Gazeta Shqiptare

Paloka: Si silleshin "çunat e Tironës", me Ramën te bordura

"Vejsiu dhe Stringa, dy pedagogët që qëndruan tri ditë ' të ngujuar' me studentët" "Çfarë na tha Azemi ditën e dytë të grevës"

- Valentina Madani

Në grevën e urisë hyri gjysmë "ilegal isht". Edi Paloka kishte muaj më parë se 17 shkurti ' 91, që ishte diplomuar si inxhinier gjeofizik. Greva ishte vetëm e studentëve dhe pedagogëve. Pasi kishte refuzuar emërimin jashtë Tiranës, Paloka thotë për "Gazeta Shqiptare" se nxitoi para të gjithëve për të hyrë në ambientet ku u zhvillua greva, në kinoklubin e Qytetit Studenti. Edi Paloka rrëfen për periudhën e lëvizjes për demokraci, sakrificën e madhe të studentëve, rrëzimin e bustit të bustit të diktatorit dhe njohjet me Sali Berishën dhe Edi Ramën. Me të parin e lidhin orët e para të krijimit të PD- së, me të dytin "bordura", selia e "çunave të Tironës"…

Z. Paloka, në çfarë fakulteti studionit dhe cila ishte situata në Qytetin Studenti para grevës së urisë, që çoi në rrëzimin e bustit të diktatorit Hoxha?

Unë kam qenë në Fakultetin e GjeologjiM­inierave, studentët e të cilit qenë ndër më aktivët si në lëvizjen e dhjetorit, ashtu dhe në grevën e urisë së shkurtit ' 91. Kishte ditë që në Qytetin Studenti zhvillohej një protestë e studentëve, kërkesa kryesore e të cilëve ishte heqja e emrit të diktatorit nga universite­ti. Fakt është që nuk kishte asnjë reagim nga Ministria e Arsimit të asaj kohe dhe ndërkohë me gjithë përpjekjet e organizato­rëve, me kalimin e ditëve, dukej sikur protesta po binte, të paktën në numra. Në ato kushte u mendua radikalizi­mi nëpërmjet grevës së urisë.

Përse vendosët të hynit në grevë urie?

Të them të drejtën, unë në greve hyra gjysmë "ilegalisht", pasi nuk isha më student, isha diplomuar si inxhinier gjeofizik disa muaj më parë dhe greva ishte vetëm e studentëve dhe pedagogëve. Hyra madje përpara se të fillonte hyrja ceremonial­e. Studentët ndërkohë puthnin flamurin kombëtar të vendosur tek dera pa yllin e kuq, përpara se të hynin në ambientet ku u zhvillua greva.

A kishte dijeni familja juaj për vendimin që kishit marrë dhe a ndjeheshin të kërcënuar?

Familjen e kam njoftuar pas hyrjes në greve dhe ata vinin më pas bashkë me qytetarët e tjerë në Qytetin Studenti. Nuk ka pasur në atë kohë kërcënime apo forma presioni specifike ndaj familjes sime. Ishim në një kohë kur vërtetë Sigurimi i Shtetit vazhdonte të funksionon­te, kohë kur u shfaqën edhe të ashtuquajt­urit "vullnetarë të Enverit", por ishim dhe tre muaj pasi ne e kishim mposhtur diktaturën, ishte shpallur pluralizmi dhe ishte themeluar Partia Demokratik­e, anëtar i së cilës, unë isha që në formimin e saj.

Si e kalonit kohën gjatë grevës së urisë dhe cilat ishin kryesisht bisedat që bënit së bashku?

Gjatë grevës së urisë, domethënë tri ditë aq sa zgjati, ngjarjet ishin intensive jashtë, por edhe brenda ambienteve të grevës. Ne kishim edhe një televizor ku ndiqnim lajmet, aq sa jepte Televizion­i Publik Shqiptar në atë kohë. Pjesën tjetër, kur kryesisht largoheshi­n njerëzit që ishin gjatë gjithë ditës në Qytetin Studenti, kemi luajtur edhe me letra. Sigurisht që bisedat tona kryesore lidheshin me atë që prisnim të ndodhte: a do pranonin apo jo ta hiqnin emrin dhe çfarë mund të bënim tjetër ne...

Në atë periudhë është folur sikur z. Sali Berisha ishte kundër grevës së urisë së studentëve, si është e vërteta?

Z. Berisha dhe askush tjetër në Partinë Demokratik­e nuk kanë qenë kundër grevës së urisë, përkundraz­i. Greva nuk mund të bëhej, nëse nuk merrte aprovimin dhe mbështetje­n e Partisë Demokratik­e dhe Berishës. Ne që ishim në atë grevë, ishim pothuajse të gjithë pjesëtarë edhe të lëvizjes së dhjetorit dhe shumica anëtarë të Partisë Demokratik­e.

Dhe... cili ishte roli i Azem Hajdarit ato ditë?

Azemi ishte nga më aktivët e drejtuesve të Partisë Demokratik­e lidhur me kontaktet me grevën. Mbaj mend që një ditë ( të dytën në mos gaboj) erdhi i entuziazmu­ar "Mbaj mend që një ditë ( të dytën në mos gaboj) Azemi erdhi i entuziazmu­ar dhe na tha që fituam. Në fakt, ishte vendosur që do mblidhej Plenumi i KQ të PPSH për të diskutuar kërkesat tona. Ne bërtitëm sa u lodhëm, por më pas rezultoi që kërkesat tona nuk u pranuan", thotë z. Paloka.

dhe na tha që fituam. Në fakt, ishte vendosur që do mblidhej Plenumi i Komitetit Qendror të PPSH për të diskutuar kërkesat tona. Ne bërtitëm sa u lodhëm, por më pas rezultoi që kërkesat tona nuk u pranuan. Çfarë ndodhi pas zhgënjimit? Natën e parë e kishim kaluar thuajse pa gjumë, sepse kushtet ishin të tilla. Ishim mbi shtatëqind vetë në të dyja sallat e grevës dhe ishim ngjeshur njëri me tjetrin pothuajse në pamundësi për të fjetur. Ishim më tepër të lodhur se sa të uritur. Kur dëgjuam që kërkesat tona nuk u pranuan, patëm disa momente deziluzion­i dhe dëshpërimi. Por të nesërmen qytetarët ishin më shumë se kurdoherë. Atë ditë u hodh monumenti i diktatorit Enver Hoxha.

Në ç'mënyrë ushtronte presion regjimi komunist gjatë kohës që ju ishit në grevë urie?

Nuk kishin si të na bënin presion brenda grevës. Të gjithë ishin studentë e pedagogë e njihnim njëri- tjetrin. Në Qytetin Studenti, që nga krijimi i Partisë Demokratik­e nuk hynin më forca të policisë. Edhe nëse kishte civilë të Sigurimit, ata nuk guxonin të ndërmerrni­n akte ndaj nesh. Megjithatë, ideja se mund të ndërhynin për të na nxjerrë jashtë grevës qarkullont­e mes nesh, por të mos harrojmë që ishim mbi 700 vetë brenda.

Ndërkohë vinin dhe ju takonin vazhdimish­t pedagogët, por cilët ishin ata?

Nga pedagogët, unë mbaj mend që ishin Ylli Vejsiu dhe Omer Stringa. Ata qëndruan me ne gjithë kohës që zhvillohej greva. Duhet të kishte edhe pedagogë të tjerë besoj.

Me cilët nga pedagogët bisedonit më hapur?

Me pedagogët nuk ishte e lehtë të bisedoje hapur edhe pse fakulteti ynë kishte veçori për sa u përkiste marrdhënie­ve pedagog- studentë. Pedagogët tanë të lëndëve profesiona­le kishin kaluar vite pune të vështira përpara se të merreshin si pedagogë dhe kjo bënte që të ishim më të afërt. Ne kur të mbaronim fakultetin, na priste një profesion dhe jetë e vështirë dhe pedagogët tanë e dinin mirë këtë. Por të flisje hapur për politikë ishte e vështirë. Sidoqoftë, ishin dy pedagogë me të cilët edhe nëse nuk flisnim hapur, kuptoheshi­m shumë mirë duke folur me nënkuptime, njëri ka qenë Eftim Dodona dhe tjetra Aida Shehu, bashkëshor­tja e Tritan Shehut, e cila ishte pedagoge e jashtme, jo e fakultetit tonë.

Kishte studentë që nuk e përballoni­n dot grevën?

Nuk mbaj mend a kishte studentë që dolën nga greva. Ne në fakt vendosëm që në grevë nuk do hynin të tjerë dhe dera qëndronte e mbyllur. Por kanë hyrë edhe drejtues të Partisë Demokratik­e dhe gazetarë. Pashkon mbaj mend që ka ardhur. Gazetarë të "Rilindjes Demokratik­e", studentë edhe ata. Fevziu hynte e dilte si gazetar. Ndërkohë në grevë isha unë dhe Dritan Islami, që gjithashtu shkruanim në atë kohë në gazetën "RD".

Cili ishte veprimi i parë i të rinjve pasi dolën nga greva e urisë?

Kërkesat tona u plotësuan pasi u rrëzua monumenti i diktatorit. Unë kujtoj që pasi njerëzit u sulën drejt Tiranës, në Qytetin Studenti nuk mbetën shumë njerëz dhe ne prisnim me ankth të merrnim vesh se çfarë po ndodhte. Mbaj mend që personi i parë që e solli lajmin e rrëzimit të diktatorit ishte një djalë me motor. Ne ishim nga salla që binte në drejtimin e qendrës së Tiranës dhe e pamë të parët. Ai bërtiste e gati hidhej përpjetë me gjithë motor. Ne dëgjonim, por nuk arrinim ta besonim. Madje, edhe dyshonim se mos ishte pro-

 ??  ?? Edi Paloka gjatë grevës së urisë në shkurt 1991
Edi Paloka gjatë grevës së urisë në shkurt 1991
 ??  ?? Edi Paloka pas grevës së urisë
Edi Paloka pas grevës së urisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania