Gazeta Shqiptare

Ish- grevisti: Deklarata e ashpër, që mund të rrezikonte PD- në

"Djali me motor, lajmësi i rrëzimit të bustit. Kokën e diktatorit e varëm në dritare" "Pas studimeve me emëruan jashtë Tiranës, por refuzova"

-

vokim për të na nxjerrë nga greva. Nuk ishte paranojë, por në atë kohë provokimet ishin të shumta.

… Djali me motor kishte të drejtë dhe nuk ishte një provokim?

Po. Kur e kemi parë rrëzimin e monumentit në lajmet e TVSH- së e kemi përjetuar sikur të ishim edhe vetë në shesh. Nuk arrinim prapë ta besonim. Ndërkohë, qytetarët ishin rikthyer në Qytetin Studenti bashkë me kokën dhe disa copa bronzi nga monumenti i tërhequr zvarrë. Kokën e diktatorit e varëm tek dritaret e grevës. Nga darka, Byroja Politike e vënë para faktit të kryer, pranoi kërkesat tona dhe ne dolëm nga greva treditore. Cili ishte veprimi juaj i parë? Kërkova të bëj një foto pranë njërës prej copave të bronzit që kishin mbetur ende para sallës, por aty njerëzit kishin nxjerrë mllefin me të gjitha format. Edhe kishin përmjerrë mbi monument.

Në njërën nga fotot vërej se ju keni formuar shkronjën V…

Po është momenti që do dilnim nga greva dhe bashkë me dy shokë të tjerë kemi hequr shallet tona dhe formuam shkronjë V si simbol të fitores.

Si ishte dita e parë pas grevës së urisë?

Kur u nisëm për në shtëpi, kaluam tek sheshi qendror. Ndaluam tek piedestali bosh. E shihnim e nuk ngopeshim dot me idenë që diktatori nuk ishte më aty. Vetëm një vit më parë, me 28 janar 1990, ne kishim tentuar të bënim demonstrat­ën e parë antiregjim në Tiranë. Kishim mbetur vendi i fundit komunist në Evropë, pas rrëzimit të murit të Berlinit. Kishte pasur protestë në Shkodër, për të cilën ne kishim marrë vesh nga njerëzit tanë atje, por nëse nuk lëvizte kryeqyteti, do të ishte shumë e vështirë. Në ato kushte u organizua e ashtuquajt­ura demonstrat­ë e heshtur në qendër të Tiranës. Mijëra qytetarë dolën në shesh nën hijen kërcënuese të monumentit të diktatorit me 28 janar. Qindra ishin dhe sampistë e sigurimsa, që kërkonin të kontrollon­in sheshin. Disa muaj më vonë, me hapjen e ambasadave, pothuajse të gjithë ata djem që ishin në shesh më 28 janar, u larguan nga Shqipëria dhe ne që mbetem këtu, na u duk sikur regjimi e kishte gjetur mënyrën për të shpëtuar prapë. Por ja ku ishim një vit e pak më pas dhe monumenti ishte fshirë nga faqja e dheut dhe diktatori u tërhoq zvarrë e u përmor nga qytetarët e Tiranës. Kjo më bën të besoj edhe sot tek ndryshimi i shpejtë. Edin Rama si Ramiz Alia dikur, që mendoi se shpëtoi kur kundërshta­rët e tij u larguan me ambasadat, mendon sot se duke larguar shqiptarët në emigrim, do ruajë karrigen e tij. Njësoj do ta ketë fundin.

Kur keni dëgjuar për herë të parë për emrin e Edi Ramës gjatë periudhës së protestave?

Rama nuk kishte asnjë lidhje as me protestat e dhjetorit e as me grevën e urisë. Është e vërtetë që në periudhën përpara dhjetorit në Institutin e Lartë të Arteve, një grup pedagogësh dhe studentësh, pjesë e të cilëve ishte edhe Rama, organizoni­n takime ku flitej për tema që deri vonë kishin qenë tabu, por që nuk shkonin më larg se sa debatet kulturore. Sigurisht që për një vend ku deri vonë përfundoje në burg edhe për një fjalë goje, ku dëgjimi i muzikës së huaj konsideroh­ej krim dhe veshja jashtë formatit të caktuar nga partia ishte herezi, ato takime ishin mëse interesant­e, por vetëm kaq. Që do të thotë…? Sepse për hir të së vërtetës, duhet thënë që pas vdekjes së Hoxhës, Alia u përpoq të krijonte një ambient më të liberalizu­ar, sidomos për sa i përket muzikës apo veshjes. Kështu ishte hapur një stacion tjetër radioje, që transmeton­te muzikë të huaj. Në Tiranë ishte bërë dhe një koncert i Albanos dhe Rominës nën kontrollin e rreptë të partisë.

Pra, të flisje për "Beatles" apo John Lenon nuk ishte me një tabu aq sa për t'u mburrur sot Rama se ka bërë ndonjë akt të fortë disidence.

Në Tiranë, ata që dhe Rama ka qejf t'i përmendi si "çuna Tirone" e që në fakt për aq sa mundnin, bënin "disidencën" në atë kohë, njiheshim të gjithë me njëri- tjetrin. Rama nuk ka qenë kurrë një prej "çunave të Tironës", përkundraz­i. Sigurisht që ishte i njohur në Tiranë, sepse i ati ishte skulptor i njohur dhe në strukturat e larta të PPSH- së, por Rama vetë ishte më tepër objekt talljeje tek "bordura", që ishte "selia" e "çunave të Tironës". Ishin këta çuna që organizuan 28 janarin e më pas shpërthyen ambasadat.

Megjithatë, z. Rama ishte pjesë e lëvizjes për demokraci?

Rama nuk ka qenë asnjëherë pjesë e këtyre lëvizjeve. Edhe në dhjetor, siç kam mësuar më pas, nuk ka qenë fare në Shqipëri, kishte shkuar me vizë në Greqi.

Kur e keni parë z. Rama të aktivizuar me lëvizjen? Z. Berisha ka deklaruar se Rama kërkoi varjen e të gjithë komunistëv­e…

Hera e parë që unë e kam parë të aktivizuar, ka qenë pikërisht rasti që përmend edhe Berisha, një miting para stadiumit "Qemal Stafa". Është e vërtetë që na bëri përshtypje fjala e tij, sepse ishte ekstreme. Pavarësish­t se ishte formuar Partia Demokratik­e, ende fjalori që përdorej publikisht nga ne ishte i kujdesshëm, sepse komunistët ishin ende në pushtet dhe acarimi i situatës mund të çonte në luftë civile. Në ato kushte, deklarata e Ramës për të varur gjithë komunistët, edhe pse një pjese prej nesh iu duk e fortë dhe e guximshme në atë moment, po ta mendoje pak më gjatë, ishte tejet e dëmshme dhe e rrezikshme. Kishim pothuajse të gjithë anëtarë të Partisë së Punës në familje pas 50 vjetësh sundim të komunizmit. Unë nuk di të them as sot nëse Rama atë deklaratë e bëri për t'u dukur e për bujë apo me qëllim, por e vërteta është që ishte një akt i rrezikshëm, që mund ta dëmtonte shumë për të mos thënë e shkatërron­te Partinë Demokratik­e.

Pas studimeve, si rrodhi jeta juaj? Si u bëtë pjesë e gazetarisë dhe politikës?

Pasi mbarova fakultetin, unë u emërova të punoja diku larg Tiranës. Kjo rreth muajit shtator të ' 90, në mos gaboj. Nuk pranova të shkoj. Në dhjetor u angazhova që ditët e para, më saktë që gjatë protestës së 9 dhjetorit tek Liceu Artistik. Protesta kishte filluar një natë më parë në konviktet e Qytetit Studenti. Më pas isha një nder ata që firmosën për krijimin e PD- së dhe në vazhdim kam qenë gjithë kohën i angazhuar në PD si anëtar i PDsë, më vonë anëtar i Këshillit Kombëtar, nga 1994 dhe nga 1999 edhe anëtar i kryesisë së PD- së në vazhdimësi. Edhe gazetarinë e fillova me daljen e gazetës "Rilindja Demokratik­e". Përveçse gazetarëve me përvojë, në ' RD' u krijua një grup me studentë që shkruanin. Sot ata janë ndër gazetarët dhe drejtuesit më të mirë të gazetarisë në Shqipëri. Edhe unë fillova të shkruaj në ' RD' që në fillimet e saj dhe vazhdova deri në ' 99 kur kalova si zëdhënës i Sali Berishës në Partinë Demokratik­e. Praktikish­t edhe në gazetari, edhe në politikë jam që me lindjen e pluralizmi­t dhe shtypit të lirë në Shqipëri pas diktaturës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania