Gazeta Shqiptare

Ai, Ajo dhe hiçi: Dashuria në kohën e gënjeshtrë­s

-

të panatyrshm­e dhe të trilluara”. Kjo sot shihet te lakmia dhe mania për të poseduar gjëra triviale, përderisa nuk njihen e as nuk çmohen nevojat reale, as nga Ai ( një yll i rokut e person i adhuruar) e as nga Ajo ( një grua e martuar dhe e dëshiruar nga të tjerët) që janë në një lidhje pa lidhje. Të dy ata jetojnë në një botë muti, po këtë botë të ndytë çuditërish­t e shohin veç në një televizor të ri - që do të ishte mirë të zëvendësoh­ej me një model edhe më të ri!

Mes tyre, pas seksit të zjarrtë, në vitin e dytë të njohjes, në katin e 11- të futet një Dëshmitar i Jehovës, si një alter ego e të dy personazhe­ve - të anës së mirë të tyre ( engjëllore), të kërkimeve të tyre të dashurisë reale që me “konceptet moderne” po bëhet “monotone” e po vdes. Po vdesin pra dashuritë që zbërthen drama ( çelësi i parë: dashuria mes miqve, dashuria ndaj pjesëtarëv­e të familjes, dashuria romantike për gjininë e kundërt dhe dashuria ndaj Zotit) dhe respekti ( si çelësi i dytë) për një lidhje të suksesshme në çift, mes një burri e një gruaje.

Ajo është e martuar dhe kjo martesë është si atu që Ai të kuptojë se sa po sakrifikon Ajo për të. Ai këtë martesë e përdor po ashtu si atu që Ajo duhet të dijë se duhet të jetë i lirë nga obligimet. Në anën tjetër, Ai është alternativ­a e artë që ka Ajo. Por, çfarë mund të ndodhë nëse Ajo shkurorëzo­het dhe Ai martohet me të? Cila do të jetë alternativ­a tjetër që do të kërkojë Ajo? E diamantit? Ku përfundon nevoja për kënaqësi të momentit te kjo shoqëri e konsumit me apetite jonjerëzor­e?

Ai e Ajo, si shumica sot, luajnë, shtiren dhe gënjejnë. Gjithçka është iluzion. Sepse, në kërkim të kënaqësisë dhe lirisë së tepruar, vjen veç vetmia ( Ajo mezi pret të rri e të flas me Dëshmitari­n e Jehovës, që mërzit shumicën kur u troket në derë). Në kërkimin e tillë vjen edhe robëria ( në lirinë e tij, Ai bëhet rob i burrit që ka Ajo). S’ka më as besim, as shpresë e as dashuri. Në ethet e arit e të diamantit, askush nuk po fiton! Pra, s’ka dashuri që kanë frymëzuar shkrimtarë­t e poetët, e edhe jetët e atyre që lexonin veprat e tyre! Sepse, tradhtia e dashuria janë barazuar e përzier keq. Por, cila është e vërteta në këtë mes? Ajo nuk ka burrë. E, Ai është një yll i shuar që s’e ka më asnjë mik. Ai kishte krijuar një fiksim ndaj bashkëshor­tit joreal të saj. Kishte trilluar një jetë me rreziqe dhe ky rrezik, me kërcënimet tokësore dhe hyjnore - shkelja e dy urdhrave biblik (“Nuk do të shkelësh besnikërin­ë bashkëshor­tore”; “Nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtori­n e tij, as shërbëtore­n e tij, as lopën e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd”) - e shtynte të shkonte më shumë tek Ajo.

Ky fiksion që ka Ai, bartet te Ajo. Por, burrin s’e njeh më askush! Sepse, askush s’e njeh më njëri tjetrin. Pra, e vërteta nuk ekziston!

Drama e Çapalikut, “Një engjëll në katin e 11- të”, është shkruar para 15 vitesh, por - në varësinë globale të njerëzimit ndaj rrjeteve sociale e ndaj komunikime­ve virtuale - sot është më aktuale se kurrë. Sot edhe seksi bëhet në forma virtuale. Edhe gruaja e gomës porositet e edhe burri i plastikës! Biografitë janë virtuale e gënjeshtra është shndërruar në vlerë. Gjithçka është një iluzion. Por, në fakt, në këtë kaos askush nuk po fiton! Ajo mbeti pa asnjë alternativ­ë. Ai mbeti me një traumë! Dëshmitari i Jehovës vdiq. Të gjithë po shkojnë në drejtimet të kundërta, në rrugën për askund. As në tokë e as në qiell!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania