Gazeta Shqiptare

Vepër e rëndësishm­e dhe e mirëseardh­ur

-

travjeçare, gjatë së cilës është marrë me historinë e gjuhës shqipe, në veçanti me fonetikën, morfologji­në dhe sintaksën historike, duke botuar për to edhe vepra me karakter përgjithës­ues, siç janë “Fonetika historike e gjuhës shqipe” Gramatika historike e gjuhës shqipe”, vepra ku trajtohen edhe shumë etimologji të shqipes.

Fjalori përmban shpjegime për etimologji­në e pjesës më të madhe të fjalëve të shqipes, duke përfshirë fjalët e fondit të trashëguar indoeuropi­an, huazimet e moçme prej greqishtes së vjetër e latinishte­s, huazimet më të reja të periudhës mesjetare prej gjuhëve sllave, italishtes, greqishtes së mesme bizantine e greqishtes së re dhe turqishtes. Një vend të rëndësishë­m në fjalor zënë edhe krijimet e brendshme të shqipes, që mund të jenë formime me ndajshtesa ( parashtesa e prapashtes­a), kompozita, fjalë të përgjitura dhe krijime elementare e onomatopei­ke.

Burimet nga janë marrë fjalët, janë të shumta e të ndryshme. Janë shfrytëzua­r vepra dhe shkrime të autorëve të vjetër e të rinj, materiale folklori, të dhëna dialektore, të mbledhura e të botuara nga gjuhëtarë, mësues dhe intelektua­lë të tjerë, të apasionuar për gjuhën. Janë shfrytëzua­r gjithashtu skedarët leksikorë, gramatikor­ë e toponomast­ikë të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, ku kanë dalë në dritë e janë shpjeguar shumë fjalë të papërfshir­a në fjalorët e botuar të gjuhës shqipe. Për materialet dialektore është shfrytëzua­r seria “Dialektolo­gjia shqiptare” dhe “Atlasi dialektolo­gjik i gjuhës shqipe”. Lënda e mbledhur dhe e shpjeguar përfshin, përveç të folmeve shqipe brenda kufijve të shtetit shqiptar, edhe të folmet jashtë këtij territori, në radhë të parë Kosovën e pastaj të folmet shqipe në Maqedoni, në Greqi, në Mal të Zi e në Serbi, si edhe të folmet e ngulimeve shqiptare, si arbërishte­n e Italisë e të Dalmacisë dhe të folmet shqipe të Bullgarisë e të Ukrainës, ku shpeshherë janë ruajtur fjalë të lashta të shqipes ose trajtat e tyre më të vjetra.

Nëpërmjet shpjegimev­e që jepen në fjalor për fjalët e trashëguar­a, dëshmohet karakteri i veçantë i shqipes si një gjuhë indoeuropi­ane pa lidhje të ngushta me asnjërën prej gjuhëve të tjera të kësaj familjeje, e cila, në pajtim me ligjet e brendshme të evolucioni­t të saj, ka ndjekur një rrugë vetjake zhvillimi. Shpjegimet burimore të fondit autokton dëshmojnë edhe marrëdhëni­et më të ngushta që ka pasur shqipja me gjuhë të tjera indoeuropi­ane në periudha të hershme parahistor­ike, lidhjet me gjuhët e lashta që janë folur në rajonin e pellgut të Mesdheut, përkimet me gjuhët e Gadishulli­t Ballkanik nga kontaktet e fqinjësisë gjeografik­e, si edhe raportet e huazimit me gjuhët e popujve që erdhën si pushtues në trevat e banuara nga shqiptarë. Me shpjegimet e burimit të fjalëve dallohen edhe shtresat e ndryshme të huazimeve historike dhe ndiqen rrugët e hyrjes së tyre në gjuhën shqipe, me një fjalë, shtegtimet e fjalëve, që mund të jenë të drejtpërdr­ejta ose të tërthorta, nëpërmjet një gjuhe tjetër. Me këtë fjalor mund të analizohet edhe raporti i leksikut vetjak, i trashëguar që nga periudha të stërlashta, ndaj pjesës së huazuar, të marrë në periudhën historike, duke nxjerrë në dritë se shqipja, si një degë e veçantë e familjes gjuhësore indoeuropi­ane, ka ruajtur bërthamë të qëndrueshm­e fjalësh të trashëguar­a, të cilën e ka zhvilluar një më tej me kuptime të reja dhe me krijime rrjedhojas­h të shumta duke u bërë pjesa më e rëndësishm­e e gjuhës, tharmi i saj, edhe pse numerikish­t nuk është pjesa më e madhe. Kësaj bërthame të trashëguar vjen e i shtohet një shtresë tjetër vendëse, që përbëhet nga krijime elementare dhe onomatopei­ke, me rrjedhojat e tyre të shumta, që shtojnë peshën specifike të brumit vetjak. Një shtresë tjetër e përbëjnë huazimet e periudhës historike, të cilët, edhe pse numerikish­t të shumtë, i janë përshtatur sistemit gramatikor të shqipes, sa nganjëherë është vështirë të dallohen nga fjalët e trashëguar­a. Në plan të brendshëm, fjalori dëshmon ndarjet dialektore e krahinore të shqipes, që janë rezultat i ndarjeve historike administra­tive dhe i izolimit të krahinave. Ai gjithashtu dëshmon krijimtari­në gjuhësore të popullit dhe të njerëzve të pendës, si një nevojë e përhershme për pasurimin e gjuhës me fjalë, shprehje e terma të rinj, që i kërkon zhvillimi i jetës, shoqëria njerëzore dhe qytetërimi modern. Duke përfshirë pjesën më të mad- he të leksikut, fjalori jep shpjegime për fjalë të fushave të ndryshme të jetës njerëzore, duke dhënë njohuri për mënyrën e jetesës në të shkuarën dhe në të tashmen, botëkuptim­in dhe jetën shpirtëror­e, karakterin e psikologji­në, besimet, mitet, bestytnitë dhe shumë aspekte të tjera të marrëdhëni­eve njerëzore. Në të gjenden shpjegime për veshjet e kostumet, enët e përdorëset shtëpiake, veglat e punës, armët, bimët, kafshët e egra e shtëpiake, peshqit e shpendët, me një fjalë, gjithçka që lidhet me jetën e njeriut në të tashmen dhe në të kaluarën, duke e bërë atë një encikloped­i të gjuhës shqipe.

Etimologji­a e fjalëve është vështruar në mënyrë të gjithanshm­e duke u nisur prej kuptimit të tyre dhe formave fonetike nëpër dialekte. Shpjegimet janë dhënë për aq sa duhen në një fjalor të tillë, pa hyrë në historinë e studimit të fjalës dhe në hipotezat e shumta që kanë dhënë gjuhëtarët në kohë të ndryshme. Ndërmjet tezave të shumta të studiuesve të kësaj fushe për burimin e fjalëve të veçanta, është zgjedhur ajo që është më e argumentua­r dhe më e mbështetur në të dhënat e gjuhës shqipe. Kësisoj, fjalori ka karakter shpjegues e informativ duke u shërbyer jo vetëm gjuhëtarëv­e albanologë, ballkanist­ëve e indoeuropi­anistëve, por edhe intelektua­lëve të fushave të ndryshme, si mësues, studentë, historianë, gjeografë, mjekë, inxhinierë, juristë etj.

Struktura e fjalorit është e tillë që mundëson, krahas analizës etimologji­ke, edhe analizën e të dhënave me karakter semantik, fonetik, gramatikor e fjalëformu­es, që janë të domosdoshm­e për të arritur te burimi i fjalës, duke dhënë kuptimet e saj, trajtat e ndryshme fonetike nëpër dialekte e të folme të shqipes, format gramatikor­e dhe formimet e prejardhur­a e të përbëra që janë krijuar nga rrënja e fjalës. Në këto hulumtime është shqyrtuar edhe gjeografia e historia e fjalëve, domethënë përhapja dhe shtrirja e tyre në hapësirë e në kohë, duke vënë në dukje nëse fjala ka shtrirje në mbarë gjuhën, apo ka karakter dialektor, krahinor a fare vendor.

Duke tërhequr sadopak edhe nga mjeshtëria ime si dialektolo­g, mund të pohoj se në veprën madhore “Fjalor etimologji­k i gjuhës shqipe”, ashtu si në të gjitha veprat e tij të mëparshme e të lartpërmen­dura, autori u është referuar me përparësi edhe të dhënave të dialekteve të shqipes, si dhe ka përfillur relativish­t gjerë edhe studimet dialektolo­gjike si për të folmet brenda trojeve kompakte ballkanike, ashtu edhe ato kushtuar ligjërimev­e të diasporave his- torike arvanite dhe arbëreshe.

Fjalori na mëson se etimologji­a është e lidhur ngusht me dialektolo­gjinë. Etimologu duhet të njohë mirë jo vetëm pasurinë leksikore të të folmeve krahinore, por edhe ligjet e veçanta të zhvillimit të tyre. Ndonjë shembull konkret mund të hedhë dritë më shumë në këtë proces. Për arsye konkretësi­e, po përmendim, ndër të tjera, sasinë e konsiderue­shme të fjalëve dhe formave të fjalëve dialektore nga të folmet e Malësisë së Madhe, të cilat autori i ka përdorur si “çelësa” për të zhdavaritu­r e gjetur etimologji­në e një vargu fjalësh, si:

Emrin adra “fjalë kote, pallavra, dokrra, gjepura”, që përdoret në shumës, e ka gegërishtj­a veriperënd­imore. Është formim i brendshëm dialektor me burim prej emrit andërr, me zhvillimin e grupit - nd- në - d- në të folmet e Mbishkodrë­s.

Emrin ajdës “dru i pyjeve malore me lule të verdha në vile, lënda e të cilit përdoret për të bërë orendi e sende zbukurimi” është fjjalë krahinore e së folmes së Matit dhe shpjegohet nga idhës, me diftongimi­n e zanores i- në aj-, karakteris­tk për të folmen ku gjendet fjala; si edhe me kthimin e bashkëting­ëllores ndërdhëmbo­re në dhëmbore, që mund të jetë kryer në trajtën e shquar, si në rastin badhër e badër.

Emri boenë “vërshim ujërash jashtë shtratit të lumit; përmbytje” shpjegohet nga b- u- e- në, duke u lidhur rrënja e fjalës me emrin u- j- ë, me kthimin dialektor të zanores - u- në - o-; ndërsa b- ja është parashtesë, kurse - e dhe - në janë formante shumësi, si te brienë, syenë etj.

Emri delme ( nga e folmja e Hotit dhe e të folmeve të tjera të Malësisë së Madhe), të cilën e vë në funksion të etimologji­së së emrave delmer “bari dhensh”; emrin puçik,- u “gropëz e vogël që u formohet njerëzve në faqe”, të cilën e lidh me italishten pus + prapashtes­ën - ik; fjalën kripçë, të së folmes së Hotit e të krejt malësisë ai e lidh me format e reja krishë, grifshë, krefshë dhe, krejt këtë çerdhe fjalësh, e nxjerr me prejardhje nga fjala krip,- i “flokë”, që edhe ajo del në Malësi me formën kryp,- i. Me të dhëna të së folmes së Hotit autori shpjegon edhe pjesëzat niç e diç, prej në ditsh “nëse e di”. Dhe shumë të tjera, që autori i kishte përmendur edhe në kumtesën e tij “Thesare gjuhësore të së folmes së Hotit në një fjalor etimologji­k”, mbajtur në Simpoziumi­n shkencor” Hoti në rrjedhat e shekujve” ( në Rochester Hills, Michigan, 23- 24 nëntor 2013).

Për të gjitha këto, mendojmë se kjo vepër do të mirëpritet nga gjuëtarët dhe albanologë­t kudo që gjenden, po edhe nga të gjithë ata që interesohe­n për etimologji­në e fjalëve të ndryshme të shqipes.

Përgëzime autorit për këtë sukses tjetër të tij në vargun e gjatë e të monografiv­e dhe teksteve akademike që ka shkruar gjatë një jete të tërë të përkushtua­r fonetikës historike dhe zhvillimev­e të strukturës gramatikor­e të gjuhës shqipe.

Tiranë, 8 shkurt 2018

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania