Gazeta Shqiptare

Kërkohej për plagosje në kryeqytet, arrestohet 27- vjeçari Gazmend Osmani

"Shpallet në kërkim bashkëpunë­tori, 24- vjeçari me inicialet T. LL." Ndjekje deri në Fushë- Krujë, i riu s’iu bind urdhrit

-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27vjeçar, i cili ishte shpallur më 16 shkurt, pasi kanosi dhe plagosi me sende të forta një person tjetër. Bëhet fjalë për shtetasin Gazmend Osmani, i cili akuzohet për disa vepra penale si "plagosje e lehtë me dashje", "Kanosje", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" etj. Po ashtu, në kërkim është shpallur dhe një 24- vjeçar me iniciale T. Ll., i cili dyshohet se është bashkëpunë­tori Osmanit. Ndalimi i 27- vjeçarit nuk ka qenë i lehtë për efektivët e komisariat­it nr. 6, pasi në momentin që është pikasur nga uniformat blu, i riu nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, duke u larguar me shpejtësi.

NGJARJA

Ka përfunduar në prangat e policisë Gazmend Osmani, i cili është autor i një plagosjeje të ndodhur të premten në rrugën "Azem Meshi", si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. Ll., 24 vjeç, banues në Kashar. Osmani ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e policisë, pasi më datë 16.02.2018 rreth orës 11: 00, në rrugën "Azem Meshi", në bashkëpuni­m me shtetasin T. Ll., 24 vjeç banues në Kashar, pas një konflikti të çastit kanë kanosur dhe plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin A. D. dhe janë larguar nga vendngjarj­a. Në vijim të punës për kapjen e tyre, më datë 17.02.2018, shërbimet e policisë kanë konstatuar në Kashar mjetin me targë AA 064 NZ, që drejtohej nga shtetasi Gazmend Osmani. Punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, duke u larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë janë venë në ndjekje të këtij mjetit dhe në afërsi të mbikalimit

të Fushë- Krujës kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit si dhe kapjen e shtetasit Gazmend Osmani, i cili drejtonte mjetin. Ndërsa shtetasi T. Ll., 24 vjeç, banues në Kashar, që udhëtonte si pasagjer me të, njëkohësis­ht edhe bashkëpunë­tor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.02.2018 ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekues-

truan në cilësinë e provës materiale dy maska dhe një karikator armë zjarri pistoletë me pesë fishekë. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të "Plagosja e lehtë me dashje", "Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Moskallëzi­mi i krimit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik". Lagja Nr. 14, Shkozet Durrës, këto dokumenta: Kërkesë për aplikim; CV të përshkrimi­t të karrierës; Fotokopje të diplomës dhe librezës së notave ( e noterizuar); Fotokopje të librezës së punës ( e noterizuar); Fotokopje të çertifikat­ave kualifikim­eve ( nëse ka); Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja ( nëse ka); Vërtetimin e gjendjes gjyqësore; Çertifikat­ë personale. Mosparaqit­ja e plotë e dokumentav­e sjell s‘ kualifikim të kandidatit. Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentac­ioni pranë Gjykatës së Apelit Durrës

Pas verifikimi­t paraprak të aplikimeve, vetëm aplikantët që kualifikoh­en për intervistë do të kontaktohe­n.

jo më vonë se data 26/ 02/ 2018.;

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r ë Itali
Droga e sekuestrua­r ë Itali
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania