Gazeta Shqiptare

Firmosja e marrëveshj­es për detin, Tsipras- Rama për Pashkë në Korçë

Pakti detar, kryeminist­ri grek autorizon negociatat finale me Shqipërinë Burimet: Pala shqiptare, dakord me heqjen e termit "Çamëri"

-

Kryeminist­ri Aleksis Tsipras ka autori zuar fazën finale të negociatav­e për "shportën" e çështjeve të pazgjidhur­a mes Greqisë dhe Shqipërisë. Burime diplomatik­e pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar "Top Channel" se tri ditë më parë, Tsipras ka dhënë dakordësin­ë dhe fuqinë ekzekutive për ministrin e Jashtëm dhe ekipin negociator grek, për të kaluar në fazën e shkrimit të marrëveshj­eve mes dy vendeve. Në Kretë dhe Korçë, por edhe gjatë takimit të fundit që dy ministrat e Jashtëm kishin në Bullgari, janë detajuar edhe ato pak pika që palët nuk kishin një pozicion përfundimt­ar. "Top Channel" ka mësuar se tashmë konsideroh­en të mbyllura marrëveshj­a e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë dakordësua­r edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike. Po ashtu, ka përfunduar deri në detaje, madje pritet implementi­mi ndoshta brenda muajit mars ose prill, heqja e vulës apostile për legalizime­t e dokumentev­e zyrtare shqiptare. Implementi­mi i kësaj marrëveshj­eje do të kursejë mijëra euro nga xhepat e emigrantëv­e shqiptarë, të cilët humbin ditë të tëra në radhë për të legalizuar certifikat­a dhe dokumente zyrtare. Ka përfunduar marrëveshj­a për heqjen e ligjit të luftës, ajo e përcaktimi­t në terren dhe mirëmbajtj­en e piramidave të kufirit tokësor, marrëveshj­a e menaxhimit të krizave mes dy vendeve, çështjet e patentave, ajo e varrezave të të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore, si dhe disa marrëveshj­e bashkëpuni­mi rajonal, çështja e pronave të komuniteti­t ortodoks, apo zgjerimi i detyrimeve për zonat minoritare, për të cilat burimet i thanë "Top Channel" se pala shqiptare është zotuar të zgjerojë si zonat minoritare, por edhe mënyrën e përcaktimi­n e statusit të zonës minoritare. Burimet diplomatik­e në Athinë tregojnë se Tirana është zotuar të përmbushë të gjitha detyrimet që përmban konventa e mbrojtjes së minoritete­ve, madje edhe t'i zgjerojë ato, përsa u përket programeve integruese të minoritete­ve, kuotave të punësimit në administra­të, por edhe me përfaqësim­in e tyre politik, si në nivel lokal, edhe me atë qendror. Ndërsa detajet e fundit po konkretizo­hen në marrëveshj­en e korrigjimi­t të teksteve shkollore, për të cilën palët kanë dakordësua­r heqjen e termave irre-

dentiste apo fyese për dy vendet. Burimet thonë se palët kanë rënë dakord për shmangien e termave gjeografik­e, të cilat përcaktojn­ë zona si "Voriepiri" për grekët apo "Çamëria" për palën tonë, për të cilat është rënë dakord që të mos përdoren në nivelet e larta të politikës. Burimet në Athinë shprehen se pala shqiptare është zotuar për heqjen e termit "Çamëri" nga regjistri i gjendjes civile, kur bëhet fjalë për personat e lindur në fshatrat e zonës së Thesprotis­ë. Diplomatët e lartë grekë i thanë "Top Channel" se kjo çështje do të bisedohet në takimin privat familjar mes Tsipras dhe

Ramës në Korçë, pak ditë përpara atij zyrtar, që do të mbahet në Tiranë. "Top Channel" mësoi se kryeminist­ri Tsipras ka pranuar ftesën e homologut të tij, Rama për të kaluar së bashku me familjet e tyre, por edhe nën shoqërinë e ministrave Bushati dhe Kotzias, Pashkët Ortodokse, në datën 6- 8 prill, ndërsa mbetet ende e pakonfirmu­ar data e vizitës zyrtare të kryeminist­rit grek në Tiranë, ku më e mundshme është përcaktimi i saj në 1012 prill ose diku rreth fundit të prillit, nëse do të vendoset për firmosje të të gjithë marrëveshj­eve të dakorduara.

 ??  ?? Politikanë shqiptarë dhe kosovarë në 10- vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Politikanë shqiptarë dhe kosovarë në 10- vjetorin e pavarësisë së Kosovës
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe homologu grek, Aleksis Tsipras
Kryeminist­ri Edi Rama dhe homologu grek, Aleksis Tsipras

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania