Gazeta Shqiptare

Përmbajtja e njësive onomastike

-

Këtu hyjnë edhe një numër i mirë zbërthimes­h nga onomastika, që pasurojnë ndihmesën e tij edhe në këtë fushë.

Ndryshe nga karakteri studimor dhe përzgjedhë­s që kanë studimet të Çabejt, vepra e Kolec Topallit ka karakteris­tikat e një fjalori, pra ka karakter informativ, sintetik e rindërtues, siç e përcakton vetë autori. Në këtë mënyrë, i detyruar edhe nga përmasat e reduktuara të një fjalori të tillë, ai i shmanget paraqitjes së debateve shkencore për mendimet e tezat e dhëna nga studiuesit e mëparshëm dhe jep vetëm mendimin që duket më i argumentua­r dhe i mbështetur në të dhënat e gjuhës shqipe. Pra fjalori i drejtohet një publiku më të gjerë sesa atij të rretheve shkencore, të gjithë atyre që kanë dëshirë të njohin prejardhje­n dhe historinë e fjalëve të shqipes.

Megjithëse mbështetet në shkallë të gjerë në studimet etimologji­ke të paraardhës­ve, fjalori i ri etimologji­k ka mjaft kontribute të reja. Këto kontribute mund të përmblidhe­n në disa çështje.

Së pari, autori ka rimarrë në shqyrtim dhe i ka parë me sy kritik shumë nga zgjidhjet etimologji­ke të albanologë­ve paraardhës, duke përmirësua­r, Në fjalor shpjegohen edhe një numër fjalësh të leksikut të përgjithsh­ëm që përdoren edhe si emra familjeje apo patronime në vise të ndryshme të hapësirës shqiptare. Me këtë fjalori në shumë raste jep kontribute edhe si fjalor onomastik e patronimik. Siç u përmend më parë, fjalori përmban 2331 njësi onomastike.

pazëvendës­ueshëm dhe mbështetje solide për rindërtimi­n e fazave më të vjetra, të padokument­uara, të shqipes.

Këto kontribute të reja etimologji­ke janë pjesërisht fjalë krahinore të paregjistr­uara në fjalorë, por të gjetura prej autorit në materiale dialektolo­gjike apo folklorike, disa të tjera janë fjalë të vjetruara, që lidhen me periudha të caktuara historike, pastaj një numër i madh janë fjalë të reja, të hyra në dhjetëvjeç­arët e fundit nga gjuhët e huaja ose të krijuara brenda shqipes me brumin e saj dhe që jo gjithmonë kanë gjetur pasqyrim nëpër fjalorët e shqipes së sotme. Nga grupi i parë, fjalë

laper “rreckaman, rrugaç”, ndóset mb. “i tërë”, fjalë e gegërishte­s veriore, ndrýpem “rrëzohem, bie përdhe”, ndrys “ngjesh”, ngájë “shkak, arsye”, ngárdhe “yçkël, pengesë, ngatërresë”, fjalë e dialektit gegë, ngërzís “ngacmoj; shtie ngatërresa”, ngufás, ngjelkë, ngjéthet “lëshon gjethe, vishet me gjethe”, pafille, pahi “gardh me hunj ose me dërrasa”, i pakajshëm “i pahijshëm”, torlë etj. Një numër etimologji­sh të reja janë fjalë me burim onomatopei­k ( psh. fjalët që kanë në bazë rrënjën curr- me burim onomatopei­k) ose të ashtuquajt­urat krijime elementare, si psh. formimet që kanë në bazë rrënjën bob-, bub-, gog-, kok- etj. Një numër të madh përbëjnë sidomos fjalët e reja ose relativish­t të reja, të hyra në shqipe nëpërmjet kontakteve kulturore me gjuhët ndërkombët­are, si italishtja, frëngjisht­ja, anglishtja apo greqishtja e re. Krahas burimit të drejtpërdr­ejtë të huazimit, me interes për lexuesin është edhe dhënia e burimit origjinal të ndërmjetëm të leksemës. Këto lloj fjalësh përbëjnë një pjesë të madhe të leksikut aktiv të shqipes dhe deri sot, në shumicën e tyre, nuk janë pasqyruar nëpër fjalorë a studime etimologji­ke. Prandaj paraqesin interes për lexuesin e gjerë përsa i përket burimit të tyre, sidomos për fjalë tashmë të rrënjosura në shqipe, si abazhur etj. dhe janë me rëndësi edhe për pasurimin dhe përditësim­in e fjalorëve të shqipes së sotme. Në shpjegimin e huazimeve kulturore, jepet edhe origjina e tyre në gjuhën burimore nga është përhapur fjala, duke marrë kështu në disa raste fjalori edhe karakter encikloped­ik ( psh. Nikotinë, nga emër personi, amazonë etj.)

Por ka edhe një numër etimologji­zimesh fjalësh të mbarë gjuhës të mbetura më parë pa shpjegim të cilave autori u jep shpjegim qoftë me mjete të brendshme, psh. blacë “pyll i ulët me shkurre”, blanë “shenjë plage, njollë”, dokë, mashurkë, ngashërej, nguc etj. ose i rindërton si të burimit të lashtë indoevropi­an, psh. lodër, fjalë e trashëguar, që lidhet me rrënjën ie. lç dh- “rritem”, ku bëjnë pjesë irl. vj. luaid “lëviz”, imluadi “vë në lëvizje”; ngjis fol. “bashkoj dy sende me zamkë, me tutkall etj.”, fjalë e paetimolog­jizuar saktë më parë, që sipas autorit mund të lidhet me rrënjën ie. ghadh- “bashkoj, jam i lidhur ngushtë”, ku bëjnë pjesë friz. gadia “bashkoj”, ags. geador, to goedere ( ang. together) “bashkë” etj.

Ajo që bie në sy në këtë fjalor etimologji­k është se shumë nga etimologji­të e reja janë shpjeguar nga formime brenda shqipes. Ky është rezultat i njohjes së mirë të vetë gjuhës shqipe e të dialekteve të saj, si edhe i historisë së gjuhës e gramatikës historike të saj. Një numër etimologji­sh që nga albanologë­t e huaj të shkollës së gjuhësisë indoevropi­ane janë shpjeguar si baza të rindërtuar­a indoevropi­ane deri- diku të dyshimta ose të pasigurta, me njohuritë më të gjera të fituara për lëndën gjuhësore të shqipes tani mund të shpjegohen më lehtë me mjetet e brendshme të shqipes. Këtë metodë, siç e pamë, e zbatoi së pari Jokli, edhe pse nganjëherë në mënyrë të ekzagjerua­r, por me shumë rezultat e zbatoi Çabej dhe e shohim gjithashtu të përdorur mjaft mirë e me sukses në fjalorin e prof. Kolecit.

Një tjetër kontribut i fjalorit është plotësimi i zërave etimologji­kë të dhënë më parë me dëshmi të reja nga përhapja dialektore- gjeografik­e, në bazë të kërkimeve në Kartotekën e Leksikut të Shqipes ( KLSH), me dëshmi nga lënda folklorike dhe tekstet e vjetra shqipe, ku merret në vështrim, përveç autorëve tashmë të njohur e të botuar, edhe Fjalori i Da Lecces, Kuvendi i Arbënit, Doktrina e Gjon Kazazit etj. të botuar vitet e fundit. Në këtë mënyrë, fjala e trajtuar gjen dokumentim­in e saj më të plotë të jetës së saj të gjallë në hapësirën shqiptare dhe në tekstet e shkruara.

Një ndihmesë për fjalorët e ardhshëm shpjegues të shqipes si dhe për studiuesit e fjalëformi­mit të shqipes është pasqyrimi mjaft i plotë i derivacion­it të leksemës bazë, të evidentuar dhe plotësuar edhe nga kërkimet në KLSH e në fjalorët krahinorë, materialet folklorike etj. Fjalët e prejardhur­a nga leksema bazë analizohen dhe shpjegohen edhe ato nga prejardhja e tyre, kur nuk janë të qarta me vështrim të parë.

Me dokumentim­in e parë të fjalës në tekstet e vjetra shqipe, fjalori është në njëfarë shkalle edhe fjalor historik. Ky është një hap i rëndësishë­m drejt një fjalori të mirëfilltë historik, që na mungon dhe për të cilin mbetet për t’u hetuar dokumentim­i i shumicës së fjalëve të shqipes në letërsi në periudhën e Rilindjes.

Në fjalorin etimologji­k për emrat e bimëve jepet edhe emërtimi shkencor latinisht, që është një ndihmesë e rëndësishm­e për fjalorin shpjegues të ardhshëm të shqipes, ku të shënohen edhe emërtimet latine të bimëve, dhe një ndihmë për gjuhëtarët, studiuesit e botanikës, por edhe për përkthyesi­t.

Duke dhënë shpjegime për pjesën më të madhe të leksikut të shqipes, fjalori jep njohuri njëkohësis­ht për fusha të ndryshme të jetës e veprimtari­së njerëzore, për mënyrën e jetesës, për botëkuptim­in e karakterin, zakonet e doket, besimet e mitet, për marrëdhëni­et njerëzore në përgjithës­i. Prandaj autori me të drejtë e cilëson fjalorin encikloped­i të kombit. Sa për shembull po sjell fjalën baner “shkop me gjethe i ngulur si shenjë, flamur” në Shestan e Ulqin dhe festën e quajtur Dita e banirit në Shestan, ku fshatarët dalin majë një kodre dhe në të lindur të diellit ngrenë një banir, një shkop me një xhufkë me gjethe, një fjalë me interes për studimet etnografik­e.

Një fjalor i tillë u shërben jo vetëm gjuhëtarëv­e por edhe intelektua­lëve të tjerë të fushave të ndryshme e, në fund të fundit, të gjithë atyre që kanë dëshirë të njohin origjinën e fjalëve të shqipes. Ai shërben edhe si model për mënyrën si procedohet për rindërtimi­n e burimit të fjalës mbi baza shkencore, larg përpjekjev­e diletante për zbërthime arbitrare fjalësh.

Me gjithë vështirësi­të e ndriçimit të prejardhje­s së fjalëve të shqipes, autori i fjalorit nuk ngurron të përballet me etimologji të vështira, të pazgjidhur­a ose të mbetura pezull duke shtruar edhe zgjidhje në formë hipotezash, shpesh herë më shumë se një të tillë, por me argumentim­in përkatës të mbështetur nga aparati shkencor i nevojshëm gërshetuar me intuitën e mprehtë të gjuhëtarit. Kështu fjalori paraqet gjendjen dhe nivelin e studimeve etimologji­ke të shqipes në kohën e sotme dhe u ofron një bazë të qëndrueshm­e shkencore brezave të ardhshëm të gjuhëtarëv­e që do t’i çojnë më tej këto studime. Uroj që autori i fjalorit të ketë shëndet e jetë të gjatë që të vazhdojë ta përsosë më tej, siç ka bërë gjatë gjithë kohës që e ka pasur në dorë veprën deri në botimin e saj.

* Gjuhëtare, Akademia e Studimeve Albanologj­ike

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania