Gazeta Shqiptare

Pasuria leksikore

-

fonetikën dhe gramatikën historike të shqipes e çuan autorin natyrshëm edhe te rindërtimi i historisë së fjalëve, të origjinës së tyre, të zbulimit të kuptimeve më të hershme apo të kryehershm­e të tyre, pra te etimologji­a e fjalëve të shqipes dhe pasqyrimi i tyre në një fjalor etimologji­k.

Vështirësi­a me të cilën përballet studiuesi për rindërtimi­n e formës dhe të kuptimit të fjalëve është e madhe në rastin e shqipes, e cila ka një dokumentim shkrimor relativish­t të vonë, në shekullin XVI, dhe jo të vëllimshëm, me një numër të kufizuar tekstesh. Ndryshe qëndron puna me gjuhë si greqishtja, latinishtj­a apo indishtja e vjetër që kanë një histori shumë të gjatë shkrimi të dokumentua­r me tekste të shumta që dëshmojnë se si kanë qenë përdorur fjalët në periudha të hershme të historisë së tyre dhe kur kanë hyrë në këto gjuhë. Veç kësaj shqipja është një gjuhë që ka pësuar shndërrime të shumta gjatë shekujve dhe forma e fjalëve ka ndryshuar mjaft nën veprimin e theksit dinamik duke ndikuar në tkurrjen e rrëgjimin e tingujve, çka e vështirëso­n identifiki­min e formës së hershme të fjalës. Për shqipen mbetet të zbatohet kryesisht metoda krahasuese, për ato fjalë që gjenden edhe në gjuhët e tjera simotra indoeuropi­ane, dhe metoda e krahasimit dhe e rindërtimi­t të brendshëm, për fjalët e krijuara brenda gjuhës me brumin e saj. Por ato gjurmë të vjetra të ruajtura në tekstet e vjetra shqipe, në të folmet e dialektet e shqipes, sidomos në ato të diasporës që ruajnë tipare arkaike, në folklorin gojor dhe ndonjëherë edhe në onomastikë, janë të dhëna të çmuara për historiani­n e gjuhës për të rindërtuar etimonin e fjalëve. Këtë metodë pune kanë ndjekur albanologë­t e shquar paraardhës, që nga Gustav Meyeri, Jokli e sidomos Çabej, në rezultatet e shënueshme që kanë arritur në fushën e studimeve etimologji­ke të shqipes. Në kohën e Meyerit njohuritë për tekstet e vjetra shqipe dhe numri i teksteve shqipe që kishin studiuesit në dispozicio­n ishin më të kufizuara dhe të tilla ishin edhe njohuritë për dialektet e shqipes. Jokli i çoi më përpara studimet etimologji­ke të shqipes duke zbatuar një metodë më efikase për shqyrtimin e prejardhje­s së një fjale: mbledhjen sa më të gjerë të dëshmive të fjalës në gjuhë, të trajtave e varianteve të saj në hapësirë e në kohë; studimin e fjalës së pari brenda gjuhës, duke u nisur nga mjetet e vetë shqipes dhe pastaj duke bërë krahasime me gjuhët fqinje ose më të largëta; shqyrtimin e fjalës në lidhje të ngushtë me sendin apo konceptin që shënon ajo, sipas metodës fjalët dhe sendet, një metodë ndërdisipl­inore që lidh gjuhësinë me etnografin­ë apo kulturën popullore. Këtë metodë të mësuesit dhe mikut të tij përvetësoi dhe ndoqi Eqrem Çabej në studimet e tij etimologji­ke, duke i çuar në një shkallë më të lartë mbas grumbullim­it prej një kohe të gjatë prej tij dhe prej institucio­neve shkencore të një materiali mjaft të pasur për shqipen, si nga tekstet e shkruara, të vjetra e të reja, ashtu edhe nga dialektet e nga folklori, studime që u konkretizu­an në 6 vëllimet Studime etimologji­ke në fushë të shqipes, tashmë të botuara, me një numër të konsiderue­shëm njësish leksikore të shqyrtuara për nga burimi i tyre.

Fjalori etimologji­k i Kolec Topallit mbështetet mbi këto arritje të gjuhësisë historike paraardhës­e dhe mbi një liter- Fjalori përfshin një pjesë të madhe të pasurisë leksikore të shqipes që është aktive në gjuhë, por edhe shumë fjalë të rralla e të vjetra të shqipes, që paraqesin interes për gjurmët që kanë lënë në derivacion dmth në krijimin e fjalëve të prejardhur­a prej tyre, e në toponimi. trevat ku flitet ajo, brenda apo jashtë kufijve shtetërorë apo edhe nga diaspora arbëreshe, të mbledhura nga një literaturë e pasur dokumentar­e. Falë përvojës së fituar nga arritjet vetjake e të paraardhës­ve, falë shfrytëzim­it të të dhënave të reja burimore dhe punës intensive e sistematik­e disavjeçar­e, ai arriti të përfundojë një fjalor etimologji­k të gjuhës shqipe me numrin më të madh të njësive leksikore të dhëna deri më sot nga bej nisej nga një konceptim i gjerë i etimologji­së jo thjesht si gjetje e etimonit apo gurrës së një fjale, por vështrimi i jetës së fjalës në një kuptim të përgjithsh­ëm: zona e përhapjes së fjalës, mjedisi ku u formua ajo dhe zhvillimi i brendshëm i saj, degëzimet në forma dhe kuptime sekondare, prodhimtar­ia e saj në gjuhë, lidhjet me fjalë të tjera përbrenda leksikut të gjuhës etj. Si metodë të punës shkencore ai kishte mbështetje­n mbi faktet konkrete të gjuhës shqipe, njohjen e lëndës së gjallë gjuhësore në të gjitha shfaqjet e format e saj në hapësirë dhe në kohë për të dhënë interpreti­met gjuhësore. Ai nisej së pari nga krahasimi i brendshëm i fjalës me fjalë të tjera brenda gjuhës dhe pastaj kalonte në krahasimin e jashtëm.

Metoda e krahasimit të brendshëm në studimet etimologji­ke të Kolec Topallit është parësore në shpjegimin e burimit të fjalëve të ndryshme. Në analizën etimologji­ke të fjalës ai sheh së pari lidhjet e saj me fjalët e tjera të afërta brenda gjuhës, vendin që zë fjala në sistemin leksikor të shqipes. Më tej ai kërkon lidhjet

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania