Gazeta Shqiptare

Rama në parlamenti­n e Kosovës: Të kemi një president simbol uniteti

Të përçarë në Shqipëri, të bashkuar në Kosovë. Politikanë­t shqiptarë në seancën solemne "Në 20- vjetorin e pavarësisë dua të jem si baba i Zahos"

-

Politikanë­t shqiptarë, pavarësish­t përçarjes në Tiranë, dje u mblodhën të gjithë bashkë në Prishtinë. 10- vjetori i pavarësisë së Kosovës bashkoi politikën shqiptare këtej dhe matanë kufirit. Kosova e lirë bëri bashkë opozitarët e qeveritarë­t, të majtë e të djathtë duke festuar aktivitete përkujtimo­re për 10- vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne për nder të 10- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë seancë merrnin pjesë shumë politikanë e diplomatë. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryeminist­ri Edi Rama, ishkryemin­istri Sali Berisha, kryetari i PD- së Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe politikanë të tjerë shqiptarë marrin pjesë në seancë. Të pranishëm ishin edhe ishsenator­i amerikan Eliot Engel, ish- presidenti kroat Stipe Mesic, ish- kryeminist­ri i Turqisë Ahmet Davutoglu, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ish- administra­tori i UNMIKut Bernard Kuchner, ishambasad­ori i OSBE- së William Walker, ambasadorë dhe mysafirë nga shumë vende të botës.

PROPOZIMI

Kryeminist­ri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, propozoi dje një president të përbashkët KosovëShqi­përi, që sipas tij, do të ishte simboli më i mirë i një uniteti të të dyja vendeve. Përpara parlamenta­rëve të Kosovës, Rama kërkoi një politikë të jashtme mes dy shteteve, por që të kenë edhe një president të përbashkët. "Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatik­e të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase, ky parafytyri­m sot mund të mos jetë i këshillues­hëm në rrafshin e racionales, por historia, për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet. E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, i ka paraprirë falë njerëzve po të këtij vendi, një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt, sesa largësia që shohim sot", deklaroi z. Rama. Kryeminist­ri preferoi të mos flasë për të shkuarën, ndërsa deklaroi se dëshironte të ishte i pranishëm edhe në ceremoninë e 20- vjetorit, por jo si kryeminist­ri. "Teksa shpaloste peripecitë e shumta të Shqipërisë pas pavarësisë, Eqerem Bej Vlora mes të tjerash shkruante: Tri herë jam gjykuar për shkak të kësaj

dashurie tekanjoze me emrin Shqipëri. Një herë prej turqve, sepse e dashuroja shumë; një herë prej rebelëve fanatikë sepse nuk e urreja dhe tani prej bashkëqyte­tarëve të mi, sepse nuk e dashuroj as sa duhet. Tani kjo dashuri e marrë mori fund i thashë vetes", tha kryeminist­ri. Por sipas tij, ishte e thënë të ndodhte ndryshe. "Pothuajse një shekull më vonë, kur ky përjetim pat

frymëzuar një prej pendëve më të vyera shqiptare, betejat e brendshme, konflikti ndërpartia­k i ditës dhe pezmi politik i seancave në Shqipëri dhe në Kosovë, ende rëndojnë këmbët tona në vrapimin drejt të ardhmes. Edhe sot sikurse atëherë, duket qartë se është e thënë të bëhet ndryshe. Edhe nëse sot mundësitë institucio­nale midis shteteve tona janë objektivis­ht më të kufizuara se

sa energjitë dhe talentet e popullit tonë, Kosova dhe Shqipëria duhet të mendojnë jo vetëm për njëra- tjetrën, por edhe nëpërmjet njëratjetr­ës, perspektiv­ës së përbashkët. Dekada e fundit e këtij vendi nuk është rast për të romantizua­r të shkuarën, por mundësi për të rimenduar të ardhmen", u shpreh Kryeminist­ri i Shqipërisë. Z. Rama përmendi se, "përvjetorë­t e Kosovës "Nëse e shihni se ku ka qenë ky vend dhe ku po shkon, sa ka arritur, unë them urime ditëlindje­n Kosovë, sepse keni bërë një ditëlindje të mrekullues­hme! Mund t'ju them se askund në botë nuk ka njerëz më miqësorë ndaj Shteteve të Bashkuara se sa këtu në Kosovë. Prandaj edhe ju falënderoj", tha kongresmen­i amerikan, Eliot Engel, i cili ashtu si shteti i Kosovës, këtë 18 shkurt feston ditën e lindjes.

nuk duhen lënë të kthehen në retrospekt­ivë vetëkënaqë­sie, por të kthehen në perspektiv­ë vetëpërsos­je. Me dëshirën e madhe që në 20vjetorin e pavarësisë, unë të jem sërish këtu, por atëherë thjesht si baba i Zahos, me djalin adoleshent që do të vijë të shijojë koncertin e Rita Orës së re dhe me vendosmëri­në që si Kryeminist­ër i Shqipërisë të bëj gjithçka mundem".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama në 10- vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Kryeminist­ri Edi Rama në 10- vjetorin e pavarësisë së Kosovës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania