Gazeta Shqiptare

Kosova 10 vjet e pavarur: Jo shumë për të festuar

“Deutsche Welle”

- Nga Vilma Filaj- Ballvora

( vijon nga faqja 1)

... të ri të Evropës. Me këtë ai ka shprehur thelbin e problemit: Asgjë nuk funksionon si duhet në Kosovë. Kosovarët kanë shkruar histori kur 10 vite më parë pas konfliktev­e disa dhjetëra vje• are shpallën me një proces paqësor pavarësinë e vendit të tyre të ndihmuar edhe nga shumë organizata ndërkombët­are. Euforia e atëhershme ishte e papërshkru­eshme dhe dëshira e madhe për të ndërtuar shtetin e tyre që e kishin ëndërruar prej një kohe të gjatë.

Por bilanci dhjetë vite më vonë është deziluzion­ues, ekonomia ka mbetur në vend numëro, papunësia është e lartë, mbizotëron varfëria, korrupsion­i dhe nepotizmi në ekonomi, rinia nuk ka asnjë perspektiv­ë. Pasojat fatale janë që në vitet e fundit ka pasur largime masive njerëzish nga vendi në drejtim të Perëndimit.

ENDE JO NJË “VEND I PROSPERUAR”

Ku është problemi? Pse nuk është bërë një “vend i prosperuar” Kosova pavarësish­t se atje është investuar aq shumë para duke përfshirë një angazhim të madh ndërkombët­ar? Për këtë ka shumë arsye: Nga njëra anë, faktori ndërkombët­ar, Kosova edhe pse vepron zyrtarisht si një shtet i pavarur, vendi nuk është njohur nga shumë vende anëtare të OKB- së dhe është akoma nën kontrollin ndërkombët­ar. Misioni i OKB- së, UNMIK është akoma instanca vendimtare në administri­min e vendit. Ushtarët e KFOR- it nën komandon e NATO- s duhet të kujdesen për sigurinë në vend. EULEX- i, misioni i BE- së për shtetin ligjor kujdeset për ndërtimin e shtetit ligjor. Qëllimi i këtyre misioneve është të mbështesin ndërtimin e shtetit në Kosovë. Megjithatë jo rrallë struk- turat ndërkombët­are dhe ato vendase pengojnë njëra- tjetrën. Përve• kësaj raste të korrupsion­eve masive të ndihmësve nga jashtë e kanë dëmtuar rëndë imazhin e tyre. Një vend nuk mund të jetë njëkohësis­ht i pavarur dhe të drejtohet si një protektora­t.

DIALOG DHE PËRÇARJE

Nga ana tjetër, Serbia, Beogra- di akoma nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Prej shumë vitesh ndërmjetës­on BE- ja dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për të normalizua­r marrëdhëni­et. Por bisedimet dështojnë në mënyrë të përsëritur në kërkesat maksimalis­te të të dyja palëve. Ndërkaq BE- ja e ka vendosur si kusht për hyrjen në BE të Serbisë dhe Kosovës një mar- rëveshje zyrtare. Megjithatë bisedimet nuk avancojnë.

Dhe kosovarët vetë: Zhvillimi i vendit karakteriz­ohet nga kriza të brendshme që e paralizojn­ë atë. Shumë vendime të rëndësishm­e nuk arrijnë të kalohen në parlament. Kështu për shembull ligji për Gjykatën Speciale ndërkombët­are që do të zbardhë krimet e luftës së shqiptarëv­e ndaj serbëve, nuk pranohet nga disa parlamenta­rë. Por këto procese janë të domosdoshm­e për proceset e pajtimit në vend. Po ashtu ka mbetur ende pezull aprovimi i ligjit për marëveshje­n tashmë të përfunduar për kufirin me Malin e Zi, pengesa kjo për liberalizi­min e vizave.

Që nga mbarimi i luftës në vitin 1999 politika dominohet nga ish- komandantë të UÇK- së: presidenti aktual Hashim Tha• i, dhe Ramush Haradinaj, i cili në Shtator 2017 u zgjodh për herë të dytë kryeminist­ër. Por dueti Thaçi- Haradinaj me sjelljen e tyre herë me dashuri e herë me urrejtje për njëri tjetrin e ka demtuar politikën. Rivalitete­t dhe ambiciet politike të të dyve janë shumë të mëdha. Pas luftës ata u brohoritën si heronj. Edhe sot ata gëzojnë mbështetje në popull. Por njëkohësis­ht zërat kritikë ndaj të dyve po shtohen gjithnjë e më shumë.

DUHEN NDËRMARRË REFORMA

Koha nuk pret: stanjacion­i si një situatë afatgjatë e dëmton Kosovën dhe të gjithë rajonin. Dhe nga kjo Evropa mund të ketë akoma më shumë probleme. Europa është “destinacio­ni i Kosovës” përbetohen Thaçi, Haradinaj e të tjerë. Por të bëhesh pjesë e Evropës do të thotë që fillimisht të përmbushen me sukses detyrat e përcaktuar­a të brendshme.

Qëllimi për të qënë pjesë e Evropës do të mbetet veçse një ëndërr në qoftë se nuk do të ketë një reformë politike dhe ekonomike në Kosovë. Impulsi për këtë duhet të vijë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për këtë nevojiten nga njëra anë koncepte që ofrojnë zgjidhje dhe nga ana tjetër një elite drejtuese aktive. Kosovarët vetë nuk mund t ´ i largohen përgjegjës­isë. Por edhe Serbet duhet të bashkëpuno­jnë dhe të lënë resentimen­tet e vjetra. Nga Evropa pritet: ajo duhet t ´ i vendosë kushte kushte të qarta Prishtinës dhe Beogradit, por njëkohësis­ht të japë më shumë stimuj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania