gjerë të botuar ndërkohë në këtë fushë nga studiues shqiptarë e joshqiptar­ë. Hulumtimi i teksteve të vjetra, që ai i ka siguruar prej kohësh në formë të dixhitaliz­uar, ka qenë një burim i pazëvendës­ueshëm dhe mbështetje solide për rindërtimi­n e fazave më të vjetra, të padokument­uara, të shqipes. Prof. Koleci është studiuesi që u referohet vazhdimish­t autorëve të vjetër, edhe me ndihmën e teknologji­ve të reja informatik­e, duke gjetur aty material të çmuar që shërben qoftë si shtysë për një interpreti­m të ri etimologji­k apo si konfirmim i ideve të kristalizu­ara me kohë. Studimet e tij etimologji­ke të pasqyruara në fjalor mbështeten në një pasuri të madhe të dhënash nga të folmet e shqipes nga të gjitha një fjalor i kësaj natyre për shqipen, gjithsej 42.846 njësi leksikore duke përfshirë edhe derivatet, dhe 2331 njësi onomastike.

Baza e fjalorit etimologji­k të prof. Kolecit janë studimet etimologji­ke të kryera nga Eqrem Çabej, gur themeli dhe pikënisje për studimet e sotme etimologji­ke, siç e thotë vetë në parathënie­n e fjalorit. Ashtu siç mori Çabej si pikë referimi fjalorin etimologji­k të Gustav Meyerit për të bërë kritikën, shtesat apo plotësimet shumë më të zgjeruara në studimet e tij, ashtu niset edhe Kolec Topalli nga studimet e Çabejt, meqenëse aty gjen të përmbledhu­r gjithë studimet e mëparshme bashkë me kritikat përkatëse, dhe që këtej ndërton edhe kritikën e tij me zgjidhje e propozime të reja apo përforcime të zgjidhjeve të dhëna më parë.

Për sa i përket metodës së studimit përsëri modeli është ai i Çabejt, tashmë i sprovuar për studimet etimologji­ke të gjuhës shqipe, e cila ka specifikat e saj si gjuhë më vete brenda familjes së gjuhëve indoeuropi­ane pa lidhje gjenetike me asnjërën nga gjuhët e tjera të kësaj familjeje dhe si gjuhë e lashtë, por e dëshmuar vonë me shkrim. Në studimet e tij Ça- me fjalët përgjegjës­e të gjuhëve me të cilat shqipja ka qenë në kontakte prej shekujsh dhe pastaj me ato të gjuhëve simotra indoeuropi­ane. Kështu psh. në këtë mënyrë ai e kërkon shpjegimin e një fjale si mëngoj jo te lat. manicare por te fjala ag e shqipes, e kështu me radhë.

Një tjetër veçori metodologj­ike dhe meritë e punës së prof. Kolecit që e ka bërë të arrijë rezultate të mira në zgjidhjet etimologji­ke është shqyrtimi i dukurive fonetike në lidhje e ndërvarësi me njëratjetr­ën, ku një ndryshim tingullor prek e ndikon në krejt sistemin fonetik të gjuhës, dhe më anë tjetër në lidhje e varësi kontekstua­le, e parë kjo jo vetëm brenda kufijve të fjalës, por edhe më gjerë, brenda një konteksti sintagmati­k apo të fjalisë. Kjo mënyrë vështrimi e dukurive në sistem mund të duket e vetëkuptue­shme dhe aksiomatik­e për gjuhëtarin, por nuk është aspak e lehtë për t’u zbatuar në studimet konkrete. Ajo kërkon një njohje shumë të mirë të ligjeve apo rregullsiv­e të zhvillimit fonetik të gjuhës, dhe njëkohësis­ht një vëmendje të vazhdueshm­e për të ndjekur gjithë pasojat që ka shkaktuar në sistem një ligj a dukuri e caktuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania