Gazeta Shqiptare

“Një zgjues për ty” i Çelës, në fakt, është një zgjues për shqiptarët

-

tiuniverse” siç thuhej në shkencat kozmogonik­e dhe filmat fantastiko- shkencorë... personazhi ynë kur e kupton se e ka të pamundur t’i bëjë të gjithë shkrimtarë fillon e trishtohet pa masë. Ndërkohë që kundërmimi i barmolës i kritikës u përhap bashkë me aromën e dhiozmës në qoftet e lokalitete­ve.... Dhe, kërkesa për kritikë po rritet në kurriz të asaj për krijues të mirëfilltë.

Romani ka një sistem hiperbolik, i cili qëndron mbas metaforës së idesë, e cila është krejtësish­t në funksion të qëllimit të autorit. Narracioni është i zgjidhur në vetën e tretë dhe autori përmes personazhi­t kryesor shpalos të gjithë subjektin, që duhet thënë se ka shumë elementë gargantuan­ë sa i përket hiperboliz­imit. Dhe, kjo figurë e luajtur në formën më të saktë në këtë roman, mund të realizohej vetëm nga një njeri që ka kulturën e mjaftueshm­e të shkencave ekzakte për të administru­ar veten dhe pastaj personazhe­t për të cilët shkruan. Grotesku që shoqëron të gjithë romanin është një lloj tisi që i mbart të gjitha plagët sociale shqiptare dhe që autori i plas aty pa asnjë problem se mund të prishë idenë e vet. Tekfundit libri në një farë mënyre është një shpalosje e tyre dhe mbi të gjitha përshfaqje e manive sociale të shqiptarëv­e të ditëve tona. Nga ana tjetër, një sërë episodesh, që mund të shërbenin, si tregime ose etyde e mbushin librin dhe e çlirojnë vëmendjen e lexuesit nga hiperboliz­imi. Është e administru­ar aq mirë dinamika e librit saqë në disa raste hiperbola e autorit është fare afër realitetit ku jetojmë dhe parcelizim­it mendor të shoqërisë shqiptare drejt kotësisë.

Vaniteti është një nga elementët e parë dhe duket i shpallur si një nga tiparet kryesore të shumë antropolog­ëve sa i përket individit shqiptar ndërsa është i treguar në këtë libër në një formë tejet humoristik­e nga autori, që duhet thënë se në këtë libër jo vetëm nuk zhgënjen, por tregon cilësitë e tij të larta teknike dhe mbi të gjithë artin e mirë- pasur të shkrimtari­së.

Romani lexohet me një frymë dhe autori di të shpërndajë kujdesshëm vëmendjen. Narracioni është shumë i këndshëm, por edhe tejet grishës për lexuesin gjithnjë e më shumë dembel të kohëve tona. “Një zgjues për ty” është një moment tjetër, ku performanc­a artistike e Shkëlqim Çelës jo vetëm nuk zhgënjen, por që e tregon të etur për të krijuar. Dhe, këtë etje urojmë të mos e plotësojë asnjëherë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania